Konvertimi i dinarit serb në euro përmes sistemit bankar zgjidhje e vetme kompromisi për rregulloren e BQK-së

Konvertimi i dinarit serb në euro përmes sistemit bankar zgjidhje e vetme kompromisi për rregulloren e BQK-së
Konvertimi i dinarit serb në euro përmes sistemit bankar zgjidhje e vetme kompromisi për rregulloren e BQK-së

Gani Qarri

  • 22 March 2024 - 18:53

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Një ditë para dorëzimit të propozimit për çështjen e konvertimit të dinarit serb në euro, përmes transaksioneve, partia në pushtet, tha se po përpiqen, që në bashkëpunim me aleatët tanë europerëndimor, të gjejnë një modalitet që minoritarëve serbë t’ju lehtësohet qasja në pagesat që marrin nga Serbia me konvertimin e dinarit në euro përmes bankave komerciale të Kosovës.

 

Propozimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e dinarit në Euro nga bankat komerciale të Kosovës, pritet të jetë varianti i fundit i marrëveshjes, ku Serbia mund ta bëjë dredhjen e kontributeve dhe pagesën e të ardhurave për minoritarët serb në Kosovë, të cilat, do të lejohen të futen në Kosovë vetëm në rrugë të ligjshme, duke kaluar përmes institucioneve të shtetit dhe derdhur në llogaritë bankare të bankave shtetërore të Kosovës. Në fakt kjo do të ishte edhe zgjidhja më e lehtë, e pranueshme dhe transparente, detaj ky i zbuluar, pjesërisht nga deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha, i cili nuk ka treguar më shumë, se çfarë do të jetë propozimi konkret i Qeverisë që do të dorëzohet në Bruksel, por vetëm u shpreh, se modaliteti i lejueshëm, që pritet të propozohet, gjithsesi do të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Ai mes tjerash shtoi se po mundohen që në bashkëpunim me aleatët të gjejnë një modalitet të pranueshëm, për t’ju lehtësuar minoritarëve serbë qasjen në pagesat që marrin nga Serbia, kështu që forma e konvertimit është më e pranueshmja dhe më e përafërta për dakordim me faktorin ndërkombëtar. Edhe zv. kryeministri i Qeverisë, ka siguruar qytetarët se nuk po diskutohet rregullorja e BQK-së , por çështja e disa teknikaliteteve të cilat janë shkaktuar, pasi Banka Qendrore e Serbisë s’ka pranuar të nënshkruaj marrëveshje me BQK-në, megjithëse kjo është marrëveshje normale sidomos kur ka transaksione, ndaj problemet nuk i ka shkaktuar Kosova as BQK, por Serbia e cila nuk pranuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, pa nënshkrimin e të cilës minoritarët serbë, s’kanë si ta marrin dinarin në euro. Kosovës medoemos, i duhet një marrëveshjeje zyrtare siç ndodh normalisht mes shteteve dhe bankave qendrore, që minoritarët serbë ti marrin ato të holla nga Serbia. Prandaj Qeveria po mundohet që në bashkëpunim me aleatët të gjejë një modalitet që t’ju lehtësojë minoritarëve serbë qasjen e konvertimit të dinarit serb përmes bankave komerciale të Kosovës në euro.. por pa shkelur ligjet dhe kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar deputeti i VV-së Agon Batusha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".