Lexoni edhe:
Pahor në vend të Lajçakut, për një kthesë të madhe pas dështimit të lidhjes pro-serbe, Lajçak-Escobar
Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka
Kur dihet se deri më tani kemi parë një dialog që është ndërmjetësuar nga dy përfaqësues që vinin nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe në shumë raste tregonin njëanshmëri të dukshme në procesin e bisedimeve në vitet që lamë pas, kjo edhe e dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme arritjen e marrëveshjes së normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lajçak dhe Borrel patën absolutisht zero ndikim në dialog. Kontradiktat që sollën ata mbetën ende të pazgjidhur edhe sot.
-Propozimi që ish-presidenti slloven Borut Pahro të jetë emisar special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje tjera të rajonit të Ballkanit perëndimor, është i qëlluar pasi që ai ka përvojë të gjatë dhe e njeh mjaftë mirë mozaikun e Ballkanit prej nga edhe ai vetë vije. Ardhja e tij në këtë post do të ishte një kthesë vendimtare drejtë finales së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, për arritjen dhe zbatimin e marrëveshjes që në qendër ka njohjen reciproke në mes të dy shteteve. Zëvendësimi i Lajëakut me diplomatin e njohur slloven të karrierës Z. Borut Pahor është shumë i rëndësishëm dhe në momentin e duhur,kur dihet se kjo figurë e dëshmuar politike dhe diplomatike është ngritur dhe ndërtuar në realitetin e hapësirës ballkanike të ish-Jugosllavisë, shtet i cili ndër të parët e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por sigurisht që nuk e ka harruar edhe faktin se fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë pati nisur pikërisht me sulmin e forcave serbe që provuan të bëjnë kundër shtetit të tij, Sllovenisë.
Duke ditur këtë ai në fakt vjen nga një vend që e njeh mjaftë mirë mentalitetin e Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe mundësit dhe fushat ku do të mund të shkelet s’bashku në dialog për të arritur kështu në fund të dialogut me një marrëveshje përfundimtare të normalizimit dhe të hapjes ndaj të ardhmes së Kosovës ashtu edhe Serbisë si dy shtete brenda Bashkimit Evropian. Gjithashtu duhet nënvizuar edhe këtë se ish presidenti sollven Pahor do të jetë një ndërmjetës i paanshëm dhe kreativ do të sjell ide të ekuilibruara , ide të reja dhe ndoshta edhe një fryme të re në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kur dihet se deri më tani kemi parë një dialog që është ndërmjetësuar nga dy përfaqësues që vinin nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe në shumë raste tregonin njëanshmëri të dukshme në procesin e bisedimeve në vitet që lamë pas, kjo edhe e dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme arritjen e marrëveshjes së normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lajçak dhe Borrel patën absolutisht zero ndikim në dialog.
Kontradiktat që sollën ata mbetën ende të pazgjidhur edhe sot. Diplomacia e Lajçak dhe Borrel ishte disi e tepruar në formulat absurde të saj, madje edhe ndaj palëve të barabartë. U pa që në fillim se ajo lloj diplomacie e tyre do të ishte e pasuksesshme dhe mirë që tani ka në dispozicion një ndërmjetësues më të mirë të mundshëm për një lloj tjetër diplomacie dhe fryme tjetër në dialog që prodhon rezultate pozitive dhe kompromise nga të dy palët. Me pak fjalë ish-presidenti slloven dhe diplomat i karrierës z. Pahor sigurisht që do të vijë me këshilla të shoshitura mirë ,udhëzime të sakta dhe qëllime të qarta se si do të arrihet deri të një marrëveshje e pranueshme e normalizimit për të dyja palët duke mbajtur në qendër njohjen e ndërsjellë dhe ecjen përpara të dy shteteve drejtë të ardhmes evropiane.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".