Lexoni edhe:
Edhe kjo Qeveria e re e Serbisë antishqiptare, e nënshtruar me turp nën kthetrat e egra të Rusisë
Nga Skënder Sadri Kapiti
Korrupsioni në Shqipëri është bërë edukatë,kulturë dhe trashëgimi jo vetëm politike por edhe masive.Korrupsioni dhe hajdutëria sundojnë sot kudo në qeverisje: në cdo ministri, në cdo drejtori, në kadastër, në arsim, universitete e akademi; korrupsion në shëndetsi, në bujqësi, në drejtësi, në administratë, nëpër bashki, nëpër tendera e privatizime;korrupsion në banka; korrupsion në dogana dhe me lejet e licencat;korrupsion e hajni në investime, në privatizime, në infrastrukturën urbane, rrugore, ndricim, ujesjellës e kanalizime; dhe vjedhje e korrupsion deri edhe në plehra e mbeturina;korrupsion në politikë e diplomaci; korrupsion nëpër parti, nëpër shoqata, në banka e në borxhe, në PPP-të e famshme dhe pra kudo në Shqipëri korrupsion e hajni.
Korrupsioni është armiku më i madh edhe i patriotizmit, sepse njerëzve u venitet patriotizmi kur ata vidhen, kur u grabiten pronat e pasuritë. Populli kur paguan për të mbajtur shtetin dhe nuk paguan që paratë e taksat e shqiptarëve të vidhen nga pushtetarët e shtetarët. Patriotizmi venitet kur vidhen burimet dhe pasuritë kombëtare dhe të qytetarëve, kur komunitarët vuajnë padrejtësie dhe nuk kanë siguri as për jetën. Patriotizmi humbet kur populli punon dhe shfrytëzohet prej taksave që shkojnë për pasurimin dhe për interesat korruptive të oligarkomafisë politiko-biznesore të qeverisë dhe të hajdutëve të shtetit.
Hajdutëria dhe korrupsioni janë bërë gjithpërfshirës dhe fenomene masive dhe si të tilla ato përbëjnë kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë shtetërore jo vetëm të shteteve, por përbëjnë edhe kërcënim për sigurinë botërore madje.
Shëmbull vertetimi për këtë është realiteti i korrupsionit kapilar në Shqipëri, gjë e cia prej vitesh e vendos Shqipërinë në vëndet e para kampion si e korruptuar jo vetëm në Europë por edhe në Botë.
Kur veprimtaria qeverisëse keqqeveris dhe kapet nga korrupsioni mbytës dhe kur zhytet tërë qeveria në korrupsion, atëhere kemi të bëjmë me një qeveri që funksionon si organizatë kriminale, gjë të cilën e etiketojnë një qeverisje të tillë kriminale ekspertët më të njohur ndërkombëtar,atëhere pra kur korrupsioni qeverisës uzurpon shtetin, shoqërinë, ligjin dhe drejtësinë.
Vetëm në vëndet diktatoriale dhe të regjimeve kriminale antihumane, dhe aty ku ka luftë civile si në Siri dhe disa shtete afrikane apo në Gaza si pasojë e genocidit izraelit mbi palestinezët aty nuk ka as zhvillim, as demokraci, as mirëqënie, as siguri politike e ekonomike, as liri e drejtësi.
Por kur kjo gjëndje e rëndë e cila imponon eksodin e shqiptarëve është realitet edhe në vëndet demokratike si Shqipëria, dhe kjo do të thotë se në Shqipëri demokracia , shteti dhe shoqëria keqfunksionojnë pasi së pari dhe kryesisht sepse qeveria funksionon si organizatë kriminale dhe e tradhtisë kombëtare.
Shndërrimit të qeverisë në organizatë kriminale i paraprin trashëgimnia korruptivë e qeverive paraardhëse, kapja politike e sistemit të drejtësisë, pra formimi i aleances simbiotike antipublike korruptive dhe kriminale e të gjithë politikës me drejtësinë, fakt ky që Shqipëria është në një realitet të tillë korrupsioni prej më shumë se 30 viteve.
Qeveria e korruptuar e cila funksionon si një organizatë kriminale ajo instalon së pari një sistem drejtësie politike dhe të korruptuar sepse ky sistem mbron dhe avokaton qeverisjen dhe politiken e kriminalizuar.
Shqipëria është terreni apo habitati që mbjell, rrit dhe ushqen më së miri oktapodin kriminal të korrupsionit, është vëndi që gjeneron e rigjeneron tentakulat korruptive të korrupsionit duke kapur e mbërthyer cdo aspekt të jetës politike, shoqërore, juridike, ekonomike, finaciare, mediatike dhe publike.Shqipëria është një habitat ku lulëzon korrupsioni dhe kultivimi e trafikimi i drogës duke i dhënë Shqipërisë fizionominë e një klepto(hajnie) e narkoshteti.
