Asociacioni - si një gjemb mbi kurriz dhe gurë pengese në rrugë e integrimit euroatlantik të Kosovës

Asociacioni - si një gjemb mbi kurriz dhe gurë pengese në rrugë e integrimit euroatlantik të Kosovës

Gjon Keka

  • 18 April 2024 - 16:13

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

 

Komunitetet në Kosovë kanë aq të drejta sa është e habitshme se si është kërkuar dhe lejuar që të ketë edhe asociacion shtesë. Por duke ditur se asociacioni ka dal si një kompromis i dhimbshëm, si një gjemb mbi kurrizin e shtetit të Kosovës nga bisedimet që nga e kaluara edhe tani dhe ka mbet si një zotim se do të realizohet,atëherë është e udhës që Qeveria ta procedojë asociacionin me një theks të veçantë të garancisë së miqve e aleatëve si ShBA dhe disa nga vendete mike evropiane. Ardhja e shpeshtë e emisarit gjerman Manuel Sarrazin në Prishtinë dhe këshillat e kërkesat e tij konkrete drejtuar Qeverisë që të ecë përpara si me Asociacionin dhe çështje tjera tregon se Gjermania ashtu sikur edhe ShBA si vende që e mbështesin fortë Kosovën dhe i qëndrojnë në krah i kanë dhënë Garancitë e nevojshme Kosovës që kjo punë të marrë drejtim dhe të mos mbetet pengesë në udhën e shtetit të Kosovës në integrimet euroatlantik dhe në anëtarësimin në organizata evropiane dhe ndërkombëtare.

 

 

Sa i përket çështjes së Asociacionit tanimë garancitë nga vendet mike si ShBA ,Gjermania dhe vendet tjera evropiane i janë dhënë Kosovës që ky asociacion nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive dhe as nuk do ta rrezikojë funksionalitetin dhe unitaritetin e Shtetit të Kosovës. Tani çështja është se si do të duket në praktik ky asociacion , a do të mund të futet brenda Asociacionit të Komunave të republikës së Kosovës apo të ketë një lidhje me Asociacionin e Komunave të Kosovës , sepse duke qenë se ky asociacion do të duhet të jetë sipas modelit evropian atëherë edhe funksioni i tij do të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe në një lidhje të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Republikës së Kosovës. Megjithëkëtë dihet se Asociacioni nuk ka qenë aspak i nevojshëm ,sepse të gjithë komunitetet në Kosovë e sidomos komuniteti serb kanë të drejta që asnjë nga shtetet evropiane nuk i ka për pakicat e tyre, pra Kosova është konsideruar një shtet multi etnik sipas pakos së Ahtisarit dhe nga kjo pako ka dal pavarësia së pari e mbikëqyrur pastaj pavarësia e plotë si dhe kushtetuta e republikës së Kosovës.

 

Me fjalë të tjera komunitetet në Kosovë kanë aq të drejta sa është e habitshme se si është kërkuar dhe lejuar që të ketë edhe asociacion shtesë. Por duke ditur se asociacioni ka dal si një kompromis i dhimbshëm, si një gjemb mbi kurrizin e shtetit të Kosovës nga bisedimet që nga e kaluara edhe tani dhe ka mbet si një zotim se do të realizohet,atëherë është e udhës që Qeveria ta procedojë asociacionin me një theks të veçantë të garancisë së miqve e aleatëve si ShBA dhe disa nga vendete mike evropiane. Ardhja e shpeshtë e emisarit gjerman Manuel Sarrazin në Prishtinë dhe këshillat e kërkesat e tij konkrete drejtuar Qeverisë që të ecë përpara si me Asociacionin dhe çështje tjera tregon se Gjermania ashtu sikur edhe ShBA si vende që e mbështesin fortë Kosovën dhe i qëndrojnë në krah i kanë dhënë Garancitë e nevojshme Kosovës që kjo punë të marrë drejtim dhe të mos mbetet pengesë në udhën e shtetit të Kosovës në integrimet euroatlantik dhe në anëtarësimin në organizata evropiane dhe ndërkombëtare. Vetë fjalët e emisarit gjerman Sarrazin se :“Gjermania njeh Kosovën, por, edhe ne jemi të bindur se kjo është gjëja e duhur të bëhet, veçanërisht tani dhe të shkohet më tej. Mund të keni besim tek Gjermania, ne kurrë nuk do të përkrahim ndonjë formë të Asociacionit që minon integritetin e Kosovës, por, moskrijimi i Asociacionit nuk çon drejt BE-së”. Shihet që Gjermania dhe ShBA janë në sinkron në lidhje me këtë dhe kanë të njëjtin qëndrim ,të njëjtat kërkesa dhe garanci se kjo çështje nuk do të dëmtojë Kosovën ,por do t'ia heq vetes një pengesa që i ka mbetur dorë pas dore Qeverive të kaluara e deri tek kjo tani. Duke ditur se së shpejti do të futet në rend dite anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës atëherë ,do të ishte mirë që të lëvizet më këtë çështje dhe të ecet përpara ,të largojë këtë pengesë rrugës që i ka mbetu nga e kaluara dhe të fokusohet Qeveria kah e ardhmja, duke u mbështetur në garancitë dhe këshillat e miqve dhe aleatëve sikur janë ShBA ,Gjermania dhe vendet tjera mike evropiane.

 

Është koha që të lëvizet që të mos ketë asnjë pengesë në momentin që futet në rend dite anëtarësimi i Kosovës në KiE ,sepse Serbia pret me padurim që Kosova të dështojë në këtë proces,dhe për të mos i dhënë Serbisë asnjë arsye as të fitojë poenë politik dhe diplomatik duke u thirrur vazhdimisht në asociacionin ,tani Kosova të tregohet e mençur ,vizionare dhe e palëkundur në rrugën e saj të forcimit të shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian. Dhe krejt në fund ,mendoj se është humbje kohë të sillet vazhdimisht nëpër tavolina diskutimesh asociacioni është bërë gati rutinë e pashëndetshme për frymën demokratike të vendit,kur dihet se një ditë do të duhet me bërë,sepse ka mbet një problem i së kaluarës që kërkon të zgjidhet me sa më pak pasoja ,dhe me garanci nga miqtë dhe aleatët që mbështesin Kosovën në udhën e saj të integrimeve euroatlantike

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".