Lexoni edhe:
Me rezolutën për krimet në Srebrenicë hapet rruga ligjore dënimit të Serbisë për gjenocid kundër njerëzimit
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Tani vetëm brenda pak ditëve kemi dy vrasje të grave nga burrat ose ish-burrat e tyre. Që të dy recidivist e me të kaluar kriminale. Të thuhet se këto janë raste të jashtëzakonshme, nuk ka më ndonjë vlerë për faktin se raste të tilla të jashtëzakonshme janë duke ndodhur për shumë vite rresht, tani janë bërë të zakonshme. Këto raste janë episode të vazhdimit të serisë se kafshimeve nga krimi.
- Ky nivel i krimit është nivel alarmant për shumë vite pa as edhe një ndryshim, në fakt ka rritje të nivelit. Niveli alarmant i krimit është arritur nga pa ndëshkueshmëria e krimit për shumë vite rresht, janë dekada tani.
Sigurimi i pa ndëshkueshmërisë se krimit është rritur nga veprimtaria e rrjetit serbo-rus e instaluar fuqishëm brenda institucioneve të Kosovës fill pas përfundimit të luftës së fundit. Qeveria e tanishme ka marrë besimin e qytetarëve që të kryej ndryshimet e nevojshme për të siguruar ndëshkimin e krimit. Është në përfundim të mandatit dhe nuk kemi as edhe ndryshimin më të vogël në ndëshkueshmërinë e krimit. Sigurimi i pa ndëshkueshmërisë së krimit është i njëjtë si nën qeverisjet e kaluara, në fakt ka pa ndëshkueshmëri më lartë.
.Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".