Lexoni edhe:
Me rezolutën për krimet në Srebrenicë hapet rruga ligjore dënimit të Serbisë për gjenocid kundër njerëzimit
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Siç u njoftua nga media vendore dhe ndërkombëtare ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, përfundimisht miratuan një tekst të përditësuar të qëndrimit të përbashkët për kapitullin 35, i cili nënkupton se Serbia do të detyrohet të zbatojë plotësisht detyrimet e saj që dalin nga Marrëveshja e Brukselit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, në përputhje me aneksin e Ohrit, mbi zbatimi i tij, të rënë dakord më 18 mars 2023.
-Vet ky akt parimor dhe i drejtë, tregon përfundimisht se Vuçiqit ngadalë por sigurt, po i ngushtohet fusha e manovrimit dhe mashtrimit në masë, që po zgjatë tash e mbi 12-13 vite, me mos zbatim të marrëveshjeve me Kosovën, duke u kushtëzuar për herë të parë, nga BE për zbatimin e tyre ose mbylljen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE. Në tekstin i cili do të futet si pjesë integrale e bisedimeve në kuadër të kapitullit të negociatave, dhe i cili u miratua në mbledhjen e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER), d.m.th. në nivel të ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, thuhet se të gjitha diskutimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.
Madje sipas raportimit të vetë mediave serbe, si "Tanjugu" të kontrolluar nga Vuçiq, teksti për kapitullin 35 të negociatave është miratuar pa diskutim në COREPER dhe me gjasë të hënën, do të konfirmohet edhe në Këshillin e BE-së për Punë të Jashtme, pas së cilës do të dërgohet zyrtarisht në Beograd si teksti i pozicionit negociator të BE-së për kapitullin 35. “Kapitulli 35, Artikulli 1 është aneks që i referohet obligimit të Serbisë për normalizimin pa kusht të marrëdhënieve me Kosovën, vendim ky i Bashkimit Evropian që bazohet në qëndrimin e përgjithshëm për Konferencën e Anëtarësimit me Serbinë (CONF-RS 1/14). Ky u nënshtrohet parimeve negociuese të miratuara aty, në veçanti:– çdo pikëpamje e shprehur nga Serbia ose BE-ja për ndonjë kapitull specifik të negociatave në asnjë mënyrë nuk do të paragjykojë qëndrimin që mund të merret për kapitujt e tjerë;– marrëveshjet e arritura gjatë negociatave për kapituj të veçantë, qoftë edhe të pjesshëm, nuk mund të konsiderohen si përfundimtare derisa të arrihet një marrëveshje e përgjithshme.
Kuptohet marrëveshje për të gjithë kapitujt; – avancimi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE do të udhëhiqet nga progresi i Serbisë në përgatitjen për anëtarësim, i cili do të matet veçanërisht me angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt një përmirësimi të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, si dhe nga kërkesat e tjera të përfshira në pikën 23 të Kornizës Negociuese, thuhet në këtë dokument. Kapitulli 35, çështjet tjera, Artikulli 1: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të jetë lidhja ndërmjet këtij Dialogu dhe negociatave të anëtarësimit, ku thuhet se Serbia duhet ta përfundojë pjesën e saj të punës për zbatimin e marrëveshjeve të 25 gushtit 2015, dhe të përfundojë angazhimet e saj të mbetura sipas marrëveshjeve të mëparshme teknike, për të çuar më tej, në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në përputhje me kornizën negociuese.
Tutje thuhet se për të marrë parasysh zhvillimet e ardhshme në dialog, ky grup i parë i standardeve të përkohshme do të përditësohet, sipas rastit dhe “progresit" në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, veçanërisht në zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”. Përndryshe, komisioni në përputhje me pikën 25 të kornizës negociatore, me vetiniciativë ose me kërkesën e një të tretës së Shteteve Anëtare, propozojnë mos hapjen dhe/ose mbylljen e kapitujve të tjerë negociues duke përshtatur punën përgatitore shoqëruese, sipas rastit, mesazhe këto që flasin qartë, për kushtëzimin serioz, deri në Izolim të Serbisë, nëse nuk ndërron qasjen dhe nuk fillon ti zbatojë të gjitha ato për të cilat është pajtuar, detyrime në mesin e të cilave përfshihet edhe mos pengimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, sikur rasti me KiE!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".