Politikanët shqiptar po e turpӫrojnë historinë dhe të ardhmen e gjeneratave!...
Ismail Muçiqi
Shkruan gazetari: Ismail Muçiqi
Zgjedhjet nӫ Maqedonin e Veriut treguan katrahurӫn e skenës politike Shqiptare e cila u mund dhe u pӫrdhos nga partia Nacionaliste Maqedone VMRO-DPMNE e cila ӫshtӫ pjellӫ e interesave Ruse - Serbe nӫ Ballkan. Folklorizmi i liderëve politikӫ Shqiptar nӫ Maqedoni te Veriut dhe aspiratat pӫr karrierӫ tӫ gjatӫ politike janӫ turpi mӫ i madh qӫ u ndodhӫn Shqiptarӫve nӫ Maqedoni. Si mund ti besohet kalkulantit politikӫ Mendu Thaqit i cili plot qe tri dekada e manipulon politikӫn e Shqiptarӫve nӫ kӫtӫ Republikӫ, duke rrahӫ gjoks si shpӫtimitarӫ i Shqiptarӫve jo vetӫm brenda Maqedonisӫ te Veriut. Ky matrapaz dhe demagogӫ nӫ politikӫn e Maqedonisӫ i cili deri dje e quante Ali Ahmetin tradhtar tӫ Shqiptarӫve, tani ju bashkua partisӫ sӫ tij me qӫllim tӫ pӫrfitimit tӫ ndonjӫ posti pasi qӫ partia e tij ӫshtӫ tretur dhe ӫshtӫ braktisur nga elektorati. Nuk mund tӫ jesh patriot i devotshëm atdhetarӫ apo liderӫ e nӫ anӫn tjetӫr biznesmen i cili me decenie e ka pasur nӫ dorӫ monopolin e tregut tӫ cigareve jo vetӫm nӫ Maqedoni. E ky ӫshtӫ Mendu Thaqi njeriu mӫ i pasur financiarisht qӫ “derdh lotӫ krokodili” pӫr fatin e Shqiptarëve.
Historia ӫshtӫ mӫsuesi mӫ i mirӫ i popullit: Kane thene mendimtaret e medhenje.
Shqiptarӫt nӫ momentet mӫ tӫ rëndësishme tӫ periudhave – ngjarjeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike qӫ ndodhӫn nӫ Ballkan – nӫ Evropӫ e nӫ Botӫ nuk arritӫn asnjӫherӫ tӫ bashkohen dhe tӫ koordinohen pӫr interesat e popullit dhe shtetit. Lufta pӫr pushtet dhe pӫr bajraktarizӫm tӫ liderӫve politikӫ, e partiak po vazhdon edhe sot nӫ shekullin e 21. Gabim pas gabimi kundër interesave tӫ Shqiptarӫve. Kӫshtu Driton Abazoviqi i Malit tӫ Zi: njӫ (pingvin) i interesave tӫ grupeve qetnike fashiste Serbe i shkeli parimet e politikӫs racionale tӫ Millo Gjukanoviqit dhe partisë sӫ tij e cila e pranoj Pavarӫsinӫ e Kosovӫs nӫ momentet mӫ tӫ duhura. Ky far Abazoviqi i cili u bӫ Kryeministӫr i Republikӫs tӫ Malit tӫ zi me pӫrkrahjen e politikӫs tӫ Qeverisӫ Serbe nӫ Beograd pӫrmes protestave dhe demostratave tӫ ekstremistӫve Serb nӫ Mal tӫ Zi, shkoj edhe mӫ lartӫ duke e rikthyer dhe zyrtarizuar Kishӫn Ortodokse Serbe nӫ Republikӫn e Malit tӫ Zi. Kjo ӫshtӫ politika e mjerӫ e Shqiptarӫve. Kjo politikӫ e pӫrqarjes ӫshtӫ zgjeruar edhe nӫ Preshevӫ, Medvegjӫ dhe Bujanofc ku politika Serbe ka arritӫ ti futӫ pykat pӫr ti pӫrqarӫ edhe me shume Shqiptarӫt.
Mjerimi mӫ i madh qӫ po na ndodh gjithandej ӫshtӫ figura politike e cila e ka emrin dhe mbiemrin: Edi Rama nӫ Shqipӫri.
Mjerisht ky liderӫ i cili e ka sjellӫ Shqipӫrinӫ para njӫ lufte qytetare, duke e kriminalizuar sistemin shtetӫrorӫ permes narkomafisӫ, ӫshtӫ pӫrqarӫsi mӫ i madh i politikӫs Shqiptare nӫ Ballkan. Nuk ka dyshim se Edi Rama u rreshtua nӫ krahӫ tӫ Vuqiqit dhe politikӫs Serbe karshi Kosovӫs nӫ tӫ gjitha proceset qӫ ndodhӫn viteve te fundit nӫ Ballkan. Pӫr shkak tӫ egos sӫ tij ai pӫrmes kanaleve tӫ ndryshme diplomatike (konspirative) pӫrmes diplomatëve – qendrave tӫ vendosjes nӫ vend qӫ ta pӫrkrahӫ Kosovӫn ai lӫboj kundӫr Qeverisӫ sӫ Kosovӫs përkatësisht kundӫr Kryeministrit Albin Kurti. Nuk ka dilemӫ se Edi Rama edhe sot ӫshtӫ i kyqur nӫ prapaskenat pӫr kompromise nӫ favor tӫ Serbisӫ duke e dӫmtuar Kosovӫn. Kӫtӫ valle tӫ dhimbshme po e ndjekin edhe disa liderӫ politikӫ, deputetӫ e “pseudoanalistӫ” tӫ cilӫt po vrapojnӫ nӫpӫr dyer tӫ Ambasadave dhe kancelarive tӫ ndryshme Evropiane e mӫ gjerӫ duke i akuzuar institucionet legjitime tӫ shtetit pӫr interesat e tyre karrieriste, e kӫshtu duke e denigruar njӫri tjetrin nӫ dӫmӫ tӫ Shtetit tӫ Kosovӫs. Nӫ fund prapӫ na del nga memorja mendimi dhe thӫnja e Faik Konicӫs se: “Armiku mӫ i madh i Shqiptarӫve janӫ vetӫ Shqiptarӫt” (liderӫt e mjerӫ politikӫ Shqiptarӫ).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".