Lexoni edhe:
Vuçiq i dorëzuar, e pranon se nuk e bllokon dot anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shkruan: Shefik Shkodra
Pranimi i Kosovës në KiE është një shkallë e pranimit të shtetit tonë nga Evropa. Dhe na mund t’i falënderojmë edhe sot për gjestin që kanë bërë, dhe që kanë treguar edhe një simpati të veçantë ndaj nesh. Veprimi në këtë mënyrë, ndoshta është dashur edhe më herët, së paku para dhjetë vjetëve. Na duket shumë vonë. Por, të jemi të qartë, faji është edhe i joni. Prandaj, mund të themi, s’ka nevojë dhe nuk duhet që të jemi shumë optimistë. Nuk duhet të na kaploi kurrfarë euforie për këtë pranim (ta shohim edhe në maj), por duhet të veprohet shumë seriozisht edhe më tutje në rrugëtimin e politikës së jashtme, për kalueshmëri të mëtejme.
-Politika serbe, dihet çfarë është, megjithatë, ata e mbulojnë me ato rrenat e tyre formalisht, sikur jemi të mësuar, edhe në ato variante e (pa)mundësi ku s’e kujton fare dhe del e pickon diçka. Është vepër e tyre si e fantazmave. Fytyra të veçanta. Pranimi i Kosovës, si u tha, është dashur para shumë viteve të bëhet në KiE, por që vendosmëria për të themeluar shtet nga ana jonë, herë-herë na dukej si një lloj “shakaje” dhe, kur nuk ka seriozitet dhe vendosmëri, nuk mund të të ofrojë askush atë që të takon. Duke bërë marrëveshje për dëshirën e një pale,pala e dëmtuar gjithnjë, si thuhet “me zorrë nëpër këmbë”, kurrë të arsyetuar në vendin e tyre.
Nuk dua të spekulojë se kush ishte për ndarje të Kosovës me do skica e projekte. Kjo le të shihet prej të tjerëve, atëherë kur të premtojë koha. Më kujtohet, kur policia jonë orvatej me disa demonstrues serbë në veri, krejt të dëmtuar prej tyre, ai spanjolli – Boreli, si ndërmjetësues për paqe, jepte urdhra, që qeveria të jetë më e përmbajtur. Por edhe të tjerë e të tjera...Faji i evropianëve e nga pak edhe i euro-perëndimorëve në përgjithësi, me një taktikë politike, sipërfaqësisht bëri që Serbia të marrë hapa të guximshëm kundër Kosovës.
Vuçiq i dorëzuar, e pranon se nuk e bllokon dot anëtarësimin e Kosovës në KiELexoni edhe:
Si një eksperiment. Vuçiqi i Serbisë është një person në dy tavolina. Njërën ulur te Rusia, në tjetrën në atë të BE-s me euro-perëndimorët. Te euro-perëndimorët e pranon gojarisht, por nuk i zbaton ato marrëveshje dhe këtë jo vetëm njëherë. Me rusët tjetër planifikon, për t’i befasuar qytetarët e Kosovës, NATO-n dhe të gjithë ata që (nuk) ua merr mendja. Politika e këtij ndihmësit të Milosheviqit është një thurje e një rrjeti merimange, kacavjerrë në fijet e lindjes dhe përpjekja me dorën tjetër në perëndim. Si një karikaturë fantazme. Më parë nuk është dashur ta pranojnë shqiptarët e Kosovës në bisedë fare, si njëri prej bashkë kriminelëve të luftërave të një gjenocidi në Ballkan. Shkurt i takon asaj elite dhe ka vepruar si i tillë. Përpjekja e tij dihet. Për një Serbi të madhe. Për këtë nuk është dashur ta tolerojnë as BE e as SHBA deri në këtë pikë. Është e qartë, kanë menduar politikisht të veprojnë me të. Por ky është i shek. XIX, por edhe me projektet dhe udhëzimet e krahut lindor. Tjetër flet, tjetër është realiteti. Tashmë, besoj se të gjithë e dinë. Kjo politikë e Serbisë është dashur të sanksionohet nga Evropa dhe nga gjithë bota demokratike.
Jo Kosova të bartë pasojat, kur ato pasoja me intriga të tejdukshme dalin nga Serbia dhe gjithnjë para botës përpiqet t’i përsërit. Publikisht është parë organizimi i tij me banda që ta komplotojë Kosovën. Është vrarë polici shqiptar në detyrën e vet. Këtë e ka pranuar vetë para botës, se, Radojçiqin, apo si quhej ai krimineli që ka bërë atë kapital në veri, Vuçiqi vendos këtë ta mbrojë. Këtij është dashur edhe evropianet dhe të tjerët, të mos e pranojnë më në bisedime. Këta lugetër vetëm forcën e njohin. Krimineli nuk ka turp para botës. Ai është i prirë që të merret me atë veprimtari, së paku, edhe për një politikë të brendshme që të shpërlahet, se, ja unë po bëjë diç të madhe për Serbinë dhe popullin e tij. Çdo ditë duke nxitur bandat në Veri të Kosovës.
Pritjet për 16 Majin, hapja reale e perspektivës evropiane të Kosovës Lexoni edhe:
Qeveria e Kosovës duhet të jetë vigjilente dhe të gjithë të tjerët edhe më tutje. Nga aktrimet dhe konstruksionet që janë bërë qe sa kohë për “marrëveshje”, kemi pasojat për çdo ditë që po thirret Vuçiq-i. Vërtet është e çuditshme. Pranohet një yll për Republikën e Kosovës. Vendoset ta quajnë të tjerët KOSOVO dhe jo Kosovë, gjëja nuk është e pavarur. Pranohet një parti ekstreme që punon për Beogradin, këtu ushqehet dhe mbahet. Futet në Parlament, në Qeveri dhe institucione të tjera shumë delikate. A është e qartë se, sabotimi ka qenë evident dhe në mënyrë permanente? Sigurisht se po. Kur ia jep shtagën dikujt të të rrahin, atëherë nuk ke çka të ankohesh. Ne duhet të jemi unik kur është fjala për Kosovën. Këtë thirrje po e bëjmë qe sa kohë, por kot. Ndihmësin dhe ndihmësit kryesorë të Vuçiqit i kemi shqiptarët. Ai në Shqipëri deri më tash ka tërhequr paralelen e njëjtë me politikën e Serbisë kundër Kosovës. Njësoj do të jetë figurë e ngjizur me kriminelë të Ballkanit.
Kryesorja, këtë herë nuk i doli krejt qysh e ka menduar ky merimanga me rrjetin e vet. Bota demokratike është shenjë e mirë. Del edhe prej aty diç me rëndësi dhe rëndësia më e madhe ishte që Kosova të pranohet Këshillin Evropian, pothuajse në mënyrë unanime, pos elementeve që janë të përpunuara nga Serbia dhe krahu i saj. Për këtë Vuçiqi dhe rrjeti i tij e ka parë se, nuk është aq lehtë të manovrojë me gjithë ato të pavërteta kundër të gjithëve. Ai duhet të turpërohet. S’ka turp të ky tipi me klikën e vet. Asnjëherë nuk kanë pasur as turp as mëshirë. Jo more kokë-ulur, po nuk e ndal veprimtarinë subversive me rrena dhe spekulime kundër Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".