Lexoni edhe:
Secili shtet që ka bërë krime duhet të përballet me të kaluarën e tij, të merret shembulli nga ish-kancelari gjerman Willy Brandt
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Z. Macron e ftoi Vuçiqin në Parisë dhe u lidhën një varg marrëveshjesh. Serbisë iu premtuan edhe 12 aeroplanë luftarak të Ushtrisë së Francës. Tamam sikurse Serbia mos të ishte e armatosur nga Rusia, Kina e Irani. Morri edhe aeroplanë francez. U krijua një shtet militar serb shumë i rrezikshëm dhe me pikësynime te bashkimit të botës serbe në një shtet serb në Ballkanin Perëndimor.
Franca është historikisht në anën e Serbisë. Franca ka qenë historikisht ne anën e sllavëve në Ballkan dhe në Evropë. Serbia ka fituar me ndihmën e Francës territore të gjerë të shqiptarëve. Në Kongresin e Berlinit, më 1878, kalon Franca në anën e Rusisë dhe Serbisë i aneksohet Kosova veriore deri në Nish. Malit të Zi i aneksohet Ulqini, Tivari, Plava dhe Gucia, Hoti dhe Gruda. Greqisë i kalojnë nga Kongresi i Berlinit territoret në Jug të Shqipërisë. Edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1912/13, ishte Franca në anën shtetit serb. Sikur të mos mjaftonte territori verior i Kosovës i aneksuar në Kongresin e Berlinit shtetit serb, me propozimin ruso-francez dhe angleze kalon e gjysma tjetër e shtetit shqiptar (shih: Kosova, Lugina e Preshevës dhe viset shqiptare nën Maqedoni) nën sundimin e Beogradit. Greqisë i aneksohet Janina dhe Çamëria. Edhe në vitet 1999/2000 kalon Franca në anën serbe dhe e bënë spastrimin e veriut të Kosovës nga shqiptaret. Tash është hartuese së bashku me Gjermaninë e Planit Franko-Gjerman mbi çështjen Kosovë - Serbi.
Mbi atë plan doli Marrëveshja Kosovë - Serbi e Brukselit, e marsit të vitit 2023, si dhe Aneks marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje duket se nuk po i kënaqë pikësynimet e Francës. Z. Macron e ftoi Vuçiqin në Parisë dhe u lidhën një varg marrëveshjesh. Serbisë iu premtuan edhe 12 aeroplanë luftarak të Ushtrisë së Francës. Tamam sikurse Serbia mos të ishte e armatosur nga Rusia, Kina e Irani. Morri edhe aeroplanë francez. U krijua një shtet militar serb shumë i rrezikshëm dhe me pikësynime të bashkimit të botës serbe në një shtet serb në Ballkanin Perëndimor. Me këtë, doli Franca, edhe tash, në anën sllave. Dhe natyrisht se priten aksione konkrete të Serbisë kundër shteteve tjera. Kosova gjendet në ballë të agresionit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".