Asociacioni komunal për komunat me shumicë serbe vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Asociacioni komunal për komunat me shumicë serbe vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Asociacioni komunal për komunat me shumicë serbe vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Gani Qarri 1

  • 04 April 2024 - 07:50

 

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Pritja dhe kërkesat e vazhdueshme të SHBA-ve dhe BE-së, nëse ato vërtetë janë të interesuara për vendosjen e drejtësisë dhe të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, prosperitetit e paqes në rajon, duhet të përqendrohen pikësëpari te njohja e Kosovës nga Serbia dhe 5 shtetet mos njohëse të Bashkimin Evropian, si dhe të ndihmojnë pranimi i Kosovës në OKB, në vend se të këmbëngulet me kaq nxitim, që Kosova ti harrojë hallet e veta dhe ta hartojë versionin e statutit për asociacionin një etnik serb, përderisa ajo nuk e ka rrumbullakuar plotësisht akoma as shtetësinë e plotë të saj.

-Kosova gjendet ende në procesin jetik të shtet ndërtimit, andaj para se të lëshohet në çështje dytësore, si asociacioni, kishat e eksterritorialitetet etj, që vërtetë janë çështje tejet minore, në krahasim me politikat madhore për të ardhmen politike të vendit tonë, shteti ynë i ri, ende i panjohur ndërkombëtarisht nga të gjitha vendet e botës, i pa anëtarësuar si shtet i pavarur me të drejta të plota në OKB e organizata tjera ndërkombëtare, ka tjera prioritet e mbi të gjitha ka nevojë ta garantojë sigurinë e vet shtetërore, integritetin territorial, sovranitetin dhe paprekshmërinë e kufijve të vendit, që rrezikohen çdo ditë publikisht, me kërcënime të hapura territoriale nga Serbia hegjemoniste.

Siç dihet botërisht, Kosova ka zhvilluar një luftë të përgjakshme për çlirimin e saj nga Serbia, ku kanë rënë mijëra heronj e dëshmorë si dhe janë vrarë mbi 13 mijë e 500 civil të pafajshëm, përfshi edhe 1.133 fëmijë të vegjël tërësisht minor, me moshë vetëm disa mujore, gjësendet e të cilëve, në kujtim të tyre, sot gjenden të ekspozuara edhe në bibliotekën Hivzi Sylejmani në Prishtinë, janë kryer mbi 400 masakra anë e mbanë Kosovës, dhe përdhunuar mbi 20 mijë femra e zhvilluar edhe krime të tjera të rënda me gjenocid të pashembullt mbi shqiptarët e pambrojtur nga Serbia okupatore, e cila përkundër të gjitha këtyre shifrave tmerruese të vrasjeve dhe tëra akteve makaber gjenocidiale të kryera kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, sot e atëherë, Serbia mbanë peng edhe mese 1637 trupa të shqiptarëve, akte këto që i di e gjithë bota, por nuk bëzan askush, dhe tani u dashka shpërblyer pikërisht serbët edhe me asociacion një etnik.

Pritja dhe kërkesat e vazhdueshme të SHBA-ve dhe BE-së, nëse ato vërtetë janë të interesuara për vendosjen e drejtësisë dhe të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, prosperitetit e paqes në rajon, duhet të përqendrohen pikësëpari te njohja e Kosovës nga Serbia dhe 5 shtetet mos njohëse të Bashkimin Evropian, si dhe të ndihmojnë pranimi i Kosovës në OKB, në vend se të këmbëngulet me kaq nxitim, që Kosova ti harrojë hallet e veta dhe ta hartojë versionin e statutit për asociacionin një etnik serb, përderisa ajo nuk e ka rrumbullakuar plotësisht akoma as shtetësinë e plotë të saj.

SHBA dhe BE e dinë fare mirë, se formimi i asociacionit një etnik serb, para se Kosova të anëtarësohet si shtet i pavarur me të drejta të plota në OKB, që është edhe qëllim më cinik i Serbisë dhe jo vetëm, do nxiste shpërthimin e akteve të reja terroriste serbe, për ndarjen e veriut, do të bëhej shkak për mospranimin e Kosovës në OKB, për pasojë, mund të sjell mbi tavolinë të bisedimeve edhe planin ndërkombëtar për ndarje të Kosovës dhe rritë orekset e Serbisë, për gllabërimin e tokave më jetike të vendit tonë.

