A është duke u bërë një rend i ri botëror?
Fadil Maloku
1. Siç po duket, Amerika po tërhiqet gradualisht nga ndihma e premtuar ndaj Ukrainës dhe se këtë problem do ia “delegoj” së shpejti BE-s. Gjeopolitika e re (pas luftës në Ukrainë dhe në Gaza) amerikane me reduktimin e “përkujdesjes” si ndaj Evropës, ashtu edhe ndaj Ballkanit Perëndimor vetëm sa do e hap pa asnjë dyshim “kutinë e Pandores” për një Rend të ri bipolar botërorë.
2. Po ashtu hetohet se Uashingtoni tashmë kapacitetet e veta po i drejton shumë më shumë kah Kina dhe Paqësori. Këtë fakt, tani kanë filluar ta “pëshpërisin” zëshëm shumë nga kancelaritë e Brukselit. Ani pse nuk duhet harruar se Amerika përmes NATO-s, ende si superfuqi globale mund ta kontrolloj pa probleme të theksuara si sigurinë ashtu edhe stabilitetin e rajoneve… siç është edhe Ballkani Perëndimor, ku Serbia përmes Aleksander Vuçiqit po e loz rolin e Putinit të vogël…
3. Rreziku për një deevropianizim (lexo; një kaos politik e ekonomik) të Amerikës mund të vij vetëm me rizgjedhjen e mundshme të Donald Trumpit. I cili sipas shumë analistëve perëndimor, po edhe vetë deklaratave të tija publike në fushata, është i interesuatër më shumë për “interesat amerikane” se sa ato globale evropiane.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".trump