Nuk ka kthim mbrapa, Kosova me hapa të sigurt drejtë anëtarësimit në strukturat evropiane, NATO dhe OKB

Nuk ka kthim mbrapa, Kosova me hapa të sigurt drejtë anëtarësimit në  strukturat evropiane, NATO dhe OKB
  • 26 March 2024 - 07:57

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Kosova është duke u forcuar, gjithashtu edhe ekonomikisht. Për mua marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit veç është duke u zbatuar njëanshëm nga Kosova dhe Bashkësia ndërkombëtare, pikërisht ashtu siç kam menduar dhe sugjeruar para disa muajsh, kur sugjeroja një marrëveshje BE, SHBA Kosovë, ku perëndimi do i garantonte Kosovës integrimin në KE, BE, NATO, OKB INTERPOL etj, dhe si rrjedhojë Kosova do ti zbatonte pikë për pikë marrëveshjet e Ohrit dhe Brukselit.

-E tërë bota është në një luftë të pa shpallur publikisht, por që po ndodhë tërë kohën. Në këtë kuadër edhe Kosova fatkeqësisht është duke i vuajtur pasojat e kësaj lufte dhe interesave gjeostrategjike që ndërlidhen në mes vete. Kosova, kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij, ka ditur deri më tash shumë mirë që ta shfrytëzon situatën dhe të bënë hapa përpara në shtrirjen e sovranitetit në tërë Kosovën e posaçërisht në veriun e banuar me shumicë serbe. Kurti me qeverinë e tij është duke i çarmatosur gradualisht serbët e veriut nga kriminaliteti i Serbisë dhe duke ua ndal qeshmet e krimit çdo ditë e më shumë. Ushtarakisht Kosova është duke u forcuar, gjithashtu edhe ekonomikisht.

Për mua marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit veç është duke u zbatuar njëanshëm nga Kosova dhe Bashkësia ndërkombëtare, pikërisht ashtu siç kam menduar dhe sugjeruar para disa muajsh, kur sugjeroja një marrëveshje BE, SHBA Kosovë, ku perëndimi do i garantonte Kosovës integrimin në KE, BE, NATO, OKB INTERPOL etj, dhe si rrjedhojë Kosova do ti zbatonte pikë për pikë marrëveshjet e Ohrit dhe Brukselit.

Po më shqetëson një lloj xhelozie e sëmurë e disave nga SHBA- ja që kryeministrin Kurti e kanë bërë si një lloj obsesioni dhe ju ka bërë halë në sy, me siguri si rrjedhojë e të qenurit peng i një paragjykimi që lidhet me shpirtin revolucionar të Kurtit dhe një të vuajturi nga një inati i pa shërueshëm. Në vend që të reflektojnë për gabimet e veta, ku për 20 vite i mbajtën në pushtet njerëzit e kriminalizuar e të shantazhuar nga Haga, e bënin presidente shteti e presidentë njerëz që edhe nuk dinin ose ishin kriminel, e këta sërish derdhin lot se si z. Kurti nuk na qenka kryeministër jo lojal dhe si rrjedhojë e në mënyrë fëmijërore e shmangin disa kur vizitojnë Kosovën. Unë jam me të vërtetë duke u befasuar dhe nuk po besoj që kjo sjellje e amerikanëve me Kurtin është origjinale dhe ende besoj që është një strategji për ta shtyrë Evropën për ta përkrahur Kosovën, sepse Evropa aq sa është mik me SHBA- të është edhe konkurrent.

Ne si popull duhet të ju bashkohemi sa më shumë Kryeministrit Kurti, sepse së bashku me presidenten Osmani janë Rilindës të shtetit të Kosovës, shtet të cilin ishin duke e fundosur opozita e sotme.

E ftoj perëndimin që të mos e shmang z. Kurti, sepse ai është strumbullari i demokratizimit të Ballkanit, dhe një shembull se si duhet të filloj pranvera ballkanike në të ardhmen në të gjitha shtetet përreth Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".