Lexoni edhe:
Pas Srebrenicës në OKB, të trajtohen edhe krimet e luftës në Kosovë
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Qeveria e dalë nga zgjedhjet e fundit në Serbi përveç se është puro pro-ruse dhe fort anti-perëndimore; ajo po bënë edhe politikë shumë provokative dhe tepër shoviniste edhe ndaj vendeve fqinjëve, kështu që me një qeveri kaq ekstreme në Serbinë hegjemoniste, mundë të thuhet lirisht, se edhe konflikti i armatosur në Ballkan, jo vetëm që do të jetë vështirë të parandalohet, por tanimë, pothuajse është edhe i pa evitueshëm.
-Se Serbia fashiste, vërtetë ka në plan fillimin e konflikteve të reja, për gllabërimin me forcë të tokave të shteteve fqinje, e dëshmon vet formimi i kabinetit tërësisht ekstremisto-nacionalist qeveritar me vendosjen e ministrit të deritanishëm të mbrojtjes në pozitën e kryeministrit të qeverisë, ish shefit të BIA-së, Aleksandër Vulin për Zëvendëskryeministër të parë dhe emërimi i personave tjerë të vendosur në listën e zezë të SHBA-ve, ministra të qeverisë. Paralajmërimi për luftëra të reja nga Serbia, vjen edhe nga vendet perëndimore, nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, ku dallohet veçanërisht zonja Alicia Kearns, deputete dhe kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar e cila kërkon të shtohet vëmendja ndaj rreziqeve dhe konflikteve në Ballkan duke paralajmëruar se ai mund të shndërrohet në një “konflikti të tretë global”, së bashku me Ukrainën dhe Gazën, nëse nuk ndërmerren veprimet e nevojshme parandaluese. Edhe nëse e shohim, vetëm pasqyrën aktuale, të qeverisë së re ultra nacionaliste serbe, me këtë përbërje kabineti, ajo del të jetë, jo vetëm fort antishqiptare dhe tërësisht anti perëndimore, por edhe esktremisht luftënxitëse dhe deri në fund, pro ruse, që në njëfarë mënyrë është akt favorizues për qasjen, skajshmërisht properëndimore të shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.
Pas Srebrenicës në OKB, të trajtohen edhe krimet e luftës në KosovëLexoni edhe:
E përderisa në Serbi, ka ardhur një qeveri e re pro-ruse, megjithëse nga disa mendohet se kabineti i ri qeveritar serb, mund të çojë në përplasje me Perëndimin, vizita e paralajmëruar ditëve të fundit e presidentit kinez Xi Jinping në Serbi, mund ti rrisë tensionet dhe të nxisë zhvillime të reja në rajon.
Kështu që edhe nga SHBA dhe BE, vet përbërja puro ultra nacionaliste e kabinetit të ri qeveritar në Serbi, do duhej të shihej me dyshime dhe frikë për përshkallëzim të gjendjes dhe eskalim të konflikteve të reja, nga Serbia fashiste, e cila qëllim definitiv, ka formimin e “Serbisë së Madhe” mbi tokat që pretendon ti gllabëroj me forcë, përmes agresioneve të reja ushtarake mbi shtetet fqinje, që nga Bosnja e Mali i Zi deri në veri të Kosovës. Por përkundër të gjithave ngjarjeve që po zhvillohen kohët e fundit, atmosferë shpërthyese, që ka filluar të shpërfaqet me shpejtësi nga Serbia, do dhe duhet të shkojë, medoemos në favor të Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan. Dhe në mënyrë që kjo vërtetë të ndodhë, ne si popull, duhet të dalim mbi veten e të tregohemi fort unik dhe të veprojmë sa më të bashkuar, për realizimin e çështjeve tona të hapura, kombëtare e shtetërore, si pranimi i Kosovës në KiE, e pastaj edhe në NATO dhe OKB, si dhe avancimi i statusit dhe rregullimi i të drejtave të shqiptarëve nën Serbi. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e fundit në Serbi përveç se është puro pro-ruse dhe fort anti-perëndimore; ajo po bënë edhe politikë shumë provokative dhe tepër shoviniste edhe ndaj vendeve fqinjëve, kështu që me një qeveri kaq ekstreme në Serbinë hegjemoniste, mundë të thuhet lirisht, se edhe konflikti i armatosur në Ballkan, jo vetëm që do të jetë vështirë të parandalohet, por tanimë, pothuajse është edhe i pa evitueshëm.
