Greqia ka filluar të distancohet nga Serbia, hap pas hapi drejt njohjes së pavarësisë së shtetit të Kosovës

Greqia ka filluar të distancohet nga Serbia, hap pas hapi drejt njohjes së pavarësisë së shtetit të Kosovës
Greqia ka filluar të distancohet nga Serbia, hap pas hapi drejt njohjes së pavarësisë së shtetit të Kosovës

Blerim Burjani

  • 06 May 2024 - 19:49

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Zyrtarja greke Dora Bakojanis udhëhiqet nga interesi dhe sinqeriteti për të bërë diçka të dobishme edhe ne bashkëpunimin ndërkombëtar. Me këtë veprim, lirisht mund të thuhet se Greqia edhe një hap më afër, për ta bërë njohjen e Kosovës, dhe shpresat janë që kjo do të ndodhe në një kohë të afërme.

 

Kabinet i Qeverise re serbe tash po kuptohet se bazohet në politikën e Aleksandër Vuçiqi pa asnjë ndryshim. Ky do te jetë një kabinet luftënxitës, në kundërshtim me perëndimin. Ky kabinet mundë të jetë shumëfish më i dëmshëm se si i mëhershmi, për shkak të përfshirjes në kabinet të njerëzve të cilët janë në listën e zezë të SHBA-ve. Pra qeveria e re serbe nuk pritet të reflektoj në shtensionim të gjendjes në rajon , në Kosove dhe Republika Srpska, por ka tendencë që Vuçiq ta nxiti Dodikun për ta shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe të mos merret me Kosovën , pra ta zhvendos vëmendjen në Bosnje Hercegovine, e ndoshta edhe në Mal të Zi, kryesorja për rehati nuk është rendi të ndodhë diçka. Pra nuk do të ketë qetësi. Sido qoftë, përafrimi i madhe i politikes greke me atë të Kosovës tash e një kohë vazhdon të jetë shumë pozitiv. Kurti ka pasur shumë vizita në Greqi dhe kjo ka ndikuar shumë që këto raporte janë avancuar në atë shkallë më të lartë që do të jetë edhe kusht për të fituar edhe politika e jashtme greke. Dora Bakojanis edhe më herët kishte kontribuar në anëtarësim të Kosovës në FMN. Zyrtarja greke Dora Bakojanis udhëhiqet nga interesi dhe sinqeriteti për të bërë diçka të dobishme edhe ne bashkëpunimin ndërkombëtar. Me këtë veprim, lirisht mund të thuhet se Greqia edhe një hap më afër, për ta bërë njohjen e Kosovës, dhe shpresat janë që kjo do të ndodhe në një kohë të afërme. Politika e Kurtit drejt Greqisë mike po bënë përpjekje pa ndal për të na e njohur shtetin më të ri në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".