![](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/18/200x200_auto_drejtesiari1-116927695941700294880.webp)
Lexoni edhe:
Gjykatat e Kosovës me pa të drejtë po ikin nga përgjegjësia ligjore e kushtetuese për gjykimin e krimeve dhe dëmeve të luftës
Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri
Habit pa masë fakti se si thirrja kaq e thellë armiqësore, e presidentit serb kriminelit Vuçiq, për krijimin e një ekipi lobues, që do të angazhohet te shtetet e Bashkimit Evropian për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE, shikohet në heshtje kaq të thellë dhe ngelet pa asnjë kundër reagim nga BE dhe SHBA. Vet argumenti zyrtar se thirrja e pasardhësit të Millosheviqit, për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, është shkelja më flagrante që i bëhet marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të cilat e theksojnë fare qartë obligimin e Serbisë fashiste, për sjellje konstruktive dhe mos pengimin e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, e bënë tërësisht të papranueshëm një qëndrim kaq të ulët e të njëanshëm nga BE dhe SHBA, të cilat jo vetëm që nuk reagojnë me asnjë fjalë të vetme kundër veprimeve të Serbisë fashiste, por madje të gjithë diplomatët, ambasadorët dhe emisarët euro-amerikan, i kanë hipur mbi qafë Kosovës, dhe këmbëngulin që Kosova ta rrezikojë edhe shtetësinë e vet dhe shkel ligjin e Kushtetutën që ti shpërblej serbët edhe me asociacion!
- Presidenti kriminel i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, edhe në një seancë të jashtëzakonshme të qeverisë serbe, deklaroi publikisht se me gjithë “shanset” e vogla, për ta ndaluar këtë proces, ai do të bëjë çdo gjë dhe përpiqet deri në fund, për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE, por çuditërisht, përkundër qëndrimeve të tij të thella armiqësore dhe sulmet e ashpra publike kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, nuk reagon askush nga ndërmjetësit as emisarët euro-amerikan.
Madje në tentativën e tij të çmendur kundër Republikës së Kosovës, Vuçiq ka kërkuar nga qeveria serbe që të formojnë edhe një ekip, siç ka thënë ai, për “fillimin e luftës”, në rrafshin diplomatik, kundër Kosovës, me mbështetje tek shtetet që i ka në konsideratë si miq strategjik, sikur BE as SHBA, të mos kishin kurrfarë obligimi moral as diplomatik, për parandalimin e këtyre çmendurive bastarde të kriminelit Vuçiq kundër Republikës së Kosovës Për aq më tepër, Vuçiq i kërkoj qeverisë që urgjentisht të formojë një ekip, të njëjtë si ekipi për Srebrenicën, duke ofruar edhe njerëzit nga kabineti i tij, për të ndihmuar në veprimet makabre të nxitura dhe ideuara prej tij, si kundër Bonjë Hercegovinës, ashtu edhe kundër Republikës së Kosovës. I vetmi arsyetim që e përdor krimineli Vuçiq, për këto veprime të rrezikshme dhe thellësisht armiqësore, është gënjeshtra e tij, publike se kinse anëtarësimi i Kosovës në KiE e bënë pozitën e serbëve, më të vështirë.
Duke qenë se një thirrje e tillë kaq armiqësore dhe më tepër se skandaloze e kriminelit Vuçiq, bije ndesh gjithanshëm dhe në çdo formë e mënyrë, me marrëveshjet e dakorduara në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, por shikohet tërësisht në heshtje nga BE dhe SHBA, që bënë edhe një skandal ndërkombëtar më vete,gjendja para të cilës është vendosur Kosova, obligon çdo segment politik, institucional, partiak dhe shtetëror për tu mobilizuar maksimalisht, në krye me Qeveria e Kosovës por dhe deputetët pozitë e opozitë, duke u angazhuar pa dallime politike, në ruajtjen e votës së fituar me rastin e votimit të raportit të zonjës Dora Bakoyannis, që vendi ynë, njëjtë si javën e kaluar, të marrë përsëri votat absolute për anëtarësim në KiE të shtetit të Kosovës
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".