Lexoni edhe:
Po afron ora e pashmangshme e llogaridhënies nga Serbia për krimet dhe dëmet e luftës, drejtësia vonon por ndëshkon
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Përpjekja e kriminelit Vuçiq që edhe takimin e nivelit të lartë me presidentin Macron, ta përdor për qasjen kundërshtuese ndaj anëtarësimit të Kosovës në KiE, me siç pretendohet, lobim të fuqishëm kundër Kosovës, pritet të dështojë. Andaj dështimi i Serbisë dhe kriminelit Vuqiq, për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në KiE, do të jetë edhe fundi i turpshëm i karrierës politike të trashëgimtarit besnik të politikës nacionaliste dhe profashiste të Sllobodan Millosheviqit, nga ish ministri i informatave të Qeverisë së kasapit Millosheviq.
- Sipas medieve serbe ata do të diskutojnë për tema si industria ushtarake, inteligjenca artificiale por edhe tema tjera nga fusha e ekonomisë, përfshi tema politike, ku pritet të diskutohet edhe pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, rezoluta për Srebrenicën në OKB, raporti me Rusinë dhe integrimet evropiane. Në fjalimin e fundit për publikun në Serbi, sipas gazetës Danas, Vuçiq deklaroi se nuk pret shumë për sa i përket Këshillit të Evropës, as nga miku i vjetër për Serbinë, sepse Macronit i janë lidhur duart, por beson se Franca do të shprehë qëndrimet miqësore për të ndihmuar me aq sa mundet. Kurse javën e kaluar Vuçiq ka deklaruar se disa vende që e njohën pavarësinë e Kosovës mund të mos e mbështesin atë në Asamblenë Parlamentare dhe jo vetëm Hungaria.
Në anën tjetër, ish-ambasadori i Serbisë në Francë Radomir Dikliq shpjegon se agjenda e Vuçiqit mundë të jetë tepër zhgënjyese për nga rezultati, pasi që sipas tij Macron, nuk do ti ofrojë atij, mbështetje për kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, kur dihet se anëtarësimi i Kosovës në KiE është një përcaktim që ndodhë me konsensus evropian. Dhe nëse Vuçiq mendon se Franca do ta mbështesë Serbinë në OKB ose se do të jetë kundër hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës, mendoj se gabon, këto janë tema rreth të cilave ka një konsensus brenda Bashkimit Evropian dhe është e vështirë të imagjinohet se Franca do të jetë ajo që do të shkelë konsensusin evropian për hire të Vuçiqit”, thekson Dikliq
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".