Lexoni edhe:
Produktet ushqimore që importohen nga jashtë po e rrezikojnë shëndetin e popullsisë në Kosovë!
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Në kuadër të luftës kundër shtetit të Kosovës nuk po zgjedhë mjet luftarak dhe metode shteti serb për të luftuar dhe emituar shtetin e Kosovës. Qellmini shtetit serb është bërja e paafte e funksionimit të shtetit. Në këtë kuadër hynë edhe bojkoti i regjistrimit të popullsisë serbe në Kosovë.
Thirrja nga shteti serb për bojkote është veprim antishtetëror dhe shkon ndeshur me çdo parim dhe të drejtë. Këtu nuk është çështja se bojkoti është arme e caktuar me qellim te paraqitjes së shtetit të Kosovës me elemente nacionaliste dhe diktatoriale ndaj serbeve. Thënia: "Regjistrimi i popullsisë ka për qellim me konstatuar nga Prishtina se sa ka arritur të dëbojë serbë nga Kosova". Këtij qëndrimi iu bashkua edhe Lista Serbe.
Në thirrjen e saj thuhet: "Të nderuar qytetare. Duke pasur parasysh represionin shumëvjeçar të regjimit të Albin Kurtit ndaj popullit tonë në "Kosovë e Metohi", me qellim të spastrimit etnik të gjithçka që është serbe nga këto treva, dëshirojmë t'i dërgojmë një mesazh të qartë Albin Kurtit dhe ata që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e rrejshëm të ardhshëm nën organizatën tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmon suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbeve". Qeveria serbe po kundërshton edhe anëtarësimin e Kosovës në KiE. Krimineli Vuçiq formoj edhe një grup punues për të lobuar kundër anëtarësimit te Kosovës në ketë organizatë më të vjetër te Evropës. Z.Orban, Kryeministri hungarez, është mik i Putinit.
Tash po tregon se e përkrah hapur botën serbe. Në vizitën në Banjallukë të BH-së tha: " BE nuk është i qetë pa pranimin e serbëve në këtë organizatë" Premtoje 10o milionë euro për Republikën serbe në BH . Kështu po fiton në peshë "bota serbe". Tehu aktual i agresionit është Kosova prapa nuk është as BH, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Rreziqet për lufte ballkanike veç po rriten. I takon NATO-s, UE dhe SHBA-ve ta ndalin këtë lubi ultra nacionalistë, raciste dhe agresive serbe. Përndryshe, Ballkani Perëndimor xhindet para shpërthimit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".