25 vjet më parë gazeta KOSOVA SOT shtypi shkronjat e arta të Lirisë dhe Demokracisë për një Shtet Ligjor
Gjon Keka
Nga Gjon Keka
Sfidat e shtypit në përgjithësi dhe Gazetës KOSOVA SOT në veçanti në kohën e pushtuesit serb kanë qenë të mëdha dhe tepër të rënda. Mënyra se si lundroi kjo si anije e madhe (gazeta Kosova Sot) deri më sot tregon e dëshmon për sakrificën e kësaj gazete në shërbim të lirisë së shtypit dhe shtetit ligjor, edukimit dhe mbi të gjitha në shërbim të pavarësisë definitive e çlirimit të Kosovës dardane.
25 vjet më parë regjimi barbar i pushtuesit serb e shkatërroi e dogji dhe e ndalojë gazetën e njohur e më të madhe të Kosovës, gazetën KOSOVA SOT dhe shtypshkronjën e saj.
Pushtuesi serb kishte si qëllim jo vetëm ta mbyste zërin e të vërtetës që doli nga shtypi nëpërmjet gazetës Kosova Sot, por edhe kundër edukimit, dijes e arsimimit dhe lirisë në përgjithësi.
Djegia dhe shkatërrimi si i gazetës Kosova Sot ashtu edhe i shtypshkronjës së saj, i cila u bë nga zjarrvënja e regjimit barbar serb për shkak se kjo gazetë dhe kjo shtypshkronjë në atë kohë ishte bërë foleja e lirisë së shtypit të lirë; pastaj fole e materialit edukues e arsimor të të gjitha shkollave shqipe në Kosovë përmes shtypjës të të gjitha teksteve shkollore në Kosovë - pra aty shtypeshin tekstet, librat dhe materialet shkollore e pedagogjike me simbolin e Republikës së Kosovës, ndonëse ishim nën okupim nga viti 1994 deri në vitin 1999.
Po ashtu kjo shtëpi e shtypit të lirë dhe shtypshkrimit përkrahu luftën çlirimtare të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UCK) vetvetiu dhe pa kërkesën e askujt, u bë kështu gazetë dhe shtypshkronjë e lirisë, e edukimit dhe arsimimit shkollor dhe e pavarësisë së Kosovës të cilës i qëndroji deri në fund si gazeta më popullore e preferuar dhe gjithmonë e para në vend.
Rrugëtimi i kësaj gazete dhe shtypshkronje shihet se ishte plotë sakrifica, por njëkohësisht edhe me plotë fryte në mirëmbajten e arsimit dhe informimit në gjuhën shqipe, sepse nga kjo gazetë kanë punuar e dalë mijëra gazetarë, në këtë gazetë kanë bashkëpunuar shumë intelektual e të fushave të ndryshme, dhe se kjo gazetë e mbajti derën e hapur për të gjithë që e duan lirinë e shtypit dhe jo censurën apo shkatërrimin e lirisë së mendimit dhe të shtypit në përgjithësi.
Duke parë se sa sfida ka kaluar kjo gazetë e madhe e simbolike e Kosovës dhe kjo shtypshkronjë (KOSOVA SOT) , e cila në fakt vërtetë për herë të parë shtypi shkronjat e arta të Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë së Kosovës, paralajmëroi lirinë, demokracinë, dhe pavarësinë definitive të Kosovës nga Serbia.
Kjo tregon se kontributi i saj si në kohë lufte më regjimin e pushtuesit serb, ashtu edhe tani pas çlirimit dhe pavarësisë së plotë është vërtetë i pamatshëm dhe me vlerë të madhe për vendin dhe të ardhmen e tij të artë.
Tani kur shohim se si kanë kaluar 25 vite nga ajo kohë, kur gazeta u bë shkrumb e hi, gazeta Kosova Sot është më e gjallë se kurrë më parë, dhe në shërbim të informimit e arsimimit të saktë, të drejtë të pavarur dhe kontributore e pakontestueshme e ndërtimit të shtetit ligjor dhe të avancimit të demokracisë plurale, shtypit të lirë e të pavarur në Republikën e artë të Kosovës dardane.