Lexoni edhe:
NATO e ka seriozisht, me shtimin e trupave në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë po ja tregon Serbisë dhëmbët e ujkut
Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka
Kosova në këtë kohë nuk duhet ta lëshoj nga sytë qëllimin për të cilin tani është shumë ë rëndësi ta arrijë ,e ky është anëtarësimi përfundimtar në Këshillin e Evropës. Sikur thotë një fjalë e urtë popullore „Hekuri rrihet sa është i nxehtë“ kështu është edhe në punët e diplomacisë dhe ato të jashtme , kur një çështje është në tryezë , do të thotë se ajo çështje duhet të marrë drejtimin e duhur dhe kështu edhe të rregullohet përfundimisht.
-E rëndësishme në këtë kohë është që Kosova t'i kryej detyrat e saj të shtëpisë, të mos kënaqet asnjëherë me arritjet,të vazhdojë në shkallët e ngjitjes lartë si shtet dhe shoqëri demokratike evropiane,tani të mbajë fokusin aty që deri më 16 maj të punojë me miq dhe aleatë që ky proces ,ky tren i Kosovës në drejtim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës të arrijë cakun për të cilën është nisur dhe kështu të kurorëzohet me anëtarësimin e saj përfundimtar në këtë organizatë të rëndësishme evropiane.
është rast historik kur Rusia është jashtë Këshillit të Evropës, kur Serbia nuk ka asnjë ndikim për shkak të lidhjeve tradicionale të saj me Rusinë,kur disa nga vendet evropiane si p.sh. Rumania dhe të tjerë arritën ta formësonin qëndrimin e tyre pozitiv ditëve që lamë pas ,edhe pse këto vende nuk e kanë njohur Kosovën ata e mbështetën anëtarësimin e saj aty. Kjo tregon se Kosova duhet të punoj edhe me ato vende që të arrijë jo vetëm anëtarësimin në Këshillin e Evropës por edhe të arrij në oborrin e shteteve të bashkimit evropiane që nuk e kanë njohur që ta marrë edhe njohjen e tyre pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Sikur e tha edhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet,“se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë. Por, qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj – kur pritet vendimi përfundimtar, prandaj Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme që të mos e humb shansin, por duhet të lëvizë përpara. Dhe se këshilla e tij do të ishte që Qeveria ta dërgonte draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese dhe të lirohet nga kjo barrë...“Po ashtu ai potencoi edhe këtë se:“Nëse shohim muajin e fundit, dhe jo vetëm ditën e fundit, kjo ishte një periudhë me plot befasi. Mbështetja ishte e gjerë, edhe nga shumë njerëz kyçë në Asamblenë Parlamentare që vijnë prej vendeve që nuk e njohin Kosovën, si: raportuesja nga Greqia, kreu i grupit liberal nga Rumania, kryetari i asamblesë që është nga Greqia...Pra, edhe nga vende që e njohin Kosovën, edhe nga ato që nuk e njohin, mbështetja ishte e gjerë. Në komitete, gjithashtu – në komitetin politik që u mblodh pak javë më parë në Paris, dhe në komitetin ligjor që u mblodh këtë javë në Strasburg, mbështetja ishte e madhe”.
Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca duhet t’i ndërprejnë bisedimet me SerbinëLexoni edhe:
Prandaj duke parë këtë Kosova tani duhet me të gjithë mundësit dhe energjinë që të arrijë të hyjë plotësisht brenda Këshillit të Evropës dhe me urtësi ,vizion e guxim t'i lëviz në mënyrë pozitive disa gjëra në Kosovë sikur është Asociacioni dhe të mos ndalet në asnjë fushë të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit e rendit, ashtu që në momentin e vendimmarrjes atë ditë pra më 16 maj të ketë suksesin e garantuar. Kosova nuk duhet t'i jap asnjë mundësi kënaqësie Serbisë që ta shfrytëzojë ndonjë gjë sikur është tema e asociacionit, pra të mos i lejojë asnjëherë Serbisë të kapet pas kësaj teme, dhe të pengojë kështu hapat e Kosovës drejtë anëtarësimit si në Këshill të Evropës ashtu edhe në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Prandaj gjatë kësaj kohe e deri më 16 maj kur edhe do të vendoset përfundimisht që Kosova të hyj,respektivisht të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, ajo duhet që të loboj fuqishëm dhe me miqtë , aletatë dhe vendet tjera mbështetëse si ato që nuk e kanë njohur ashtu edhe ato që e kanë njohur që të arrijë fitoren historike të anëtarësimit në Këshill të Evropës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".