Kështu që SHBA dhe BE, duhet ta kenë të qartë se Kosova, nuk mund ta flijojë shtetësinë as tërësinë e saj territoriale, për një asociacion, qoftë ai edhe i serbëve, tendenca për formimin e asociacionit, mund të shqyrtohet vetëm në reciprocitet me asociacionin e shqiptarëve nën Serbi, në harmoni me ligjet dhe kushtetutat e shteteve përkatëse.

Vetëm në këtë mënyrë, mund të krijohet teren dhe kushte e kondita të barabarta, për dialog të mirëfilltë dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse e obligative me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si akti më praktik, i cili do të garantonte paqen afatgjate në rajon dhe shndërrohej vërtetë në shembull suksesi për BE-në e SHBA-të dhe mbi të gjitha do ti jepte kuptim dialogut të zhvilluar tash e mbi 12 vite, pothuajse pa asnjë sukses konkret, si dhe relaksonte me një arritje njëmend pozitive dhe shembullore edhe shkuarjen në zgjedhje, në BE dhe SHBA.

Përndryshe bindja se kinse Qeveria e Kosovës është duke u vonuar, për asociacionin, nuk qëndron aspak, ngase Kosova, siç edhe dihet mirëfilli nga të gjithë, është krijuar dhe shpallur shtet sovran e i pavarur, me pavarësi të miratuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shumë më përpara arritjes së marrëveshjeve kuislinge të Hashim Thaçit e Isa Mustafës për krijimin e zajednicës një etnike serbe, krijesë morbide që faktikisht bie në kundërshtim të plotë edhe me shtetin multietnik të Kosovës, madje përveçse nuk është ndonjë akt me domethënie e rëndësi ndërkombëtare, të gjithë e dinë se "zajednica" është hedhur poshtë si marrëveshje në hiq më pak se 23 nene, edhe nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e që në formën çfarë pretendohet nga Serbia, dihet pothuajse paraprakisht, se as që do të pranohet nga kushtetuesja edhe në të ardhmen.

Për aq më tepër, formimi i asociacionit jo vetëm që nuk do të sjell paqe as stabilitet në Kosovë as për Kosovën, por përkundrazi përveçse rrezikon vendin tonë, mund ta rrezikojë edhe rajonin me apetitet që do ti nxiste Serbisë, për ndarjen dhe ri copëtimin e Kosovës, prandaj formimi i asociacionit si akt, mund të shqyrtohet vetëm në relacion reciprok me asociacion për shqiptarët nën Serbi, në mënyrë që të ketë një balancë veprimesh me të drejta të barabarta për pakicat analoge kombëtare në të dy vendet dhe të sigurohet një baraspeshë politike, e cila do ti detyronte të dy shtetet fqinje, që nën obligimin për të mirëmbajtur asociacionet dhe respektuar pakicat reciproke, ta ruanin edhe paqen duke respektuar edhe kufijtë shtetëror dhe hapësirat territoriale të njëra tjetrës.

Kështu që, në vend se BE dhe SHBA të merren me një çështje kaq minore si asociacioni, i cili edhe në Kosovë do të prodhonte vetëm probleme, njëjtë si e ashtuquajtura “republika serbe”, në Bosnje e Hercegovinë, BE dhe SHBA duhet ti ndryshojnë prioritet dhe ta përshpejtojnë njohjen e Kosovës, nga 5 vendet mos njohëse të BE-së, gjë që edhe e kanë vet në dorë, ta rregullojnë, si dhe ta avancojnë pranimin e Kosovës në NATO dhe OKB, e jo ta lënë në hije, për një asociacioni fare të panevojshëm, problemin e vërtetë të shtetit të Kosovës, që në fakt do të ishte një humbje tejet e madhe jo vetëm për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve por do të shkaktonte edhe zvarritje të pafalshme për integrimin e tyre në BE!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".