Tani është koha që Bashkimi Evropian t'ia heq masat arbitrare dhe të padrejta Kosovës

Tani është koha që Bashkimi Evropian t'ia heq masat arbitrare dhe të padrejta Kosovës
Tani është koha që Bashkimi Evropian t'ia heq masat arbitrare dhe të padrejta Kosovës

Gjon Keka

  • 25 April 2024 - 07:32

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka

Tani ajo që duhet nënvizuar vazhdimisht në këtë kohë është që Bashkimi Evropian të fillojë heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës, të cilat iu vendosen në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë. Koha është që tani dialogu të marrë një drejtim që qon të dy palët në përfundim dhe në zbatim të plotë të pikave që u dakorduan palët më herët. Ashtu sikur është nënvizuar shpesh Asociacioni duhet të hequr nga rendi i ditës ,të mos flitet më vetëm për asociacion, ky problem të marrë zgjidhje dhe atë me garanci të miqve amerikan dhe evropian.

- Nëse tani është nisur puna e përgatitjes së draft statutit të Asociacionit atëherë ky statut duhet të bëhet me kujdes të madh së bashku me ekspertët amerikan dhe evropian, dhe të pastaj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. E gjithë ajo që duhet potencuar këtu është se Asociacioni nuk duhet t'i kalojë vijat e kuqe kushtetuese e as ligjet e sovranitetin e Kosovës . Edhe ndërkombëtarët edhe në Kosovë e dinë rrezikun që paraqet një asociacion që deformon shtetin e Kosovës ,dhe bëhet një vegël e rrezikshme e politikës ruso-serbe për ta prish jo vetëm rendin kushtetues të Kosovës ,por edhe rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Prandaj, tani më nuk është koha të flitet vazhdimisht vetëm për asociacionin ,por të flitet se si t'i hiqen masat Kosovës nga Bashkimi Evropian edhe atë sa më parë ,sepse janë masa të padrejta dhe për çdo ditë po tregon qartë se ato masa u morën pa e studiuar mirë situatën ,u morën për ta ledhatuar Serbinë që të mos hyjë plotësisht në orbitën ruse, etj,Por tani është tepër e qartë se Serbia nuk është ajo që bota perëndimore mendon se do të jetë, sepse ajo është Serbia e cila nuk e pranon raritetin e ri të Kosovës së Pavarur , ajo është Serbia e cila natën është në tryezë të rusëve ,ditën në tryezë të perëndimorëve ,sepse ajo dëshiron të haj më dy lug.

Sidoqoftë gjatë vizitës së Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien në Beograd, ai tha:“Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona.“ Nga kjo shihet që tani problemi i Asociacionit po shkon drejtë zgjidhjes dhe se Kosova po e heq ngadalë edhe këtë gurë pengese nga rruga që po e pengon, dhe këtë ajo po e bënë si duket bashkërisht dhe me garanci të miqve si ShBA ,disa vendeve evropiane etj.

Edhe një herë ajo që tani është shumë me rëndësi Kosova të bëjë është që të insistojë në heqjen e masave nga Bashkimi Evropian, pastaj në arritjen e qëllimit të anëtarësimit të plotë në Këshill të Evropës dhe më pas në përgatitjen dhe hapjen e udhës për anëtarësim edhe në NATO ën vitin 2026, Dhe kështu hap pas hapi deri në anëtarësimin e plotë edhe në Bashkimin Evropian, aty në vitin 2032 nëse nuk ndryshon ndonjë gjë përgjatë këtyre viteve.

Me pak fjalë ajo që vazhdimisht tani duhet të flitet në të gjitha tryezat diplomatike me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe amerikan është që Kosovës t'i hiqen masat e padrejta që i janë vendosur dhe kështu të ecet përpara drejtë një përfundimi të dialogut dhe jo sjelljes në rrethin vicioz. Sa më shumë që të zvarriten gjërat në dialog ,dhe në marrëveshjet e dakorduar ,aq më shumë do t'i kushtojë vendeve ruajtja e paqes, stabilitetit, e sigurisë etj, por vetëm duke përmbyll dialogun dhe zbatuar marrëveshjet e arritura rajoni do të mund të hapet ndaj proceseve të përgjithshme pozitive si të fqinjësisë së mirë, të lirisë dhe paqes e demokracisë ,integrimit etj, dhe të ecjes si rajon në tërësi drejtë proceseve të përbashkëta të integrimit evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".