Koha e fundit që BE t'i suspendon masat ndaj Kosovës

Koha e fundit që BE t'i suspendon masat ndaj Kosovës
Koha e fundit që BE t'i suspendon masat ndaj Kosovës

Skender Mulliqi

  • 25 April 2024 - 21:40

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Është shumë e padrejtë mbajtja e masave karshi Kosovës, e cila gjithmonë u tregua korrekte dhe parimore si më minoritetin serb, ashtu edhe më faktorin ndërkombëtar. Presidenti serb Vuçiq si shumë herë deri më sot, shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtar. Ambasada e SHBA-së në Kosovë shpreh keqardhje ndaj Listës Serbe dhe aktorëve tjerë politikë serbë të Kosovës që nuk rishqyrtuar vendimin për mospjesëmarrje në votimet e sotëm për largimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunat e Veriut. Qëndrimi i SHBA-së mbetet i pandryshuar se kryetarët e Mitrovicës Veriore, Zveqanit,Leposaviqit dhe Zubin Potokut mbesin në funksion sipas Kornizës Ligjore të Kosovës ,ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i Ambasadës Amerikane

 

Strukturat paralele kriminale në krye me Lista Serbe,edhe pse kjo e fundit fatkeqësisht është ende pjesë e institucioneve të Kosovës, kanë zgjedhur rrugën e bojkotit për gjithçka çka vjen nga institucionet e Kosovës. Lista Serbe, e dirigjuar nga Vuçiqi, që shumë kohë po i prinë valles për ta mbajtur veriun e Kosovës të destabilizuar, duke sprovuar edhe ndarjen më dhunë të saj. Disa bojkotimin e zgjedhjeve për ndërrim të kryetarëve të katër komunave po e komentojnë, së bojkot nga serbët që kanë për qëllim që kryetarët e komunave të japin dorëheqje, e pastaj të mbahen zgjedhjet.

 

Unë e komentojë pak më ndryshe. Mund të qëndron edhe ky mendim pak, por brendia e bojkotimit është së Serbia dëshiron formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive , në mënyrë që të legjitimohen në tërësi organet serbe sipas direktivave të Serbisë. Zaten Lista Serbe në veri të Kosovës kërkoi referendum në të cilin do të ndërroheshin kryetarët shqiptarë, dhe kur erdhi koha bëri thirrje për bojkotimin e votimit .Nuk është për të na çuditur ky kurs anti Kosovë, i kësaj Liste, kur dihet së në krye të saj janë kriminelet Veselinoviq dhe Radojqiq i aktit terrorist në Banjskë, i cili së bashku më Veselinoviqin e shumë të tjerë, vendin e kanë në burg. Unë mendojë së ka ardhur koha apo moti apo ka qenë , që Lista Serbe të përjashtohet nga jeta institucionale e Kosovës.

 

Pse dolën në zgjedhje vetëm 253 qytetarë faji i takon Beogradit dhe Listës kriminale, të cilët edhe duhet ti mbajnë pasojat. BE pas kësaj ishte dashur të dënojë Serbinë, më masa ekonomike dhe politike, e cila në mënyre permanente po ndërhyn, edhe në procesin zgjedhor të 21 prillit të një shteti tjetër. Është shumë e padrejtë mbajtja e masave karshi Kosovës, e cila gjithmonë u tregua korrekte dhe parimore si më minoritetin serb, ashtu edhe më faktorin ndërkombëtar. Presidenti serb Vuçiq si shumë herë deri më sot, shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtar. Ambasada e SHBA-së në Kosovë shpreh keqardhje ndaj Listës Serbe dhe aktorëve tjerë politikë serbë të Kosovës që nuk rishqyrtuar vendimin për mospjesëmarrje në votimet e sotëm për largimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunat e Veriut. Qëndrimi i SHBA-së mbetet i pandryshuar se kryetarët e Mitrovicës Veriore, Zveqanit,Leposaviqit dhe Zubin Potokut mbesin në funksion sipas Kornizës Ligjore të Kosovës ,ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i Ambasadës Amerikane . Petkoviq këto zgjedhje i ka quajtur farsë, dhe së serbet kanë treguar sipas tij unitet. Minoriteti serb duhet të shkëputen nga manipulimet dhe interesat e pushtetit shovinist të Aleksandër Vuqiqit. Ata kanë më shumë të drejta së çdo minoritet tjetër në botën demokratike, dhe duhet ta pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, pas vitit 1999.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".