Lexoni edhe:
Heqja e masave ndaj Kosovës nga BE, do ta përmirësonte një gabim të madh të saj
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Aktet terroriste, Serbia mund të tentojë ta ti kryejë, pikërisht tani , kur ne si shtet i ri, ndodhemi para një procesi të veçantë dhe shumë të rëndësishëm për vendin tonë, si anëtarësimi i Kosovës me 16 maj në KiE, që Serbia fashiste, po përpiqet ta pengojë me çdo mjet dhe mundësi, pa përjashtuar as sulmet terroriste në veri të Kosovës.
-Në Marrëveshjen e Kumanovës, thuhet se në asnjë rast a rrethanë, asnjë forcë policore as ushtarake e Serbisë nuk guxon të hyjë, brenda territorit të Kosovës, por më 14 qershor të vitit të kaluar, forcat serbe arrestuan tre policë të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, megjithëse ka për detyrë ruajtjen e kufijve dhe garantimin e territorit të Republikës së Kosovës, si dhe ekziston një zonë neutrale ndërmjet të dy vendeve, të cilën forcat serbe, nuk guxojnë ta kalojnë, e lëre më edhe të futen brenda kufijve të Kosovës dhe të kidnapojnë policët tanë, pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit të vendit tonë, KFOR deklaronte se për ta “mbetet e paqartë” se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit!?
Heqja e masave ndaj Kosovës nga BE, do ta përmirësonte një gabim të madh të sajLexoni edhe:
Andaj zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duket se kishte arsye të forta, kur këto ditë deklaroi se zhvillimet nga ana e Serbisë, dëshmojnë që gjithmonë dhe në çdo moment mund të llogarisim në një konflikt potencial, madje ka disa elemente që tregojnë se kjo edhe mund të ndodhë, fakt që do të thotë se, ne duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm dhe llogarisim në skenarin më të keq të mundshëm, sado që besojmë, se prezenca e KFOR-it, trupave të NATO-s në Kosovë, mund ti ndalojë këto tensione nga Serbia në të ardhmen e afërt, porse, realisht, gjithmonë është e mundur”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, nuk duhet harruar, se pikërisht para një viti, po në këtë kohë dhe fillim të muajit Maj, konkretisht nga data 11 maj e vitit 2023, në katër komuna të veriut të Kosovës, Serbia fashiste, para syve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it dhe atyre të EULEX-it, bëri vendosjen e zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke filluar nga fshati Rudarë, i cili gjendet në rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviç, ndërsa dy qendra të MPB të Serbisë, ishin vendosur në Mitrovicën veriore kurse, sipas të dhënave, atëbotë të siguruara nga REL, qendra kryesore ishte në Zveçan, pikërisht në vendin ku edhe filloi sulmi më i tmerrshëm terrorist serb, dhe u vra edhe polici, tani hero i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Madje, si për koincidencë, KFOR, njëjtë u deklaruan edhe me rastin e informatave të parlamentares britanike zonjës Kearns, që dëshmoi publikisht, se kishat e manastiret serbe ishin mbushur plot me municione e armatime nga Serbia, të ngarkuara në autoambulanca, por edhe pas thyerjes së sulmit terrorist serb në Banjë të Zveçanit dhe kapjes së gjithë asaj sasie të armëve të sofistikuara serbe dhe municionit e automjeteve të blinduara ushtarake të futura nga Serbia në Kosovë, të cilat mund të transportohen vetëm përmes rrugëve normale dhe jo në krah dhe përmes pyjeve, nëpër kufij ndërshtetëror, KFOR-i, përsëri bëri të pa informuarin, për të gjitha sa ndodhën. Kështu që edhe paralajmërimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, sipas të cilit sulmi sikur ai i Banjskës mund të përsëritet me një skenar tjetër nga ana serbe, duhet të jetë mjaft serioz dhe shteti i Kosovës, me të gjithë mekanizmat, duhet të jetë i gatshëm, në rast të përsëritjes së skenarit terrorist serb, i cili tani mund të tentohet të jetë me përmasa më të gjera, deri te një konflikt i karakterit luftarak.
