Demonstrimet e fundit të forcës ushtarake serbe, treguesi më i qartë që flet për kërcënimin për pushtim

Demonstrimet e fundit të forcës ushtarake serbe, treguesi më i qartë që flet për kërcënimin për pushtim
Demonstrimet e fundit të forcës ushtarake serbe, treguesi më i qartë që flet për kërcënimin për pushtim

Muhamet Kelmendi

  • 18 April 2024 - 07:47

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Serbia po armatoset. Po e shfrytëzon mirë luftën ruso - ukrainase dhe atë në Lindjen e Afërt. Po kërcënon me front të ri të luftës në Ballkan. Angazhimin e NATO-s dhe të Anglisë e të SHBA-ve në Ukrainë, në Lindje të Afërt dhe në detin jugor të Kinës, me Tajvan, dhe po del hapur kundër BE-së dhe NATO-s. Tash po merr aeroplan luftarak edhe nga Franca.

-Serbia ashiqare po tregon se e synon ripushtimin e Kosovës. Për aktualitetin në Kosovë dhe agresionin serb po shkruhet dhe po diskutohet mjaft. Tash po shihet qartë qëllimi i ripushtimit të Kosovës. Serbia po e kërcënon hapur me agresion Kosovën. Nuk e njeh as de -facto dhe as de - jure dhe deklaron hapur pikësynimin për ripushtimin e Republikës së Kosovës. Beogradi po punon në dy drejtime: 1. Nëpërmjet Listës Serbe ka dalë kundër regjistrimit të popullsisë se komunitetit serb dhe, edhe kundër votimit për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës dhe 2. Kërcënon me agresion ushtarak dhe po bënë përgatitje të grupeve kriminale në Serbi. Duket se Beogradi ka zgjedhur, në njërën anë, mos dëgjueshmërinë qytetare si mjet kundër shtetit të Kosovës dhe, në anën tjetër, po përgatitë grupe kriminale dhe e ka vendosur ushtrinë për rreth kufirit me Kosovën. Beogradi që në fillim ka hedhur poshtë çdo strategji njohje "de facto" të Kosovës.

Beogradi e përsëriti këtë: "përsëri dhe përsëri, duke treguar se nuk ka marrëveshje. Nuk ka pasur kurrë". Faktet bindin se Serbia synon ripushtimin e Kosovës. Nuk është qëllimi i paqes dhe i zgjidhjes së çështjes, por i përfitimit të kohës,kuptohet për të vepruar kundër Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Vuçiq ka treguar se nuk është për paqe dhe nuk e njeh në asnjë mënyrë Kosovën si shtet. Serbia po armatoset. Po e shfrytëzon mirë luftën ruso - ukrainase dhe atë në Lindjen e Afërt. Po kërcënon me front të ri të luftës në Ballkan. Angazhimin e NATO-s dhe të Anglisë e të SHBA-ve në Ukrainë, në Lindje të Afërt dhe në detin jugor të Kinës, me Tajvan, dhe po del hapur kundër UE dhe NATO-s. Tash po merr aeroplan luftarak edhe nga Franca. Priten armë të reja nga Rusia e Kina. Ka edhe dronë iranian etj. Këto tregojnë një militarizim të ashpër të Serbisë. Priten aksione dhe aksione. Serbia ndalet vetëm nga BE, NATO dhe SHBA. Këto e kanë në dorë paqen dhe luftën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".