Politika përkëdhelëse e perëndimit e ka rritur karakterin neo imperialist të Serbisë
Muhamet Kelmendi
Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Perëndimi "besoj" dhe tash po e "vazhdon" qëndrimin e njëjtë, duke e përkëdhelur shtetin serb, në mënyrë që mos të hapet fronti i ri i luftës në Ballkanin Perëndimor. Në fakt, që nga gjykimi i kriminelit të luftës Millosheviq në Den Hagë, si dhe të gjenocidueseve Mladiq e Karaxhiq, u mbështë prëndimi në teorinë e "bashkëpunimit" me klikat e ndryshme në Beograd.
Në këtë anë,doli klika e Vuçiqit, gjoja si klikë e re, por në fakt e njëjtë me atë të Millosheviçit.
Kësaj klike iu bënë lëshime të mëdha.
Agresioni rus në Ukrainë bëri që edhe më shumë të përkëdhelet klika neo ultra shoveniste serbe e Vuçiqit. Kjo, për faktin se Rusia dhe Serbia kërcënuan me agresion serb në Kosovë dhe më gjërë.
BE dhe SHBA i dhanë në politikën e tyre ballkanike përparësi shtetit serb kundruall Kosovës dhe republikave tjera në rajon.
Nga Brukseli e Vashingtoni shkuan financa të mëdha në Serbi.
Toleruan armatosjen e këtij shteti dhe edhe vetë i dhanë armë.
Serbia bleu dhe morri armë në Rusi, në Kinë e në Iran.
U forcua dukshëm shteti serb.
Mbi këtë bazë e ndërtoj politikën e botës serbe.
Me këtë po pretendojnë të themelojnë Jugosllavinë e tretë.
Në kuadër të këtij shteti sundues serb hynë Kosova si territor që juridikisht nga Beogradi konsiderohet " serb", Bosnja e Hercegovina, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut. Pretendimet e klikës serbomadhe janë që të zgjerohen edhe në Shqipëri, duke dalur në Durrës.
Kjo politikë veç ka arritur që Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë të deklarohet pro bashkimit me Serbinë . Edhe në Mal të Zi, kur partitë serbe në përkrahjen e një shqipfolësi e morrën pushtetin, dolën në anën e Serbisë. Po punojnë që tash në Maqedoni të futet ëe qeveri VMRO dhe edhe aty të sundon ideologjia sllavomadhe serbe.
Megjithatë, pikësynimi kryesor mbetet Kosova.
Këtu dhe ndaj Kosovës nga pavarësia iu bë nga BE dhe SHBA një padrejtësi e madhe.
E lejuan shtetin serb të luaj me politikën eBUE-së dhe qartë të paraqet pretendime ndaj Republikës së Kosovës.
Fillimisht iu futën Kosovës thonjëzat dhe e "detyruan" Kosovën të nënshkruaj dhe pranoj marrëveshje shumë të dëmshme dhe pro serbe. Kështu u nënshkrua Marrëveshja e vitit 2013, u nënshkrua nga z.Thaçi, ndërsa ajo vitit 2015 u pranua nga z.Mustafa.
Këto dy marrëveshje e pëcaktuan ndërtimin e një shteti serb në Kosovë me Asociacion.
Falë, Gjykatës Kushtetuese, këto dy marrëveshje u panë të dëmshme dhe antikushtetuese në 25 nene.
Vazhdoj puna përsëri me ledhatine.
Serbisë iu dha liri e plotë.
U caktuan nga BE dhe nga SHBA subjekte fizike proserbe në ndërmjetësim midis Kosovës dhe Serbisë.
Filluan lëshimet e mëdha ndaj shtetit serb.
Ka katër vite që vetëm vendënumërohet në raportet Kosovë-Serbi.
U caktua z.Borel dhe z.Lajqak në ndërmjetësim. Ata u treguan të anshëm. Ndërsa, nga SHBA u emërua z.Eskobar.
Këta e ndërtuan tërë politikën në përkëdhelje dhe në anim nga shteti serb.
Iu bënë lëshime të mëdha dhe asnjëherë nuk u vu Serbia nën masa ndëshkuese.
Shteti serb dërgoj kriminel në Kosovë dhe vrau policin shqiptar. Sulmoj me demonstrues ushtarët e KFOR-it dhe plagosi me dhjetëra. Gjatë tërë kohës u atakuan gazetaret dhe policët e Kosovës.
U bënë dëme të mëdha materiale.
Afër kufirit me Kosovë vendosen baza të mëdha ushtarake e policore.
Nga Beogradi vjen betimi për luftë. Atakohet çdo gjë shqiptare. Bëhen premtime nga Vuçiq e të tjerë se po presin rastin për ta ripushtuar Kosovën. Paraqiten pretendime territoriale edhe ndaj BH-së, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Krimoneli Vucic tha:
" Unë po takohem me Dodikun e vënë nën sanksione nga SHBA. Pimë ndonjë gotë raki. Dodiku pinë raki e unë verë".
Fytyra ultrashoveniste dhe pikësynimet territoriale të Baogradit dhe heshtja e perëndimit është parë shumëfishtë:
1. Sulmi në Banjskë me mbi 60 terrorist serb.
2. Qëndrimet mbi gjenocidin në Srebrenicë.
3. Përpjekja e Kosovës për anëtarësim në KiE dhe kundërshtimet e Beogradit.
4. Futja në Qeveti të Serbisë të shpiuneve rus.
5. Bojkitimi i zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.
6. Militarizimi i ushtrisë me armë nga Rusia, nga Kina dhe me dronë nga Irani,
7. Pikësynimi për ripushtimin e Kosovës dhe
8. Deklaratat me pompozitet e krerëve ultranacionalistë serbë në Brograd kundër shteteve që janë për pranimin e Kosovës në KiE dhe të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë të BH-së..
Të gjitha këto veprime të rrezikshme nuk po shihen nga BE. Ka raste as edhe nga SHBA. Disa shtete, si Franca, Gjermania e Italia paraqitën edhe dyshime që Kosova mos të pranohet në KiE pa e dërguar statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
Bënë presion edhe mbi Kryeministrin e Kosovës.
Edhe z.Makron i Francës dhe z Scholz i Gjermanisë e kërkuan formimin e Asociacionit si kusht që Kosova të pranohet në KiE.
Ndërsa, z Borel, edhe pse spiunët ruse u futën në Qeverinë e shtetit serbë dhe SHBA dolën kundër saj, tha
"Po pres me padurim që të bashkëpunoj me Qeverinë e re në Beograd".
Përkëdheljet e tilla e kanë forcuar apetitin okupuese serbë.
Tash dihet se Serbia pretendon ta pushtoj Republikën Serbe në BH, Kosovën, Malln e Zi e Maqedoninë e Vetiut. Apetitet serbe shkojnë edhe ndaj Shqipërisë për të dalur në Durrës.
Këto apetite jane thelluar me fitoret në front të Rusisë kundër Ukrainës.
Apetiti i tillë thelloj pikësynimin e Jugosllavisë së tretë.
Këtë ide e përkrahi edhe Presidenti XI i Kinës. Këtë e donë edhe Rusia.
Nomenklatura e re e sigurisë në botë, e paraqitur nga Putin në Moskë, në Ballkan del me formimin e Jugosllavisë së tretë, që është "bota serbe".
Këtë e kanë në nostalgji shumë vende evropiane, afrikane, aziatike dhe amerikano - latine.
Tëra këto vende qëndrojnë prapa "botës serbe", me emrin Jugosllavi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".