Lexoni edhe:
Ja cili është realiteti dhe e vërteta sot në Partinë Demokratike të Shqipërisë
Shkruan:ANALISTI - Agim Bajrami
Kush është përgjegjës për viktimat dhe dëmet e shkaktuara të luftës në Kosovë? Kjo është një çështje tepër serioze për të cilën duhet dhënë përgjigje, para së gjithash institucionale por edhe analitike e profesionale. Ka raste kur grupet e individëve të dëmtuara i kanë iniciuar çështjet në gjykatat kompetente të Kosovës dhe rastet janë refuzuar, me arsyetimin ,se palët e dëmtuara çështjet duhet adresuar në gjykatat e Serbisë. Dhe si të adresohen në gjykatat e Serbisë kur krimet janë bërë në Kosovë,viktimat janë shtetas të Kosovës dhe dëmi është bërë ndaj shtetasve të Kosovës dhe pronës e cila gjendet në Kosovë. Dhe në bazë të të gjitha elementeve juridike mbi juridiksionin e Gjykatave ,sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së brendshme kombëtare ,kompetenca e gjykimit të rasteve të dëmeve të shkaktuar ndaj qytetarëve të Kosovës gjatë okupimit dhe agresionit brutal të shtetit të Serbisë ndaj popullatës civile,pronës së tyre dhe pasurisë së Kosovës ,është kompetencë ekskluzive e gjykimit të Gjykatave të Kosovës.
-Në përputhje me kushtetutën e shtetit të Kosovës të nenit 3- paragrafi 2, (Barazia para ligjit) Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimin e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të te drejtave dhe lirive themelore të njeriut të pranuara ndërkombëtarisht,si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarët e tyre. Kapitulli ll Të drejtat dhe Liritë Themelore-neni 21, paragrafi 1,Të drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut janë të pandashme,të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës. (2) Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë të Njeriut të parashikuara në këtë Kushtetutë. Neni 22: Zbatimi i drejtpërdrejt i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare Marrëveshjet dhe Instrumentet Ndërkombëtare në vijim garantohen me këtë Kushtetutë,zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet në rast konflikti ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve tjera të institucioneve publike. 1. Deklarata universale për të drejtat e Njeriut; 2. Konventa Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj; 3. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saja; 4. Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; 5. Konventa për Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit Racor; 6. Konventa për Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit ndaj Gruas; 7. Konventa për të drejtat e Fëmijës; 8. Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,Jonjerëzore dhe Poshtëruese. Neni 24 (1)- Barazia para ligjit: 1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Ja cili është realiteti dhe e vërteta sot në Partinë Demokratike të Shqipërisë Lexoni edhe:
Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore pa diskriminim. Neni 32- E drejta për mbrojtje juridike: Secili person ka të drejtë të përdor mjete juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat dhe interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj. Kapitulli i VII Sistemi i drejtësisë: Neni 102 (2) ,Pushteti gjyqësor është unik,i pavarur,i drejtë,apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykim; (3) Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. Dhe mbi bazën e shtjellimit të dispozitave kushtetuese e ligjore ,secili qytetar apo grup i tyre kur konsideron se i është cenuar e drejta e tyre e përcaktuar me ligj institucionet shtetërore të Kosovës janë të detyruar të e trajtojnë rastin me profesionalizëm,efikasitet dhe në pajtim me ligjin.
Personat apo grupi i personave të cilët për gjatë luftës së shkaktuar nga Serbia nga vitet e 90 e deri më administrimin e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare të qershorit të vitit 1999 ,gjykatat dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të detyruara ti trajtojnë rastet,si në çështjet e vrasjeve mizore,dhunës,dëmtimit të pronave,largim nga puna mbi bazën diskriminimit etnik e fetar. Ka raste kur grupet e individëve të dëmtuara i kanë iniciuar çështjet në gjykatat kompetente të Kosovës dhe rastet janë refuzuar, me arsyetimin ,se palët e dëmtuara çështjet duhet adresuar në gjykatat e Serbisë. Dhe si të adresohen në gjykatat e Serbisë kur krimet janë bërë në Kosovë,viktimat janë shtetas të Kosovës dhe dëmi është bërë ndaj shtetasve të Kosovës dhe pronës e cila gjendet në Kosovë.
Dhe në bazë të të gjitha elementeve juridike mbi juridiksionin e Gjykatave ,sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së brendshme kombëtare ,kompetenca e gjykimit të rasteve të dëmeve të shkaktuar ndaj qytetarëve të Kosovës gjatë okupimit dhe agresionit brutal të shtetit të Serbisë ndaj popullatës civile,pronës së tyre dhe pasurisë së Kosovës ,është kompetencë ekskluzive e gjykimit të Gjykatave të Kosovës. Gjykata kushtetuese e Kosovës duhet tu garanton qytetarëve në mjetet e tyre juridike për një gjykim ferr,të paanshëm dhe në përputhje me kushtetutën dhe ligjet përkatëse.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".