Pas bojkotimit të referendumit në komunat e veriut të Kosovës Lista Serbë urgjent të sanksionohet me ligj

Pas bojkotimit të referendumit në komunat e veriut të Kosovës Lista Serbë urgjent të sanksionohet me ligj
Pas bojkotimit të referendumit në komunat e veriut të Kosovës Lista Serbë urgjent të sanksionohet me ligj

Dardan Grapci

  • 23 April 2024 - 16:25

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

 

Thirrja dhe presioni që ju bë qytetarëve të veriut të Kosovës, në katër komunat me shumicë serbe nga ana e Listës serbe si subjekt politik, për të mos dalë dhe votuar largimin nga pozitat e kryetarëve aktual, është një akt që duhet të ndëshkohet dhe të mos amnistohet. Ndëshkimi duhet të ndodhë nga institucionet tona me mbështetje të faktorit ndërkombëtar.

 

Tani më është koha e fundit që të gjithë ambasadorët e shteteve të ndryshme që i kemi në Kosovë, ta kuptojnë se Kosova më nuk është pjesë e shtetit të Serbisë edhe pikë. Jo vetëm drejtuesit e institucioneve të shtetit të Kosovës por edhe ndërkombëtarët duhet ta thonë qartë se Vuçiqi nuk ka të drejtë për përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës e as Kurti në ato të Maqedonisë së Veriut. Pra edhe këto zgjedhje që po kërkohet të mbahen në Kosovë për katër kryetarët e komunave të veriut duhet të jenë të fundit, sepse në asnjë shtet demokratik nuk përzihen pakicat në Kushtetutë, kurse në Kosovë është një grusht i serbëve që po luan edhe me fatin e Kosovës sikur macja me miun. Prandaj ajo çka duhet me ndodhë është mbyllja totale e Listës Serbe dhe të ju bëhet e ditur shumë çart qytetarëve serb se nëse dëshirojnë me jetu në Kosovë atëherë duhet ta dëgjojnë dhe respektojnë Prishtinën dhe jo Beogradin. Serbët e Kosovës duhet ta dëgjojnë Presidenten e Kosovës e jo Presidentin e Serbisë, që është një shtet tjetër në fqinjësi.

 

Askush nuk është kundër që serbët të marrin pjesë në zgjedhje, por jemi kundër kur ujqit nga Serbia mendojnë që munden me i frikësuar një tufë delesh që janë në Kosovë. Prandaj nëse serbët dëshirojnë të jetojnë në Kosovë, duhet ta krijojnë një parti tjetër qe ju ndihmon me ecë përpara dhe që s’ka me pas ndikim nga Beogradi, sepse është koha e fundit kur duhet me filluar edhe me kuptua që Kosova është tani edhe shtet i tyre, e nuk është Kosovë dhe Metohi e Serbisë , por vetëm shtet i pa varur Republika E Kosovës. Kështu që BE-ja duhet urgjentisht me i largu masat e vendosura ndaj Kosovës, ndryshe le ta harrojnë që Kosova do të bëhet pjesë e saj në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"