Lexoni edhe:
25 vjet më parë gazeta KOSOVA SOT shtypi shkronjat e arta të Lirisë dhe Demokracisë për një Shtet Ligjor
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Kjo javë, pra java e fundit e muajit mars, do të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën, javë vendimtare për fuqizimin ndërkombëtar të identitetit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës, e që lidhet me pjesëmarrje në institucionet e rëndësishme evropiane, sikur që është anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjasat janë reale pasi Qeveria e Kosovës i dha përgjigje pozitive vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pronave për manastirin e Deçanit, vendim ky që ka zgjuar përkrahje të madhe politike e diplomatike për anëtarësimin e Kosovës në KIE, shpresat janë të mëdha.
-Vetë kryetarja e delegacionit të përhershëm të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bilana Pantiq-Pila, ka deklaruar për mediet serbe se raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, ka rekomanduar që Kosova të pranohet në këtë organizatë dhe për raportin e saj do të votohet më 27 mars në seancën e jashtëzakonshme të Komitetit Politik. Pra le të shpresojmë të jetë takim i frytshëm, dhe Kosova të merr sinjalin e gjelbër në procedurat e mëtejme të anëtarësimi. Raporti për Kosovën do ti dorëzohet Komiteti të Ministrave të KE-së nga , raportuesja për Kosovë e cila do të raportoj dhe tash ky raport dihet. Kosova mund të fitoj të drejtën e anëtarësimit me kushte.
Do të ketë monitorim të zbatimit të kushteve nga raporti, Kosova do të jetë anëtare përkundër atë qe kushtëzon Serbia me anëtarësim , Serbia ka kushtëzuar KiE ose ata ose Serbin. Ky kushtëzim nga Serbia jo parimor dhe në kundërshtim me KE, është i pa pranueshëm, dhe se Serbia mund të vendos a dëshiron të jetë ende anëtare e KE ose me dalë, dalja e Serbisë do të ishte dëmi më i madhe që i bëhet qytetarëve serb, rendi dhe ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".