Lexoni edhe:
Kosova në mesin e majit anëtare e KIE-së, Serbia rob i skenarit të "botës serbe" për luftë hegjemoniste kundër fqinjëve të saj!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Siç u shpreh pak ditë më parë edhe gazetari gjerman, i gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” FAZ Michael Martens, pranim i tendencës së sëmurë të Vuçiqit për shtyrjen e pranimit të Kosovës në KiE, nuk do të thotë asgjë më pak, përveçse t’i ofrosh Serbisë të drejtën e VETO-s për (mos)pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë që një veto e tillë “speciale” nuk parashikohet, për asnjërën nga vendet anëtare në statutin e KiE-së.
-Raportuesja për Kosovën, që përpiloi raportin pozitiv për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis, u shpreh se për të ardhur tek opinioni pozitiv janë dashur 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, me ekipe të specializuara dhe megjithëse asnjë kandidati nuk i janë kërkuar më shumë reforma se Kosovës para diskutimit për anëtarësim në këtë organizatë, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Për aq më tepër, neni 4 i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi të arritur më 27 shkurt të vitit 2023, me ndërmjetimin e BE-së në Bruksel, thotë, se: “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare” ndaj nëse jo Serbia, atëherë vet BE dhe Këshilli i Evropës duhet respektuar marrëveshjet dhe veçanërisht nenin 14 të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e BE-së, më 27 shkurt në Bruksel, për mos pengim të Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike!!!
Kështu që për tu parë në të vërtetë, vlera reale e marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, java në vijim, do të jetë vendimtare në betejën politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për anëtarësimin e Kosovës me 16 maj në KiE, ku presidenti kriminel serb Vuçiq duket se më në fund ka dështuar me lobimin e tij të çmendur, për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE. Andaj dhe tha se më 17 maj në mëngjes, sipas tij, gjasat e anëtarësimit të Kosovës në KiE, janë reale, fale mbështetjes së madhe dhe lobimit që po zhvillohet nga shtetet kryesore të perëndimit në favor të Kosovës, përndryshe nëse dështon pranimi i Kosovës në KiE, atëherë kjo është tradhti e madhe edhe nga vet vendet e BE-së, ndaj Republikës së Kosovës. Madje krimineli Vuçiq i cili ka iniciuar një qeveri komplet anti-perëndimore dhe tërësisht pro ruse në Serbi, u shpreh se dy javët e para të muajit maj, do të jenë të rënda për Serbinë, për faktin se ky shtet kriminel do të sfidohet edhe në KS-të OKB-së, me Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës si dhe votimin për pranimin e Republikës së Kosovës në KiE.
“Me shumë mundësi në KS të OKB do të ketë votim në datën 13 ose 14, kurse Këshilli i Evropës do të marrë një vendim në mëngjesin e datës 17 maj, që do të thotë se nga 13 deri më 17 maj, do jetë javë e vështirë për Serbinë. Presidenti shovinist serb Vuçiq ka akuzuar sidomos shtetin gjerman, për lobim të madh tek partnerët tjerë evropian në favor të Kosovës duke thënë se Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe do t’i kenë në mes të 29 deri 33 vota, kurse 31 është shumica që u nevojitet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, kështu që pranimi mund të ndodhë tha edhe vet ai, me dëshpërim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".