Çka po i përgatitet Kosovës në prapaskenat e politikëbërësve evropian?

Çka po i përgatitet Kosovës në prapaskenat e politikëbërësve evropian?
Çka po i përgatitet Kosovës në prapaskenat e politikëbërësve evropian?

Agim Bajrami

  • 11 April 2024 - 07:25

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami 
  
Duket sikur Presidenti francez Macron, po e rehabiliton presidentin serb Vuçiq, të ndjek politika konfliktoze e destabilizuese në ballkanin perendimor. Në vizitën e presidentit serb të këtyre ditëve, në Parisin zyrtar, ku u prit me nderime me të larta nga presidenti Macron,  mediat serbe pritjen e Vuçiqit nga Makron në Paris, po e cilësojnë si fitore e doktrinës së botës  serbe të hegjomonisë serbe në rajonin e ballkanit perëndimor.

-Aq më tepër ,takimi i Vuçiqit  me Macron, po cilësohet nga mediat zyrtare serbe, si e rëndësisë historike, duke u mburrur se Serbia e politikat e saja luftënxitëse në rajon dhe më gjërë, e sidomos me aktet terroriste të sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar ndaj Kosovës, po e gjenë  reahabilitimin , dhe po motivohet politika hegjemoniste serbe nga shumë lider evropian,e veçmas,  si presidenti francez Macron, e kryeministri hungarez, Victor Orbane, për të zhvilluar edhe më tej politika destabilizuese në rajon në artitjen e doktrinës të botës ruso-serbe.

Politika serbe, po krenohet ngase me politikën e saj luftë nxitëse në Bosnje dhe Hercegovinë , përmes përkrahjes se liderit boshnjak serb Dodik, të republikës serbska për secesionizëm , në Kosovë përmes akteve terroriste  paramilitare serbe në Banjë të Kosovë, e duke i shtyrë serbët të dalin nga  institucionet shtetërore, e t'i kundërshtojnë ato, përmes akteve të dhunës , liderët evropian , në vend se ta dënojnë dhe izolojnë Serbin ,ata edhe më tej e motivojnë , ndërsa e dënojnë Kosovën, për agresivitetin e Serbisë. Në këtë mënyrë po  përkrahet Serbia që të fillon destabilizimin e Ballkanit përmes forcave të saj ushtarake, policore e paramilitare, siq mendon ajo në rrethanat e favorshme  të gjeopolitikës  ndërkombëtare, siç mund të vlerësohen nga zgjedhjet në Parlamentin Evropian dhe mundësinë e madhe të fitores partive të djathta evropiane të cilat haptas shfaqin simpati për politikën agresive të Putinit të madh dhe Putinit të vogël serb Vuçiq, nga vlerësimi serb edhe të ardhjes së mundshme të sërishëm në shtëpinë e bardh të Trumpit ,rrethana të  vlerësuara si të volitshme për politikën pushtuese serbe, me sulme të mundshme kundër integritetit territorial të Kosovës dhe rendit kushtetues të saj.

Serbia nuk e fshehë faktin  se tani më është në përgatitje për realizimin e konceptit të “botës serbe: edhe përmes mjeteve luftarake , duke kërcënuar Kosovën dhe shqiptarët për sulme ushtarake. Dhe Serbia po vazhdon me ndjekjen e politikave të saja edhe me Rusinë agresive, ndaj shtetit dhe popullit ukrainas dhe në aleanca të ngushta me Kinën dhe vendet islame, duke u pozicionuar qartë me mburrje në këto aleanca  , e duke i përdor parat dhe përkrahjen ledhatuese të Bashkimit Evropian, kundër interesave të Aleancës Perendimore. Bashkimi Evropian, i ka vënë viktimës së Serbisë ,Kosovës  masat e sanksioneve, për fajin e Serbisë, e cila në vazhdimësi, krijon skenar të ndryshëm agresive kundër rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës. 

Serbia manipulon me pakicën serbe të Kosovës, për të destabilizuar Kosovën ngase edhe stimulohet  nga presidenti francez Makron edhe përmes pritjes protokollare  madhështore, aleatit më të ngushtë rus, të Putinit të vogël Vuçiq, në realizimin me lehtësi të botës ruso-serbe kundër vendeve fqinje, nën pretekstin e mbrojtjes së minoritetit serb. Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban i  shtynë përpara agjendat serbe, të politikës hegjomoniste,  ndaj fqinjëve  të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dhe çka po i kërkohet  Kosovës,  të pranon viktimizimin dhe mos ekzistimin e vetë nga Serbia, apo të shkohet në përgatitje , për luftën mbrojtëse të ekzistencës së vetë kombëtare e shtetërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".