Lexoni edhe:
Evropa e bashkuar dhe mobilizuar kundër provokimit të një vatre lufte në rajonin e Ballkanit me skenarin ruso-serb
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Evropa është në gjendje të rëndë, më të rëndën që nga Lufta e Dytë Botërore.Agresioni rus në Ukrainë, gjendja e pasigurt dhe shumë e brishtë deri në shpërthim në Ballkan, ka ngritur kujdesin në BE dhe të NATO-s. Evropa dhe SHBA me aleatët tjerë, si Kanada e Australia kanë dhënë ndihma për Ukrainë, por ato po tregohen të pa mjaftueshme dhe ka tendencë që të ndalen.
-SHBA ka kohë që, përveç një paketë të ndihmës nga arsenali i ushtrisë, nuk ka dhënë ndihma tjera. Çështja e 60 miliardëve dollar ndihma për Ukrainë është bllokuar në Kongres. BE ka dhënë gjithashtu ndihma të konsiderueshme, por jo të mjaftueshme për të korrur sukses në front Ukraina. Josef Borel i përmendi 31 miliardë Euro pajisje ushtarake të dhëna në Ukrainës që nga nisja e luftës. Shumë jo e mjaftueshme për suksese. Edhe ushtare ka trajnuar BE. Në kuadër të ndihmave ushtarake prin SHBA me 41 miliardë dollarë ndihma ushtarake. Vjen RFGJ me 17 miliardë dhe Anglia me 6 miliard pajise ushtarake. Shtetet tjera kanë dhënë shumë pak. BE është e preokupuar, përveç në Ukrainë, edhe me Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi ushtarak me Bosnjën e Hercegovinën, me Maqedoninë e Veriut, me Malin e Zi dhe me Shqipërinë është rritur nga NATO.Në Kosovë janë nga NATO në emisionin e KFOR-i rreth 5 mijë ushtar.
Kretë kjo gjendje është vështirësuar nga shteti serb. Sipas të dhënave nga Robert Lasing Institut, Rusia po përdor dhe do të ndikon në hapjen e luftës në Ballkan, si kundërpeshë për luftën në Ukrainë . Në këtë raport qëndron:
"Rusia do të mund të nisë një presion ushtarak të armatosur në Serbi, për të nxitur Beogradin të pushtoj Kosovën". Ky rrezik duket shumë real. Serbia është në përgatitje për të organizuar dhe bërë agresione terroriste në Kosovë. Në kufirin më Kosovë ka ndërtuar mbi 47 baza ushtarake dhe policore të gatshme për lufte.
Grupin e terroristit Radojçiqit nuk e dënuan. Ata po përgatiten në Serbi për aksione tjera. Rusia është e interesuar për këtë front në Ballkan.
Agresioni ushtarak është i përgatitur. Ideologjia është bashkimi i botës serbe në një shtet. Me këtë fiton në peshë edhe agresioni rus në Ukrainë dhe kështu hapet shumë veprimi i BE-se dhe NATO-s. Ndihmat për Ukrainë janë të vogla. Ukrainë po pëson humbje dhe dëmet janë kolosale. Kjo gjendje me konfliktin në Ballkan e lehtëson edhe më shumë agresionin rus në Ukrainë. Natyrisht se edhe shteti serb e ka me lehtë me realizuar botën serbe. UE, NATO dhe SHBA me këto luftëra në Evropë, me luftën në Lindjen e Afërt dhe me kërcënimet e vazhdueshme kineze ndaj Tajvnit, i vështirësohen mundësitë e intervenimit dhe të ndihmave ushtarake.Popujt dhe shtetet vetë duhet të përgatiten .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".