Padia kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte vetëm në bashkëpunim më partnerët dhe ekspertët ndërkombëtar të shteteve mike

Padia kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte vetëm në bashkëpunim më partnerët dhe ekspertët ndërkombëtar të shteteve mike
Padia kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte vetëm në bashkëpunim më partnerët dhe ekspertët ndërkombëtar të shteteve mike

Blerim Burjani

  • 04 April 2024 - 08:09

 

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Nuk kisha thënë që kjo padi të ndodhë pa bashkëpunim dhe bashkëveprim me partnerët ndërkombëtar. Vetëm nëse hyhet në proces me një bashkëpunim të ngushtë me ekspertët dhe partnerët ndërkombëtar, patjetër duhet të dalim fitues ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin kundër Kosovës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë, kundër Serbisë duhet të përgatitet mirë që të fitohet dhe të mos dështohet.

-Është e kuptueshme dhe e arsyeshme edhe ne aspektin e Drejtës Ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi për viktima civile për prona ndërmarrëse apo ndërmarrjeve te plaçkitur nga ushtria serbe dhe paramilitaret si dhe shkatërrimin e shtëpive ne qytete dhe fshatra nga forcat serbe, por deri me tash nuk ka pas vullnet te fuqishëm politik për te bere padi. Mendoj se dy situata janë interesante për të përmendur. E para deri më tash nuk kanë dashtë ta prishin procesin e dialogut në mënyrë që Serbisë të mos heq dorë nga dialogu dhe dyta përgatitja e Kosovës për të argumentuar gjenocidin serb në Kosovë. Argumentimi i gjenocidit është shumë i komplikuar në të drejtën ndërkombëtare sa është normative aq ndonjëherë duket politik, pra ka dimension të shtrirë mjaft gjerë dhe varet se ka fakte që dëshmojnë një gjenocid. Pra e dyta po hyre e dështove për të fituar rastin, atëherë mund të shtrohet legjitimacioni i ndërhyrjes ndërkombëtare. Kjo implikon dhe komplikon perëndimin. Pra nuk kisha thënë që kjo padi të ndodhë pa bashkëpunim dhe bashkëveprim me partnerët ndërkombëtar. Vetëm nëse hyhet në proces me një bashkëpunim të ngushtë me ekspertët dhe partnerët ndërkombëtar, patjetër duhet të dalim fitues ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin kundër Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".