![](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/02/200x200_vucevic-600x3601696245058.jpg)
Lexoni edhe:
Qeveria e re serbe, e ndërtuar me njerëz të krimit duhet të sanksionohet
Nga Gjon Keka
Sa krenar jam që i takojë gjakut tënd të shenjtë iliro-arbëror europian. Nga mesi i Arbërisë më 6 maj 1405 lindi kampioni heroik kundër Pushtuesit otoman dhe ideologjisë së tij, fitimtar në mbi dyzet beteja,i cili ende edhe sot këndohet në balada si dragoi i Arbërisë. Sipas Camille Paganel :“Gjergj Kastrioti i përket njerëzve të pavdekshme dhe nga më të mëdhenj të Plutarkut, por me besim në zemër dhe aureolë të krishterë rreth kokës së tij.“
Qeveria e re serbe, e ndërtuar me njerëz të krimit duhet të sanksionohet Lexoni edhe:
Kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti i i qëndroi besnik atdheut të tij dhe si mbrojtës i paepur i civilizimit të përbashkët europian u bë besnik edhe i atdheut të përbashkët të familjes europiane. I vetmi që parashikoi saktë rreziqet e mëdha që i kanoseshin Europës nga tirani i egër sulltan Mehmeti II, dhe në fakt vetëm Gjergj Kastrioti do të mund ta shkatërronte perandorinë e sulltanit nëse do t'i vinin në ndihmë princat dhe mbretërit e Europës, por edhe i vetmi që realisht iu kundërvu seriozisht për ta frenuar këtë rrezik të madhë për civilizimin e përbashkët të Europës. Ai e mbushi gjithë Europën me famën e bëmave të tij heroike dhe sigurisht mund të quhet hero i Arbërisë dhe Europës
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".