Kosova nuk ka pse të ja ketë frikën makinerisë ushtarake të Serbisë

Kosova nuk ka pse të ja ketë frikën makinerisë ushtarake të Serbisë
Kosova nuk ka pse të ja ketë frikën makinerisë ushtarake të Serbisë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 01 May 2024 - 19:50

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj – Zhuriani

 

Kosova nuk është më ajo që makinerisë ushtarake serbe ju ka përgjigjur me gurë, Kosova tani zotëron të gjitha mjetet më moderne të luftës, Serbia fashite e di se dhe e ka paralajmëruar edhe KFORIedhe NATO- dhe mendoni se ajo do shkrep pushkë dhe do ikë pa therë në këmbë. Serbia fashite a e dini ju se ka frikë edhe nga faktori i brendshëm bile ka frikë se aty në këtë sherr është Amerika që do shemb kalanë nga brenda.

 

Paralajmërimin e Besnik Bislimit nuk them që nuk duhet marrë seriozisht, por kur jemi te lufta kjo nuk mund të ndodhë për shumë arsye, dhe të mos i numëroj të gjitha me radhë. Serbia fashite i ka në gjak këto provokime, mund të jetë edhe e shtyrë dhe e ndërsyer edhe nga Rusia për të hapur një front të ri lufte, mund të jetë edhe nga kryekrimineli dhe miku i disa shqipfolësve që bënin dyzen ahengu nëpër kafene dhe jahte, dhe që ndanin pazarin bashkë edhe për provokime dhe hakmarrje që është betuar Radojçiqi dhe kanë filluar ushtrimet që shihen përreth kufirit. Mirëpo, mendoni se Serbia fashiste nuk e di se me kë ka punë. Kosova nuk është më ajo që makinerisë ushtarake serbe ju ka përgjigjur me gurë, Kosova tani zotëron të gjitha mjetet më moderne të luftës,

 

Serbia fashite e di se dhe e ka paralajmëruar edhe KFORI- edhe NATO- dhe mendoni se ajo do shkrep pushkë dhe do ikë pa therë në këmbë. Serbia fashite a e dini ju se ka frikë edhe nga faktori i brendshëm bile ka frikë se aty në këtë sherr është Amerika që do shemb kalanë nga brenda. Tjetra çka do të përfitojnë ata nga lufta? Kosova është e humbur njëherë e përgjithmonë për ta dhe mos mendoni se nuk e dinë këtë, por me këtë rrene ata e mashtrojnë popullin se kur do niset ushtria serbe në Kosovë. Merreni me mend se çfarë budallallëku dhe sipas tyre do marshoj ushtria Serbe në Kosovë pa herrë në këmbë. Kurrën e kurrës. Kjo shtrige do e mbajë këtë propagandë ngri e mos këput vetëm me popullin e saj atje duke mashtruar dhe gënjyer nganjëherë i ndërsen ata popat me mjekër dhe ata dalin lehin që nuk i dëgjon kush më.

 

Bota dhe Evropa e dinë një gjë se kjo i ka rrënjët nga kryekriminelët shtetëror serb që kanë bërë krime në tërë Jugosllavinë dhe sot janë në krye të saj dhe janë në vëzhgim. Ka kohë që propagandojnë për bazën ruse në Nish, por a ka guxuar të dal nga atje sepse ata e dinë se çdo milimetër nga aty vëzhgohet, si rasti i ushtrisë ruse i pozicionuar kundër Ukrainës, kur NATO dhe Amerika pos mjeteve ushtarake i numëronte edhe sa ushtarë janë aty brenda. Besnik Bislimi, ndoshta ka të drejtë dhe shumë të drejtë që duhet të jemi të përgatitur në çdo sekondë kundër këtij shteti fashist dhe i pabesë, sepse rreziku tërë jetën ekziston, kurse sa për luftë ajo i ka bërë llogarit brenda dhe i dinë se deri ku mund të shkoj me ato provokime rreth kufirit dhe ndonjë top të shkrepur bjeshkëve dhe kinse të dëgjohet e edhe në Kosovë. Po nisi Serbia me sulme në Kosovë jo vetëm që do e humb por mbajeni me mend se ka për të turpëruar dhe ka për të bërë horë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".