Kushte pas kushtesh për Kosovën, kjo është marrëzi

Kushte pas kushtesh për Kosovën, kjo është marrëzi

Gjon Keka

  • 19 March 2024 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka

Si është e mundur që t'i vendosen kushte Kosovës së vogël e dal nga një luftë e dhimbshme dhe me plagë ende të pashëruar , e në anën tjetër pushtuesit serb i cili bëri gjenocid po i lihen duart e lira të bëjnë si të dojë ,të luaj si të dojë dhe të ulet në dy karrige si të dojë, pa i vendos asnjë kushte, asnjë sanksion asnjë kritik. Kjo jo vetëm është e padrejtë ndaj Kosovës ,por është edhe një mohim dhe një mbytje që në fillim i vullnetit të këtij vendi për të ecur përpara ,për të shikuar përpara ,për të ndërtuar të ardhmen e sigurt përpara

-Se po përsëriten disa gjëra kjo tanimë është e qartë, në kohën kur u ofruar te dera e hyrjes së Kosovës në zonën Shengen, pra të marrjes së Liberalizimit të vizave ,në atë kohë iu ngjiten pa asnjë arsye dhe pa asnjë mbështetje ligjore kushte politike Kosovës, pra iu vendosën si pengesa si gurë në udhët e saj.

Edhe tani me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosovës iu vendosen edhe dy kushte shtesë. Kjo jo vetëm se është marrëzi, dhe padrejtësi e madhe, por është edhe dëm i madh që po i bëhet Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit në institucionet evropiane dhe ato euroatlantike. Pra në vend se ta mbështesin Kosovën që të ecë më shpejtë drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës ,pastaj në Institucionet euroatlantike, ata e pengojnë i hedhin gurë udhës Kosovës në këtë rrugëtim të natyrshëm të saj.

Vazhdimisht dëgjojmë nga ndërkombëtarët me gojën plotë se Kosova ka të ardhme evropiane, ne do ta mbështesim atë në këtë rrugëtim ,por në realitet nuk po mbështetet por po i hedhen gurë Kosovës në rrugën e saj ,po i vendosen kushte pas kushtesh për ta ndalë atë dhe për t'ia kënaqur apetit dhe dëshirat e parealizuara të pushtuesit serb. Është tepër zhgënjyese nëse vërtetë i janë vendosur kushte shtesë Kosovës në rastin e pranimit të saj në Këshillin e Evropës, është një dekurajim dhe një mbytje e optimizmit dhe e mohimit të gjithë punës që është bërë për të arritur deri tek dera e këshillit të Evropës.

U kërkua të plotësohet kushti tepër i vështirë ai i pranimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit dhe ky kusht u plotësua , atëherë pse të vendosen kushte tjera kur dihet se shtet tjera që janë anëtarësuara në këshillin e Evropës nuk kanë pasur kushte të tilla politike dhe as nuk do të duhej të kishte edhe Kosovën. Është turp për vetë ata që i kanë vendos kushte shtesë Kosovës dhe një mohim e pengim i pa arsyetueshëm i rrugës së Kosovës drejt integrimit dhe anëtarësimit në institucionet evropiane.

Si është e mundur që t'i vendosen kushte Kosovës së vogël e dal nga një luftë e dhimbshme dhe me plagë ende të pashëruar , e në anën tjetër pushtuesit serb i cili bëri gjenocid po i lihen duart e lira të bëjnë si të dojë ,të luaj si të dojë dhe të ulet në dy karrige si të dojë, pa i vendos asnjë kushte, asnjë sanksion asnjë kritik. Kjo jo vetëm është e padrejtë ndaj Kosovës ,por është edhe një mohim dhe një mbytje që në fillim i vullnetit të këtij vendi për të ecur përpara ,për të shikuar përpara ,për të ndërtuar të ardhmen e sigurt përpara etj etj.

Kjo politik kushtesh dhe kritikash e masash ndaj Kosovës ,shihet si një lojë tepër e ulët dhe poshtëruese, si një lojë me dy anët e monedhës. Në vend se Kosova të mbështet nga ndërkombëtarët dhe të inkurajohet e të punojë bashkë në rrugën e saj të sundimit të rendit, ligjit ,të forcimit të shtetit të Kosovës, këta i vendosin kushte duke i hedh gurë në rrugën e saj , pra një marrëzi që nuk mund të arsyetohet. Shpresoj se do të vetëdijesohen ndërkombëtarët dhe ta shohin Kosovën si një vend që po përpiqet ta ndërtoj shtetin dhe forcojë atë, ta ndërtoj të ardhmen brenda ombrellës së përbashkët të familjes evropiane. Dhe këtë përpjekje e këtë vizion duhet ta mbështesin ndërkombëtarët e jo ta pengojnë me kushte. Ju lutëm mos e nënvlerësoni shtetin e vogël të Kosovës, mësoni nga Historia se nuk i sjell dobi nënvlerësimi i të vegjëlve ,por duhet ndihmuar të vegjlit ta ndërtojnë ëndrrën e tyre evropiane dhe të ardhmen e përbashkët brenda institucioneve euroatlantike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".