Serbia do të dështon turpshëm në përpjekjen për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Serbia do të dështon turpshëm në përpjekjen për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia do të dështon turpshëm në përpjekjen për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Dardan Grapci

  • 09 May 2024 - 07:36

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Nga dita në ditë, pozicionimi i madh i shteteve më me ndikim, për ta mbështetur Kosovën në fazën finale të anëtarësimit, po na sigurojnë se përpjekja e diplomacisë serbe për ta shantazhuar dhe pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në KiE ka përfunduar me rezultat të dështuar.

Tani mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë akoma përpjekje maksimale, që shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pa varur, kuptohet përveç Serbisë, ti kontaktojnë dhe bisedojnë dhe ti pyesin drejtpërdrejtë se ku është problemi dhe pse po e dëgjojnë palën serbe kur e dinë të gjithë që Serbia është një “gjarpër helmues” e cila mund të kapet në kurth dhe të vetë shkatërrohet.



Prandaj shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën , dhe me njohjen e Kosovës jo vetëm që do i bëjnë nderë Kosovës por edhe qytetarëve te tyre, sepse qytetarët e tyre do të jenë të lirë dhe miqësisht të pritur kurdo që ata vendosin të vijnë si vizitor dhe si turist në Kosovë pa atë problemin me viza. Sa i përket deklaratës së eurodeputetit finlandez lidhur me të ardhmen e Serbisë në BE, dhe Asociacionin që e kërkon nga Kosova për ta pasur të garantuar votimin pro anëtarësimit në KiE, unë mendoj që ai duhet së pari ti bëj presion Serbisë që të ja paguaj Kosovës borxhin për dëmet që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë si dhe njëkohësisht të kërkojnë falje zyrtare e publike si shtet, Vetëm atëherë, për mendimin tim, Qeveria e Kosovës edhe mund ta krijoj Asociacionin e komunave me shumicë Serbe. Ndryshe do të ishte mirë që palën Kosovare ta lënë rehat sa i përket kësaj teme. Gjithashtu mos të jetë ky Asociacion pengesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, sepse nëse ndodhë që në ndonjë mënyrë Kosova të pengohet dhe ti bëhet presion, përsëri po e përsëriti që le ta harrojnë Kosovën që do të bëhet anëtare e KiE-s me këto kërcënime dhe presione.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".