Ja cili është realiteti dhe e vërteta sot në Partinë Demokratike të Shqipërisë
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Nuk mund të rinovohet, as të ringrihet dhe as që të krijojë besim publik PD nëqoftëse PD nuk e njeh, nuk e thotë e nuk e diskuton hapur dhe me transparencë të vërtetën dhe realitetin. Nuk mund të rinovohet PD nëse ajo nuk hapet dhe kur ajo vazhdon e përjashton kompetencën dhe intelektualizmin potencial e positivist. PD duhet të clirohet nga pengmarrja e frikës, kompleksit të inferioritetit, servilizmit dhe e egoizmit të cilat e shohin si kërcënim të vërtetën dhe talentin.Jo vetëm dy partitë kryesore Parti Socialiste e Parti Demokratike por të gjitha partitë politike në Shqipëri të cilat janë mbi 100 copë, por edhe partitë politike me sgumice në Kosovë:ato janë organizata që drejtohen nga korrupsioni dhe funksionojnë e synojnë për të kapur pushtet, pjesë të tij dhe për të siguruar elitat e tyre dhe familjarët e tyre favore e përfitime korruptive gjë që ua mundëson mandati i deputetit, qeveritarit,kryekuvendarit, kryebashkiakut,administratorit, drejtorit, shërbesa e servilizmit dhe e korrupsionit. Të vërtetën se përse është kjo gjëndje sot në Partinë Demokratike e thonë shumëpakkush sot në Partine Demokratike, e thonë ata të cilët nuk kanë kusure dhe ata që janë të pastër e të pakonsumuar si aktorë të humbjeve e të dështimemeve të Partisë Demokrastike. Të vërtetën në PD nuk mund ta thonë as ata që u katapultuan në Partinë Demokratike me pameritë dhe as ata që nuk kanë asnjë lidhje me të djathtën politike e që janë dhe erdhën si të kontrabanduar e vetëm sa për realizimin e interesave personale korruptive e përfitimi;nuk e thonë dhe nuk u pëlqen t’a thonë të vërtetën as shumë prej deputetëve aktualë të PD-së dhe as drejtuesit e strukturave të PD-së sepse ata duan që t’i ruajnë dhe që t’i kenë të përjetshme edhe postet e detyrat e larta politike në PD, e që më pastaj prej tyre të sigurojnë edhe mandate deputeti, edhe të jenë po ata antarë, ministra dhe qeveritarë kur të vijnë në pushtet, si dhe të kenë monopolin që vetëm ata ta kenë shansin për të zgjedhur të afërmit,farefisin dhe akrabanë korruptive në aministratën shtetërore dhe në atë vendore.Për këtë shquhet dhe dasllohet edhjte pushteti e qeveria e sotme e Partisë Socialiste, qeveria e superskandaleve të korrupsionit. Shumicës së deputetëve demokratë aktualë nuk u intereson pushteti, pasi ata përfitojnë për veten e tyre dhe për familjarët e tyre, ata përfitojnë edhe nga ky pushtet sepse ata i kanë të punësuar nëpër ministritë dhe në administratën e Edi Ramës të gjithë të afërmit dhe familjarët e tyre,pra janë bashkëortakë me pushtetin në qeverisja por edhe nëpër tendera e investime. Nga kjo gjëndje në PD fiton vetëm qeveria aktuale, sepse kjo gjëndje ku ndodhet sot PD ka krijuar jo pak edhe asish pseudodemokratësh mercenarë në shërbim të pushtetit dhe të patronazhizmit të pushtetit dhe një shtrese servilësh që ndryshojnë qëndrime e tradhtojnë sapo ndryshojnë rrethanat dhe kur mendojnë se ashtu është dhe se ashtu ua don interesi. Demokratët e vërtetë, nacionalistët dhe patriotët, ishdesidenca antikomuniste dhe shtresa e të shpronësuarve nga regjimi komunist pas vetërënies së komunizmit, pothuajse të gjithë këta u antarësuan dhe e mbështetën Partinë Demokratike, por që PD nuk i integroi ata në politikë. Elita e PD-së i përdori dhe i shfrytëzoi ata për interesa politike personale e grupale korrupsioni. Pra, e djathta politike në Shqipëri u shfrytëzua dhe u manipulua nga ishkomunistët dhe ishspiunët e shtetit të cilët morën drejtimin e Partisë Demokratike. Kjo është e vërteta të cilën akoma nuk e njohin por më shumë nuk po e pranojnë akoma shumë demokratë, të cilët po i shërbejnë me dashje apo pa dashje akoma elitës së vjetër politike e korruptive të PD-së. PD ishte shpresë si një parti demokratike,antikomuniste dhe proamerikane, mirëpo sot Partia Demokratike ka probleme pikërisht me këto vlera: ka probleme me demokracitetin, me antikorrupsionin, me SPAK-un, me proamerikanizmin dhe me sinqeritetin e besueshmërinë publike e ndërkombëtare.PD, pothuajse asnjëherë lidershipi i saj nuk e ka pranuar dhe as nuk i ka shërbyer të vërtetës dhe antarësisë por vetëm interesave personale, gjë e cila vertetohet nga të gjitha akrobacitë, dallaverat dhe marrëveshjet politike të pasinqerta, hipokrite, korruptive e tinëzare kundër antarësisë së Partisë Demokratike.PD duhet të dëgjojë demokratët, sepse PD-ja nuk është pronë e një elite të ngushtë interesash, dhe fakti se PD është trajtuar si pronë private si dhe fakti i pasinqeritetit të elitës së saj me antarësinë, këto janë atësyet kryesore se përse PD mbërriti në këtë gjëndje. Elita e vjetër politike e PD-së hapjen, karrierën dhe transparencën demokratike brënda PD-së e ka pasur hipokrizi sepse realisht PD-ja gjithmonë mbeti një organizatë, elita e së cilës nuk lejonte qarkullimin elitar dhe nuk i hapte rrugë jo vetëm “të vjetërve” demokratëve e të djathtëve të vërtetë, por as kritikëve potencial dhe as të renë politike nuk e pranonte, sepse elita e vjetër në PD të renë dhe meritën i shikon si kërcënim.Kështu po veprojnë edhe partitë politike, sidomos ato opozitare edhe në Kosovë, të cilat edhe ato i ka demaskuar e gërryer korrupsioni. Kur flas për Partinë Demokratike kam parasysh të gjithën, e kam fjalen jo vetëm grupet e interesit apo parcialet e coptuara herë në dy e herë në tri pjesë, apo edhe më shumë pjesë; e kam fjalën për PD reale me demokratët e vërtetë, edhe për ata të dëbuarit dhe për ata të cilëve u është imponuar largimi nga PD, atyre që iu është shkatërruar karriera politike si dhe atyre të desidencës antikomuniste të cilëve nuk iu lejua integrimi politik në PD nga ishkomunistët dhe ishsigurimsat e shtetit të cilët e uzurpuan, e kapën dhe e privatizuan Partinë Demokratike për interesa personale, familiare e klanore. Gjëndja se përse PD mbërriti kështu është si rezultat i asaj se PD ka pasur gjithmonë probleme me të vërteteten.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".