Lexoni edhe:
Çka po i përgatitet Kosovës në prapaskenat e politikëbërësve evropian?
Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka
Shtetet me ndikim do të bëjnë përpjekje të shtuara në lidhje me dialogun, sikur shihet një nxitje në këtë drejtim ka ardhur edhe nga Franca ,por edhe nga vendet tjera europiane si Gjermania dhe Anglia. Roli i këtyre tri vendeve me ndikim ndaj rajonit e në këtë rast ngada procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është i dukshëm, dhe sigurisht se trysnia ndaj palëve do të jetë gjithnjë e në rritje që të përmbyllet dialogu dhe kështu të ecet përpara.
-Vetë presidenti francez Macron e potencoi qartë në takimin që pati me presidentin serb Vuçiq se ai pret nga palët që sa më shpejtë të zabtojnë detyrimet e marra nga marrëveshja dhe dallimet apo çështje komplekse t'i zgjidhin në dialog ,ashtu që ky rajon dhe këto vende të ecin në rrugën e integrimeve euroatalantike dhe jo të mbesin penga i së kaluarës. Më saktësisht presidenti francez e shfaqi qartë mesazhin e tij me ndikim kur tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe zotim për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjithë kjo është përfshirë në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar. “Franca do të sigurohet që çdo hap i marrëveshjes do të përmbushet”.
Çka po i përgatitet Kosovës në prapaskenat e politikëbërësve evropian?Lexoni edhe:
Poashtu presidenti Macron ka rikujtuar se edhe përgjegjësit për përshkallëzimin dhe destabilizimin e situatës në veri, me sulmin e 24 shtatorit, duhet të dalin para drejtësisë. Mesazh të ngajshëm presidenti frances Macron patë edhe për Prishtinën duke deklaruar se : “Po ashtu dua që Prishtina të respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me shumicë serbe,“ pastaj duke përmendur edhe Asociacionin si një çështjet që duhet adresuar sipas tij. Këto mesazhe vijnë për palët nagse tani është koha që të lëvizet shpejt dhe që vendet dhe rajoni të përgatiteten për hapat e ardhshëm të proeseve të integrimit në institucionet europiane dhe organizatat ndërkombëtare.
Sigurisht që zbatimi në pako(11 pikave) i marrëveshjes do të ishte shumë i dobishëm sesa pjesë pjesë,sepse pjesë pjesë vetëm sa merrë kohë, ndërsa si pako marrëveshjet mund të përmbyllen me zbatim dhe në përgjithësi më shpejt.Prandaj ,Serbia nuk donë që të zabtohen në pako, sepse interesi i saj nuk është marrëveshja e as zbatimi por të pengojë, të zgjasë sa më shumë dhe të merrë sa më shumë kohë ashtu që duke e zvarritë të mundohet ta lë fajtore Kosovën, por që në fakt ajo është pengesa kryesore pse marrëveshjet nuk po gjenë zbatim në pako dhe nuk po ka nënshkrim përfundimtar për ta përmbyll dialogun e stërzgjatur që nga çlimrimi dhe pavarësia e Kosovës.Poashtu Serbia mundohet ta lidhë dialogun me përfundimin e luftës në Ukrainë dhe se çfarë drejtimi do të marrë zgjidhja atje, pra me fjalë të tjera Serbia nuk është e intersuar të ketë një zgjidhje,e as të arrihet një zgjidhje përfundimtare e normalizimit, ajo dëshiron zvarritje, nxjerrje të problemeve tjera,apo pengesa që vetëm të mos arrihet te qëllimi përfundimatr i përmbylljes së dialogut dhe normalizimit.
Tani tri vendet me ndikim sikur u tha me lartë, Gjermania, Franca dhe Anglia do të kërkojnë nga Serbia dhe Kosova që të ulen në tavolinën e dialogut dhe me ngutë të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.Të dy vendet duhet të jenë të gatshme plotësisht për të përmbushur zotimet e marra dhe që ardhmja e tyre europiane të shfaqet në horizont,përndryshe do të mbesin pengë të së kaluarës dhe kështu nuk do të mund ta zënë hapin që do të marrin vendet tjera të rajonit tonë drejtë udhës së integrimit europian.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".