Lexoni edhe:
Lista serbe në veri të Kosovës organizatë mafioze e Beogradit që duhet të përjashtohet, izolohet dhe ndëshkohet
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Në Kosovë gjendet për vizitë z.Ariella Viehe, nga Shtabi i Përgjithshëm i NATO-s. Kosova gjendet nën rrethim të egër të forcave militare dhe paramilitare serbe. Rreth Kosovës janë vendosur shumë forca ushtarake dhe kanë sjellur një makineri të rëndë luftarake.Brenda në Serbi po ushtrohen grupe të veçanta serbo-ruse për akte terroriste brenda në Kosovë. NATO është prezent në Kosovë me rreth 6 mijë forca ushrarake. Takimet e nivelit të lartë të shtetit të Kosovës me shefen e re aktuale, Divizioni per Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, zonjën Ariella Viehe, tregon interesin e NATO-së ndaj rajonit. Gjendja është e rëndë. Ndaj Kosovës priten aksione të ashpëra dhe terroriste luftarake.
NATO ka forcuar KFOR-in dhe ka kërkuar nga palët që të respektojnë qëndrimet e BE-së dhe paqen. Vizita e z. Viehe po tregon interesimin e NATO-së dhe rrezikun e lartë për luftë në Ballkanin Perëndimor. Serbia donë bashkimin e botës serb në një shtet. Kjo, pa luftë nuk mund te realizohet. Priten aksione. Vizita e z.Viehe tregon interesimin e NATO-së dhe vendosmërinë për të ruajtur paqen në këtë pjesë të rajonit. Porosia është e qartë. NATO nuk tërhiqet nga detyrat që ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".