Lexoni edhe:
E vërteta del në shesh, KGJK e pranon dështimin
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani
Thirrja e radhës e ambasadorit gjerman Rohde, pra i një shteti ndër më të fuqishëm të botës, që është Gjermania, me kërkesë që Qeveria e Republikës e Kosovës të lëvizë për Asociacionin, duhet marr seriozisht dhe nuk duhet për asnjë sekondë të lihet pas dore. Natyrisht se askush nuk kërkon që për asnjë milimetër të lëvizet që të shkon në dëm të vendit dhe që nuk është me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse po u bë njëherë ajo nuk kthehet më.
-Gjithsesi që kjo qeveri duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos ndodhë sikur që ju falen "CRNA GORES" dhe le ti kthejnë tani ata banda që thonin se do të kthehen. Dhe, a e kthyen? Kurrë nuk do të kthehen sepse bandat e shitën vendin si të ishte malli i babës dhe si plaçkë pazari. Kur e them këtë e kam parasysh nga përvoja e hidhur nga bandat qeveritare të më hershme që vepruan vetëm për interesa të veta dhe që i ranë sakicë e hanxhar vendit. A qëndron kjo apo jo? Ja po ja jap disa shembuj: Të marrim pjesët që kanë të bëjnë atje në kufi me Maqedoninë e Veriut, pastaj ta marrim Çakorrin, Zhlebin dhe në përgjithësi 8.200 hektar toke.
E vërteta del në shesh, KGJK e pranon dështiminLexoni edhe:
Pra edhe në këtë rast që na duhet si asnjëherë më parë duhet pasur kujdes sepse çka ikën njëherë nuk kthehet më. Por, ama nuk guxon të injorohet kërkesa e një miku që historikisht na ka përkrahur në ditët më të vështira. Po ashtu, e kam fjalën se na ka ardhur një rast kah dera që të mos e humbin mbështetjen në Këshillin e Ministrave që së shpejti do të votohet për Këshillin Evropian, pra pritet që të votohet në muajin maj. Pra, çdo vonesë dhe mos lëvizje do të na kushton shumë shtrenjtë dhe po e përsëris jo që të rrezikohet më vonë stabiliteti i shtetit dhe që mund të keqpërdoret. Duhet pasur parasysh sidomos qëllimet e errëta që kërkon Serbia fashite, që kurrë nuk na ka dashur si fqinj, por dëshira e tyre që të mos ekzistojmë jo vetëm si shtet por as si qenie e gjallë njerëzore, që në programet e tyre terroriste kishin qëllimin që asnjë plis bardh të mos jetë mbi sipërfaqen e tokës, por bazohem dhe kam besim të plot vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë e Anglisë.
Pra modelet që janë në tavoline pa vonuar fare është e rrugës që ti dërgohen sa më parë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të vendoset nga atje. Nuk ka arsyetim për vonesat e panevojshme dhe për një gjë të tillë të mbahet peng e ardhmja e e vendit. Në fund të fundit, Serbia kërkon që Qeveria e Kosovës të gaboj në hapa që kanë të bëjnë për të mirën e vendit dhe ajo pastaj të kërcej bëf dhe të na vihet grusht i fortë, dhe që pastaj ne do të mallkojmë edhe veten. Serbia fërkon duart që të ndodhë kjo.
Pra askush nuk kërkon që kjo të shkon në dëm të interesave të vendit për të cilin është derdhur shumë gjak, dhe ne dihet se nuk shkelim në atë gjak të shtrenjtë, por ama nuk duhet vonuar assesi se fatin dhe rastin e kepi pra derës. Dhe si themi ne në popull, çka vjen njëherë, nuk vjen përherë, po ashtu nuk shkon ajo ngreh e mos këput, por sa më parë të hedhim hapa të sigurt dhe aspak të dëmshëm. Tani shumë shtete i kemi në anën tonë dhe që na mbështesin pa rezervë dhe sidomos kur është fjala për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë njëkohësisht nuk na bënë mirë nëse shkojmë ne me kryeneçësi dhe me dajak në krah, por duhet vepruar ashtu që çdo gjë të shkon në të mirë të vendit dhe popullatës së këtushme për të cilën edhe e kanë marr besimin e popullit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".