Organizata, apo klani, sekti, apo grupi i interesit qeveritar kur funksionojnë si organizata kriminale ato shndërrohen në një strukturë mirëfunksionale të një regjimi kriminal korrupsioni sa që është shumë e vështirë për t’u luftuar, pasi ajo ka fuqinë e madhe politike, juridike e mediatike si dhe sidomos fuqinë ekonomike e financiare që vjen nga korrupsioni masiv dhe kapilar i ngritur prej organzatës kriminale të pushtetit.
Kur shteti dhe shoqëria bien në batakun e korrupsionit, demokracia e ka pothuajse të pamundur fitoren kundër korrupsionit, ashtu sikurse që deri më sot përballë korrupsionit ka dështuar faktikisht sistemi, shteti, drejtësia dhe demokracia në Shqipëri pasi sundojnë e qeverisin hajdutëria dhe hajdutët e shtetit.
Është fakt se sot mjerisht qytetari shqiptar sikur është pajtuar me korrupsionin dhe se korrupsioni po duket si fenomen normal dhe si ligj për të marrë shërbimin dhe për të kryer punë në institucionet shtetërore.
Shtetit, shtetarit, qeveritarit e administratorit apo agjentit shtetëror dhe juridik as nuk ia ndjen dhe as nuk do t’ia dijë për ligjin, drejtësinë, për hallet , mjerimin dhe për drejtësinë e të pafatëve dhe të atyre që kanë nevojë për punë e për mbijetesë dhe as ndaj atyre që nuk kanë shpresë e mundësi për më mirë.
Nëse qytetari, publiku dhe shoqëria e pranojnë dhe dorëzohen karshi korrupsionit dhe mafiooligarko-pushtetit atëhere publiku është bashkëortakë me korrupsionin dhe pranon që me taksat që qytetari paguan ai e pranon se është dakord që e ushqen korrupsionin dhe qeverinë e pushtetin e korruptuar.
Nëse publiku dorëzohet dhe nuk reziston kundër korrupsionit, kundër krimit të korrupsionit shtetëror atëhere qytetari shqiptar e pranon dhe justifikohet me “të drejtën” për t’u larguar nga Shqipëria,pra është dakord që si zgjidhje ta pranojë e të zgjedhë eksodin.
Gjatë këtyre 10 viteve të fundit 2013-2023 që kur Shqipëria qeveriset nga Edi Rama dhe socialistët, nga Shqipëria janë larguar mbi 600 mijë shqiptarë dhe kërkojnë që të largohen dhe rreth 50% e të tjerëve që jetojnë në Shqipëri.
Edhe ë dhënat e fundit të Eurostat, tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18-vjeç,gjë e cila e vendos Shqipërinë pas Sirisë me normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18-vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.Ndërsa Siria është e përfshirë në një luftë të ashpër civile, që ka detyruar një emigrim masiv nga vendi, shqiptarët largohen nga Shqipëria me një eksod agresiv të detyruar prej politikës dhe prej keqqeverisjes së korrupsionit, krimit dhe të papërgjegjshmrisë kombëtare e cila gjeneron papunësi, varfëri dhe pasiguri për punën, pronën dhe për jetën.
Kjo vjen si pasojë e asaj se kucedra kriminale administrative-shtetërore vjedh e grabit nëpër tendera e nëpër investime miliarda euro të parasë publike, abuzojnë kudo në shkelje të rëndë me ligjin, abuzojnë me taksat, me evazionin fiscal, me doganat, me energjinë, me lejet e ndërtimit, me paratë e rrugëve duke grabitur jo vetëm prona e pasuri kombëtare e publike por edhe prona private të qytetarëve shqiptarë. Ky realitet ka shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm edhe psikologjikisht me pasoja të rënda të zor-riparueshme duke i detyruar shqiptarët që largohen dhe të mos kthehen më në atdhe, pasi prej këtij dëmi janë dëmtuar edhe dinjiteti e personaliteti, liritë e të drejtat e individit dhe ka humur shpresa e besimi.
Ndërsa Shqipëria shpopullohet nga largimi i shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës bën marrëveshje me Italinë për të pranuar refugjatë afrikanë.
Qeveria e cila nuk i shërben dhe nuk punon për të mirën publike dhe nuk përdor burimet, pasuritë kombëtare dhe paranë publike për të mirën kombëtare dhe të përbashkët, atëhere ajo qeveri funksionon si organizatë kriminale, antipublike e antikombëtare. Dhe një qeverisje e tillë pashmagshmërisht shihet e konsiderohet edhe si armike e Republikës dhe e demokracisë, dhe madje ajo lë gjurmë, edukim dhe trashëgimi të keqe infeksioni të korrupsionit masiv me dëme e pasoja afatgjate kundër edhe së ardhmes dhe ndryshimit e përmirësimit.
Një qeveri e tillë si kjo aktuale në Shqipëri me këtë kryeministër sidomos, është fatkeqësi jo vetëm për shtetin shqiptar të Shqipërisë,por është fatkeqësi e madhe gjithëkombëtare e sidomos për Kosovën, ku kjo qeveri ka dalë dhe ka punuar madje edhe hapur dhe në dëm të shtetit shqiptar të Kosovës: në dëm të integrimit të saj, në dëm të sovranitetit shtetëror të saj dhe të tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".