Lexoni edhe:
Nuk ka kthim mbrapa, Kosova me hapa të sigurt drejtë anëtarësimit në strukturat evropiane, NATO dhe OKB
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Kohëve të fundit, shumë vende evropiane të fuqisë ushtarake, po përgatitën, për ndërhyrje ushtarake në luftën e Ukrainës, edhe pse atje, gjenden, kontigjente të ndryshme ushtarake nga vendet e ndryshme me role dhe aktivitete te ndryshme ushtarake.
Rusia tanimë nga edhe publikisht e ka shpallur pjesëmarrjen e vet në luftën e Ukrainës siç e quante më herët, si operacione speciale ,tani Rusia deklarohej se konflikti në Ukrainë është lufta e Rusisë kundër aleancës perëndimore.
-Lufta në Ukrainë, ka hyrë në dimensione tjera të aktivizimit , dhe ngritjes së gatishmërisë së gjerë luftarake të fuqive evropiane.
Rajonet ukrainase të okupuara nga forcat ushtarake ruse, po zbrazin qytetet nga popullsia civile ,duke u përgatitur për kundërsulme të mundshme të forcave ukrainase dhe aleancës perëndimore ndaj forcave okupuese ruse. Kohëve të fundit ,Rusia në sulmet e veta ndaj Ukrainës, e sidomos të Kievit, po i përdor super raketat, të cilat edhe kanë një kosto të lartë të miliona dollarëve, që tregon mjaftë, për zgjerimin dhe hyrjen në një fazë tjetër të luftës në Ukrainë, nga edhe shtetet e Bashkimit Evropian, kanë ngrit dhe plotësuar rezervat e tyre të ushqimit dhe gjërave tjera për emergjenca luftarake, pasi edhe ekonomia evropiane ka kaluar në fazën e ekonomisë luftarake.
Faktikisht, duket sikur lufta e tretë botërore është pak minuta para shpalljes së saj publike, edhe pse deri më tani dihej se lufta në Ukrainë, zhvillohej ndërmjet Aleancës Perëndimore dhe Aleancës së Lindjes në krye me Rusinë.
Përgatitja evropiane dhe e Aleancës Perëndimore në gjithë përfshirjen e tyre në luftën e Ukrainës, po ndikon edhe në frikën në mundësin e ardhjes në krye të administratës amerikane të Donald Trump. Ai konceptin ndaj luftës në Ukrainë e ka paraqit ndryshe nga administrata aktuale amerikane.
Ka të ngjarë, edhe zgjedhjet evropiane do të jenë të favorizuara dhe të fitojnë nga shumica e ekstremit të djathtë të cilët mbajnë simpati me qëndrimet agresive të presidentit rus Putin ndaj Ukrainës.
Nga të gjitha rrjedhat e deri tanishme ,fitorja e mundshme e Rusisë në Ukrainë, do të mund të rrezikohen edhe vendet baltike, por edhe të trazimit të vendeve të Ballkanit Perëndimore nga Serbia konfliktuoze ballkanase ndaj vendeve fqinjë. Kohëve të fundit, shumë vende evropiane të fuqisë ushtarake, po përgatitën, për ndërhyrje ushtarake në luftën e Ukrainës, edhe pse atje, gjenden, kontingjente të ndryshme ushtarake nga vendet e ndryshme me role dhe aktivitete te ndryshme ushtarake. Rusia tanimë nga edhe publikisht e ka shpallur pjesëmarrjen e vet në luftën e Ukrainës siç e quante më herët, si operacione speciale ,tani Rusia deklarohej se konflikti në Ukrainë është lufta e Rusisë kundër aleancës perëndimore. Dhe në gjithë këto zhvillime të zgjerimit të luftës, dhe pjesëmarrjes të drejtë për drejt të Evropës në luftën e Ukrainës,edhe Kosova dhe shqiptarët janë të pashmangshëm në luftën e tyre kundër agresionit hegjemonist serb. Edhe kur dihet se tanimë ,edhe ambasadori britanik në Beograd, ofroj idenë e zgjidhjes së çështjes së Veriut të Kosovës, në analogji me Irlandën e Veriut e që kjo do të nënkuptonte , Veriu i Kosovës të ndahej, dhe të pavarësohej nga Republika Kushtetuese e Kosovës së sotme.
Dhe kjo zgjidhje do të ishte fatale për shtetin dhe interesin e shqiptarëve dhe të Kosovës si tërësi . Kjo do të mundësonte prishjen e balancit politik dhe të sigurisë rajonale , dhe kur nuk do të ketw pajtueshmëri në opsionet e ofruara të ambasadorit britanik në Beograd. Çështja e Kosovës me Serbinë ,dhe zgjidhja e ofruar në raport e interesave të gjeopolitikës aktuale ndërkombëtare ,do të thotë, shikim për opsionin e luftës dhe mbrojtjen e subjektivitetit juridik të shtetit të Kosovës. Dhe përveç mjeteve diplomatiko-politike do të kërkohej në rrethanat aktuale të gjeopolitikës ndërkombëtare, angazhimit, angazhimi i mbrojtjes së shtetit të Kosovës me mjete ushtarake.
Realitetit aktual kombëtar- shqiptar do të ishte e mundshme edhe me mjete tjera jo diplomatike , kur dihet se Serbia ka konceptin shtetëror e kombëtar të "botës serbe" që nënkupton ku është një serb apo një varr serb duhet të shtrihet shteti serb. Dhe me ndryshimin e gjendjes juridike aktuale të rendit ballkanik, e veçmas ndaj shtetit të Kosovës lufta do të mund të ishte e pa shmangshme. Dhe në saj të këtyre zhvillimeve globale edhe Lufta po troket edhe nw dyert e shqiptarëve, dhe ku u bëhet thirrje për zgjim të shqiptarëve si komb për ekzistencën e tyre në shtëpinë e tyre!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".