Për aq më tepër, përveç rrezikut për luftë të hapur në Ballkanin Perëndimor, Serbia me këtë përbërje të kabinetit qeveritar lë të kuptohet publikisht nga të gjithë se Vuçiqi dhe qeveria aktuale serbe, po u kthehen serish konfliktit të armatosur e strategjisë së luftërave të përgjakshme dhe po heqin definitivisht dorë nga Evropa dhe Bashkimi Evropian. Aventura më e re e Serbisë hegjemoniste, do të thotë, se tani SHBA e BE dhe të gjithë aleatët perëndimor, përfundimisht duhet ta rishikojnë pozicionimin e tyre ledhatues ndaj Serbisë fashiste, dhe kjo duhet të bëhet, tani dhe menjëherë nga të dy qendrat kryesore të vendosjes, pra nga Uashingtoni dhe Brukseli, që vërtetë kanë gabuar shumë, deri më tani, me joshjen e Serbisë duke e diskriminuar tërësisht, në mënyrë të padrejtë shqiptarët dhe Kosovën, vetëm pse ata kishin mundësi ta bënin këtë.
SHBA dhe BE, jo vetëm që kanë kërkuar në vijimësi lëshime e kompromise të pareshtura, nga Kosova në favor të Serbisë, por edhe vendosën masa ndëshkuese dhe dënuan Kosovën, për fajin e Serbisë, në mënyrë tërësisht të padrejtë ndaj popullit dhe shtetit tonë të ri, të cilat, çuditërisht edhe sot, pa asnjë arsye dhe shpjegim, fatkeqësisht mbahen në fuqi! Kështu që tanimë, po shihet definitivisht nga gjithë bota demokratike, se qasja e mos ndëshkimit të Vuçiqit, nga SHBA dhe BE, për sjelljet e tij të deritashme anti perëndimore, vetëm sa e ka rritur influencën ruse tek serbët dhe e ka stimuluar rritjen marramendëse të frymës nacionalshoviniste në Serbi kundër të gjithë popujve fqinjë dhe vendeve me të cilat kufizohet Serbia. Pra testi që Uashingtoni dhe Brukseli kanë provuar ta bëjnë me Serbinë në strategjinë e planit të tyre për Ballkanin, duke u sjellë urtë e butë ndajë Vuçiqit, u doli tërësisht i dështuar, ndaj dhe duhet me urgjencë dhe përgjegjësi të ri shqyrtohet strategji tjetër dhe të ri pozicionohen më ndryshe dhe në përputhje të plotë me realitetin.
Veçanërisht tani kur edhe nga ata që nuk donin ta shikonin, shihet ashiqare, se partner i dëshmuar e afatgjatë i perëndimit në Ballkan mbeten vetëm shqiptarët, dhe për këtë shqiptarët jo vetëm që duhet të mbështeten e të jenë nën përkujdesje të përhershme ndërkombëtare, por edhe të vlerësohen e mbi të gjitha duhet të mbrohen dhe ofrohet garanti nga perëndimi, si dhe të integrohen sa më parë dhe pa vonesë në BE, duke u përmirësuar edhe gabimet historike që janë bërë ndaj tyre, si viteve të fundit, ashtu edhe në periudhat e kaluara historike, kur me tokat tona etnike, u shpërblyen padrejtësisht, shtetet hegjemoniste sllavo-greke.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".