Stop propagandës së ultë kundër Kosovës të stilit enverist që po lansohet nga disa medie të regjimit në Shqipëri

Stop propagandës së ultë kundër Kosovës të stilit enverist që po lansohet nga disa medie të regjimit në Shqipëri
Stop propagandës së ultë kundër Kosovës të stilit enverist që po lansohet nga disa medie të regjimit në Shqipëri

Agim Bajrami

  • 06 May 2024 - 19:48

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

 

Aleanca e vende perëndimore, janë të përqendruara në përgatitjet e tyre më të mëdha për të keqen e mundshme ,dhe gjithnjë duke u përpjekur të ruajnë paqen brenda veti, në rajon, dhe më gjerë në bashkëveprim me aleanca të krijuara, për të ardhmen e përbashkët Kurse,politikat e medieve në Shqipëri, lansojnë lajme të sajuara e dashakeqe, se diku tjetër, e sidomos në Kosovë, do të ndodhë e "keqja" edhe pse aty është KFOR-i,EUKEX-si ,por edhe një strukturë e mirë e organizuar e përgatitur e sigurisë, dhe e motivuar për mbrojtjen e paqes ,sigurisë, dhe funksionimin e shtetit ligjor të Kosovës,edhe kur mediet e Shqipërisë, me analistët e vetë të propagandës enveriste, e duan të "keqen e imagjinar" për Kosovën.

 

 

Është e trishtë, kur shikon mediet në Shqipëri ku të gjitha me komandë uniformuese të stilit enverist, duke zhurmuar nga spikeret , dhe e gjithë ngjarjet e lajmeve i paraqesin para publikut " me trillime me lajme negative ,sajime e gjysmë të vërteta për Kosovën. Mediet në Shqipëri,të sofistikuara përmes propagandës qëllim keqe, sajojnë frikë, se në Kosovë do të ketë luftë , dhe ngjarje të errëta që e presin Kosovën dhe popullin në Kosovë, ndërsa Shqipëria do të mbetet e shkëputur nga sajesat mediatike shqiptare . E vërteta qëndron , se në këto zhvillime globale ,asnjë vend dhe asnjë popull nuk ndihet i sigurt ,kur edhe 'elita vendimmarrëse ndërkombëtare' jep mesazhin, se ka gjasa të shtrihen luftëra dhe kriza të tjera për gjatë zhvillimeve globale, dhe secili vend dhe popull ndihet në këto zhvillime dhe paqartësi të pasigurta për të ardhmen e tyre. Por sipas propagandës të medieve të Shqipërisë të stilit të enverist ,Kosova qenka më e rrezikuara nga rrjedha e zhvillimeve tjera ndërkombëtare. Madje, kjo propagandë enverist të medieve në Shqipëri, vendin e tyre e paraqesin të sigurt dhe si më i sigurti në rajon dhe më gjerë, kur dihet fakti që atje fatkeqësisht, për çdo ditë ka masakër të vrasjeve në familje, rrugë, e gjetiu ,dhe dhuna, nga lakmia për para dhe pasuri nuk zgjidhen mjete të përdorimit për arritjen e qëllimit. Siç thuhet në premisën romake" qëllimi e arsyeton mjetin" në raport e interesit të përgjithshëm ,por në Shqipëri"Shqipëri"qëllimi e arsyeton mjetin për qëllime kriminale".Dhe vrazhdësia e qytetarëve të Shqipërisë ka kapluar, në mendjen,formimin dhe zemrën e tyre, të cilat manifestohen me veprime kriminale kudo, por imediat heshtin ,dhe të cilat vetëm të keqen e kërkojnë për të u'a përcjell publikut të vetë. Dhe këtë të keqe mundohen të bartin duke sajuar frikë për publikun e Kosovës ndaj qytetarëve të saj " se një e keqe do tu ndodhë". Dhe po të pyetën pse, natyrisht përgjigjja do vije, nga "imagjinata e sëmurë"e gabuar e medieve shqiptare, se Kosova do të sulmohej dhe rrezikohet nga Rusia dhe Serbia??? Dhe kur njeriu fillon ti ballafaqon faktet ndjekura të lajmeve nga imediat kroate, gjermane ,angleze , lidhur me gjendjen e luftës në rajon dhe Kosovë, të cilat situatën e paraqesin krejtësisht ndryshe,me informim profesional ,objektiv, në raport me zhvillimet globale, ndërsa situatën lidhur me Kosovën këto media të demokracisë së mirëfilltë,realitetin kosovar e paraqesin të ndërlidhur me zhvillimet rajonale dhe më gjerë, dhe qëndrimin e Kosovës si më besnike dhe e sigurt në kapaciteteve të aleancës perëndimore, ndërsa kosovarët si një popull stabil ,dashamirës të paqes, dhe gatshëm në çdo situatë në partneritet rajonal e ndërkombëtar, të kontribuojnë për sigurinë e paqes dhe ardhmërisë së përgjithshme në rajon dhe tërësinë e Evropës. Ndërsa, kur i shef imediat në Shqipëri, situatën në Kosovë, e paraqesin për mes analistëve të tyre si"alarmante" ,që kosovarëve do tu ndodhë një kataklizmë , dhe kur pyetet ndonjë nga ta, në Shqipëri, përgjigjen e gjen,"këtu është NATO,dhe në Kroaci ," sipas medieve të Shqipërisë nuk është NATO,apo në Gjermani ,dhe në Kosovë KFOR-i. Aleanca e vende perëndimore, janë të përqendruara në përgatitjet e tyre më të mëdha për të keqen e mundshme ,dhe gjithnjë duke u përpjekur të ruajnë paqen brenda veti, në rajon, dhe më gjerë në bashkëveprim me aleanca të krijuara, për të ardhmen e përbashkët . Kurse,politikat e medieve në Shqipëri, lansojnë lajme të sajuara e dashakeqe, se diku tjetër, e sidomos në Kosovë, do të ndodhë e "keqja" edhe pse aty është KFOR-i,EUKEX-si ,por edhe një strukturë e mirë e organizuar e përgatitur e sigurisë, dhe e motivuar për mbrojtjen e paqes ,sigurisë, dhe funksionimin e shtetit ligjor të Kosovës,edhe kur mediet e Shqipërisë, me analistët e vetë të propagandës enveriste, e duan të "keqen e imagjinar" për Kosovën. Edhe po që se shikon mediet dhe analistët në Serbi ,mbajnë qëndrim korrekt e profesional,përveç politikave mediatike të atyre që ndjekin politikën zyrtare të qeverisë serbe . Shumë prej tyre bëjnë përpjekje që të krijohet mendësia paqedashëse në publikun e gjerë edhe në raport me Kosovën. Dhe pse ,Shqipëria ndjek politikën e ndjelljes së të keqes tek kosovarët ,për të mbuluar të keqen brenda veti ,apo për ti shërbyer politikës zyrtare të Vuçiqit, apo që të dyja së bashku,por më së miri e dinë vetë politikë bërësit në Shqipëri ,dhe publiku i tyre. Por është e sigurt, se shumë qytetarë të Shqipërisë me mendje të shëndosh nuk pajtohen me këtë qasje mediatike shqiptare të fushatës kundër dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".