Kujdes me Asociacionin, serbëve që jetojnë në Kosovë jua drejtojnë timonin bandat nacionaliste në Beograd

Kujdes me Asociacionin, serbëve që jetojnë në Kosovë jua drejtojnë timonin bandat nacionaliste në Beograd
Kujdes me Asociacionin, serbëve që jetojnë në Kosovë jua drejtojnë timonin bandat nacionaliste në Beograd

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 28 April 2024 - 09:10

Shkruan: ANALISTI-RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

Serbët e Kosovës asgjë nuk kanë në dorë dhe nuk marrin asnjë vendim pa direktiva të krye kriminelëve serbë nga Beogradi. Ata flasin në emër të Kosovës. Mirëpo, njëherë e përgjithmonë duhet ditur dhe duhet kuptuar se nuk kanë ardhmëri tjetër por duhet patjetër të integrohen në këtë vend, sepse askund në botë nuk mundë të përzihet një shtet në shtetin tjetër.

 

Ne nuk do themi se nuk kanë të drejtë të interesohen për këta serbët që jetojnë në Kosovë, mirëpo duhet ditur se askund në Evropë nuk kanë të drejta pakicat tjera siç kanë serbët në Republikën e Kosovës. Por këtë duhet ditur dhe shikuar me shumë kujdes edhe Bashkimi Evropian se është kështu. Dhe tjetra, duhet se ndërhyrja e Beogradit është e palejueshme dhe nuk duhet ti fryj zjarrit dhe ti drejtoj serbët e Kosovës në rrugën pa krye. Pra u organizuan zgjedhjet në mënyrën më demokratike të mundshme dhe serbët e Kosovës i bojkotuan sepse ndërhyri Beogradi dhe këta nuk guxojnë të veprojnë kundër urdhrave të tyre, dhe ata që kanë provuar i kanë vrarë, i kanë burgosur dhe i kanë rrahur brutalisht se të mos flasim mënyrat tjera primitive të djegies të shtëpive dhe veturave. Në fakt për këtë Listën terroristë serbe nuk e di dhe nuk e kuptoj fare se përse vetëm flitet. Jo ajo nuk duhet guxuar të veproj për asnjë mënyrë në vendin tonë, ajo është një organizatë terroriste, që në krye të saj dihet botërisht se janë kryekriminelët terrorist që i kërkon gjykata dhe si ka mundësi kjo bandë terroriste të ulet në ulëset e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kjo bandë të marrin rrogat nga djersa jonë!?

 

Pra, kur një subjekt me përplot terrorist. Kjo u dëshmua edhe kur sulmuan me mjete luftarake Republikën e Kosovës. Dhe më thoni se si ka mundësi që kjo bandë kriminale terroriste të ulet dhe të lejohet në Kuvendin e Kosovës, po kjo fare nuk ka kuptim, se të mos flasim që në popullata ti japim kësaj bande kriminale parat nga djersa jonë. Po ashtu, është e pa kuptueshme se si faktori ndërkombëtar aq but përkëdhel Serbin fashite dhe këtë bandë kriminale që vepron në Kosovë. Me urdhrat e bandës kriminale dirigjohen nga ultra nacionalistët që jetojnë në Beograd dhe kërkojnë që të bëjnë turbullira në Kosovë. Në fakt do të duhej që kjo banda kriminale serbe, pra Lista Serbe të jetë e shpallur e ndaluar me ligj. Pra, këtë bojkot të pakicës serbe në Kosovë nuk e pëlqeu dhe nuk e përkrahu askush , por më i zëshëm dhe më i qartë ishte ambasadori gjerman John Rohde, pra kundër bojkotit të organizuar nga shteti i Serbisë kundër votimeve në Kosovë, që u organizuan në mënyrën më demokratike dhe ligjore, por kundër kësaj u tregua Beogradi. Pra, tani nuk i ka mbetur gje tjetër Bashkimit Evropian pos të largohen masat ndëshkuese kundër Republikës së Kosovës, edhe ashtu jo të drejta dhe demokratike, dhe tani nuk ka kuptim fare që akoma të vazhdojnë këto masa ndëshkuese kundër vendit tonë Sepse tashmë u vërtetua se kush i ka fajet. Pra fajet i ka Serbia me politikën shoviniste dhe askush tjetër

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".