Testi demokratik!
Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Vite më parë kur unë kërkoja ndryshime pozitive në vend, kur unë mendjen e kisha tek ngjizja e një alternative të re politike, shkrimet e mia gjenin mbështetje jashtëzakonisht të madhe tek të gjitha shtresat e popullsisë, filluar nga rrethi i ngushtë shoqëror e deri tek miqësia virtuale.
Endërra e ndryshimit vazhdon…
Mirëpo, jo të gjithë mendjen e kishin pasur tek ngjizja e një alternative të re. Kur erdhen në pushtet, një nga një e disa në grupe më të mëdha ju vardisen Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa unë mbeta pothuajse i vetmuar në rolin e opozitarit kundër partisë së “re” në pushtet.
Edhe përkundër zhgënjimit në miqt virtual, të cilët deri dje e i llogarisja mbështetës në procesin e ndryshimeve rrënjësore në vend, unë e vazhdova punën dhe angazhimin tim të përditshëm në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve të vendit tim, ngase ndryshimin asnjëherë nuk e kam parë dhe as që e shohë tek një subjekt me mendësi të vjetër politike.
Pavarësisht situatës aktuale jo shpreslënëse për ndryshim, herët apo vonë ndryshimi do të vie si rezultat i zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së vetëdijes qytetare.
Kopshti i vogël me therra shumë
Muajve të fundit një grup i miqve virtual m’u drejtuan me kërkesa të njëpasnjëshme për t’iu bashkangjitur në rrugëtimin e tyre politik, të cilët thirren në filozofinë politike rugoviane.
Nuk më bën përshtypje premtimet e tyre dhe as dëshira e tyre për të më pasur afër siq ma thonin shpesh, sa më bëri përshtypja kurreshtja ime për t’i parë nga afër dhe për t’i testuar fjalët e mëdha të tyre!
I nisur nga maksima e vjetër popullore “Aty ku ka dredhza shumë merre shporten e vogël”. Vendosa të hyjë në “kopshtin” e tyre të vogël, por nuk e mora me vete shportën, për shkak se isha i bindur se aty nuk ka dredhza fare!
Atë e vërejtja që në takimin e parë, por, megjithatë vendosa të shkojë tutje me testimin e lidershipit të subjektit politik dhe të vetes time përballë mbështetësve të mi të shumë të Kosovë dhe mërgatën tonë.
Cili ishte rezultati i testit demokratik
Disa ditë para se ta bëjë publik largimin nga subjekti politik, ua bëra gati edhe një test të thjesht demokratik. Për këtë test demokratik i njoftova disa persona kyq të cilët kishin ndikuar në aderimin tim, njëri prej të cilëve m’u përgjigj shkurt, “kjo nuk kalon”!
Unë ja ktheva, pavarësisht faktit se a kalon apo jo, kjo nuk ma ndryshon vendimin që tashmë e kam marrë.
Meqë e kisha vendosuar të largohem, e kisha vendosur ta pres 45 ditëshin, si shenjë simbolike e 45 minutave të një ndeshje futbollistike për të dalur nga loja e tyre hileqare!
Për 45 ditë apo për 45 minuta të lojës së pabarabartë i mësova dhe i vërtetova shumë gjëra, por në radhë të parë u binda se “këta nuk do të më japin rastin që unë të shënojë gola, por vetëm t’i asistoj ata në shënimin e golave”!
Përkthyer në gjuhën politike, qëllimi parësorë i tyre kishte qenë neutralizimi im në shkrime, respektivisht që të mos i mbajë në thumb të kritikës dështakët në subjektin e vogël politik dhe në tjetrën që t’i mbështes dhe ngriti lartë në piedestal përmes shkrimeve të mia, gjë të cilën, me përkushtim e bëra për 45 ditë, për t’i lëshuar tëposhtë në stilin e rënjes së lirë!
Pas testimit 45 ditorë rezultati demokratik i testit për subjektin e vogël doli të jetë tepër negativ, ndërsa testi personal i tejkalojë të gjitha parashikimet e mia, pasi arrita t’i tubojë rreth vetes me qindra bashkathdetarë të pjesës veriore të Italisë të cilët u rreshtuan pas meje për themelimin e degës së subjektit politik, për mosthemelimin e të cilit ju kam kërkuar ndjesë të gjithëve publikisht dhe secilit në veçanti!
Nuk kam shkuar dhe as nuk jam larguar pas 45 ditëve nga subjekti politik për çështje (ambicie) personale, por, për çështje konceptuale dhe parimore. Njehem jashtëzakonisht mirë që unë për këto 45 ditë punova me nder dhe përkushtim, pa hak dhe pa hile, por ishin dy bashkëkryetarët e subjektit politik që nuk më ndjekën në hapa dhe as në mbështetje morale qoftë edhe për një çast të vetëm!
Kjo le të mbetët në ndërgjegjën e tyre të vrarë!
Andaj nuk ndjehem aspak i penduar pse jam larguar. Nuk ndjehem i penduar as pse nuk ua themelova degën e partisë në Itali, për të cilën, më shumë gjeta mbështetje personale sesa partiake. Ndjehem i lumtur dhe krenarë që gjithçka ka përfunduar siq është më së miri brenda “45 minutave” apo 45 ditëve të shkurta dhe netëve të gjata!
(Kosova Sot Online)