Kosova duhet të jetë maksimalisht e mobilizuar, Serbia nuk pushon duke kërcënuar Lexoni edhe:
Për aq më tepër edhe vet kryeministri Kurti si dhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve të sigurisë, kanë ngritur shqetësimet për sulme të mundshme nga grupet terroriste serbe në pjesën veriore të vendit tonë, andaj edhe organet e rendit të Republikës së Kosovës, kanë shtuar vigjilencën dhe rritur gatishmërinë, për shkak të mundësisë që Serbia, në emër të manovrave ushtarake, përsëri të provojë katapultimin e armëve dhe grupeve terroriste serbe, për shkaktimin e eksceseve të reja dhe akteve tjera terroriste në veri të Kosovës. Aktet terroriste, Serbia mund të tentojë ta ti kryejë, pikërisht tani , kur ne si shtet i ri, ndodhemi para një procesi të veçantë dhe shumë të rëndësishëm për vendin tonë, si anëtarësimi i Kosovës me 16 maj në KiE, që Serbia fashiste, po përpiqet ta pengojë me çdo mjet dhe mundësi, pa përjashtuar as sulmet terroriste në veri të Kosovës.
Ky është shkaku që zëvendëskryeministri i vendit Besnik Bislimi, jo vetëm ka theksuar se Kosova duhet të jetë gati për luftë, por ai as nuk e ka fshehur, si dhe ka zbuluar për herë të parë, publikisht, se Kosova edhe ka ndërmarr masat e nevojshme preventive dhe ato adekuate të mbrojtjes para një agresioni të mundshëm luftarak nga ana e Serbisë fashiste, në vendin tonë! Njeriu numër dy në Qeverinë e Kosovës dhe kryesues i delegacionit për bisedimet me Serbinë, rrezikun e sulmit nga Serbia kundër Kosovës, e sheh edhe për shkak të ndikimit të madh rus dhe bashkëpunimit të ngushtë të Rusisë me Serbinë, i cili madje shton që ka arsye të forta të besohet se Rusia ishte direkt e përfshirë edhe në sulmin e vitit të kaluar në Banjë të Zveçanit. Të jemi të qartë, nuk duhet harruar se vetëm para vetëm 15 muajve, apo pak më tepër, Serbia kërkoi nga Misioni Ushtarak i NATO-së, edhe vendosjen e 1000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, akt i cili u dëshmua, se u përdor edhe si formë kamuflimi, për aksionet e mëpastajme hakmarrëse të Serbisë, me kryerjen e sulmit terrorist të 24 shtator të vitit 2023, përmes grupeve terroriste serbe, të ushtruara në Serbi.
Serbia është një shtet hegjemonist me pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës, e cila edhe tani, duke keqpërdorur mos ngritjen e asnjë padie të vetme kundër terroristëve serb, si dhe heshtjen e SHBA-ve, BE-së dhe faktorit ndërkombëtar, për aktin terrorist në Banjë të Zveçanit, sipas të gjitha paralajmërimeve, duket se serish ka për qëllim ti përsërit aktet terroriste serbe në veri të Kosovës, për ngritjen e tensioneve dhe përshkallëzimit të situatës, pak para votimit me 16 maj, për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës!
Siç dihet në qytetin e Nishit, në jug të Serbisë, i cili nuk është fort larg nga kufiri me vendin tonë, ka një qendër ruse të spiunazhit, me emër kamuflues të ashtuquajtur “Qendra Humanitare Ruse”, e cila është angazhuar zyrtarisht për "sigurinë nga zjarret", por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj, në terren” ka deklaruar z. Bislimi. Andaj, ashtu siç ka theksuar edhe zëvendëskryeministri, është shumë e rëndësishme që edhe perëndimi të pajtohet me provat që flasin se ky ishte një sulm hibrid, i cili rrënjët i kishte, në udhëheqjen më të lartë të Serbisë, por që u krye edhe nën ndikimin e Rusisë, për çka duhet të jemi shumë të kujdesshëm në planin e mbrojtjes dhe sigurisë nga kundërveprime të ngjashme në të ardhmen, mbi vendin tonë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".