Pa u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në NATO

Pa u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në NATO

Gjon Keka

  • 04 May 2024 - 17:22

Shkruan:Politologu: Gjon Keka

Sigurisht që edhe tani është momenti i qëlluar dhe i duhur, që Kosova ta shfrytëzojë disponimin pozitiv të shumicës së vendeve të BE-së për anëtarësim në KiE që ta bëjë pastaj më vonë edhe aplikimin për anëtarësim në NATO, pasi që siguria globale mbi të gjitha ka një peshë të pazëvendësueshme, sidomos për të ardhmen e shteteve të vogla sikur është Kosova. Por tani i gjithë fokusi duhet të jetë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, kjo tani është pika apo qëllimi që duhet ta arrijë dhe të mos dështojë,sepse pastaj do të humbin shanset dhe shumë të mira pozitive që sjell anëtarësimi në KiE.

-Duhet të mos e humb shansin që tani i është hapur dhe dhënë Kosovës në këtë realitet të ri të shekullit XXI, anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Pra tani Kosova nuk duhet të bëjë gjumë, as ta marrë si të përfunduar anëtarësimin në Këshillin e Evropës, por të lobojë ,madje të lobojë edhe tek ato vende që nuk e kanë njohur ,por edhe tek ato që e kanë njohur dhe janë skeptike dhe që kanë nxjerr kushte apo kërkesa shtesë në këtë rrugëtim.Kështu që është shumë e rëndësishme që Kosova si shtet të pranohet si anëtari më i ri i Këshillit të Evropës sepse do ta vendoste Kosovën në një shkallë më lartë si në aspektin e demokracisë, të liritë dhe të drejtave të njeriut ,të shtetit të së drejtës ,por mbi të gjitha anëtarësimi në Këshill të Evropës do t'ia jepte Kosovës çelësin për t'ia hap vetes derën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Tani nëse Kosova anëtarësohet në Këshill të Evropës, atëherë shumë procese dhe çështje tjera do të merrnin drejtimin e tyre të e që vetëm sa e forcojnë Kosovën si demokraci e re dhe si një shtet aspirues dhe kandidatë i ardhshëm ,e më pas edhe anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kosova si shtet me të gjithë fuqinë dhe mundësit që ka ,pro edhe më ndihmën e miqve të dëshmuar si ShBA ,Gjermania dhe vendet tjera të punojë në këtë kohë të shkurtër që ka mbetur që t'i sigurojë votat e që do të jenë pastaj vendimtare për të bërë realitet historik anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Pa vendet mike si ShBA ,Gjermania dhe vendet tjera evropian ,është e pamundur që Kosova të arrijë jo vetën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës ,por edhe e NATO- dhe Bashkimit Evropian dhe organizatave tjera ndërkombëtare, sepse ndikimi që kanë këta miq dhe aleatë është tepër i madh dhe i rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët.

Sigurisht që edhe tani është momenti i qëlluar dhe i duhur, që Kosova ta shfrytëzojë disponimin pozitiv të shumicës së vendeve të BE-së për anëtarësim në KiE që ta bëjë pastaj më vonë edhe aplikimin për anëtarësim në NATO, pasi që siguria globale mbi të gjitha ka një peshë të pazëvendësueshme, sidomos për të ardhmen e shteteve të vogla sikur është Kosova. Por tani i gjithë fokusi duhet të jetë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, kjo tani është pika apo qëllimi që duhet ta arrijë dhe të mos dështojë,sepse pastaj do të humbin shanset dhe shumë të mira pozitive që sjell anëtarësimi në KiE.

Tani për tani votat janë të paqarta për Kosovën sikur shihet ka vende skeptike dhe që kanë vendos kërkesa apo kushte shtesë e që vetëm sa pengojnë atë ditë të bëhet historike pra Kosova ta marrë votën pozitive dhe lajmin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës,por edhe këto vende skeptike duhet ta dinë se sa e rëndësishme është që Kosova të bëhet pjesë e KiE ,sidomos në këtë kohë të përpjekjes për ta vendos një rend të ri botëror dhe të forcimit të demokracisë perëndimore dhe lirive e të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.

Megjithëkëtë në rast se Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, atëherë lajmi i mirë do të bëhej lajm historik dhe dita e madhe do të bëhet ditë historike për Kosovës dhe të ardhmen e saj. Pra duke shfrytëzuar këtë lajm pozitive dhe duke punuar në plotësimin e kushteve të kërkuara për t'u bërë anëtare e re më pas e NATO-s ,Kosova mund pastaj të filloj negociatat apo diskutimet me përfaqësuesit e NATO- s që të kërkojë që t'i bashkohet asaj dhe me këtë do të përmbyllej kapitulli pozitiv ai i të drejtave të njeriut në njërën anë si anëtarë i Këshillit të Evropës dhe tjetra e Sigurisë në anën tjetër si anëtar i NATO-s. Do të ishte tepër e rëndësishme aplikimi këtë vit i Kosovës për t'iu bashkuar NATO-s, sepse do të kishte reflektim pozitiv në rajon si për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe të Kosovës dhe Evropës në përgjithësi. Me anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në NATO do të përfundonin edhe ëndrrat e disa vendeve për të nxit apo shkaktuar konflikte dhe luftëra në këtë pjesë te Evropës.

Vetë fjalët e ambasadorit të Finlandës z.Matti Nissinen se:“në këndvështrimin afatgjatë mendoj që kjo sigurisht do të ndodhë dhe kjo është nënvizuar vazhdimisht nga liderët e mi politik. Finlanda do të përkrahë të gjitha aspiratat ndërkombëtare që Kosova ka, dhe kjo përfshinë anëtarësimin në organizata të ndryshme. Besoj që kjo do të bëhet realitet një ditë, por e kam të pamundur të jap kohor. Por në aspektin afatgjatë, kam shumë besim që kjo do të ndodhë”, tregojnë se Kosova e ka të ardhmen e saj para, nëse dinë dhe ka vizion e strategji ,e urtësi për ta shfrytëzuar që anëtarësimi i saj në NATO të bëhet realitet. Një anëtarësim i Kosovës në të ardhmen e afërt në NATO sikur kam nënvizuar edhe më herët do të ishte viti 2026 si një vit që do të mund ta bënte realitet Kosova bashkë me miqtë e saj si ShBA ,Gjermania dhe vendet tjera mike evropiane , nëse i plotëson kushtet për t'u bërë anëtare më e re e paktit Veri-Atlantik NATO. Me anëtarësimin e saj Kosova do të bëhej vend më i sigurt, rajonin po ashtu do të bëhej një rajon me një armaturë të qartë të sigurisë nga NATO dhe kështu do të mbrohej dhe ruhej liria, paqja dhe demokracie në Ballkanin perëndimor dhe në mbarë vendet e Bashkimit Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".