Serbia me Vuçiqin edhe një hap më larg Evropës, në aleancë strategjike kundër perëndimit me Rusinë dhe Kinën

Serbia me Vuçiqin edhe një hap më larg Evropës, në aleancë strategjike kundër perëndimit me Rusinë dhe Kinën
Serbia me Vuçiqin edhe një hap më larg Evropës, në aleancë strategjike kundër perëndimit me Rusinë dhe Kinën

Skender Mulliqi

  • 10 May 2024 - 20:43

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

 

Sigurisht se presidenti serb, Vuçiqi vizitën e presidentit kinez, e sheh edhe si mundësi që përmes Kinës, të paralizon në OKB, Rezolutën për Srebernicën si gjenocidiale, ku si të tillë ishte klasifikuar nga TPI-ja në Hagë. Amerika duhet të bëjë lëvizjen e duhur, të parandalon në kohë afatgjate rrezikun e lidhjes të Rusisë dhe të Kinës më Evropën Perëndimore, siç po pretendon Putin të futë ndikimin më luftë, kurse Kina më shumë me ekonomi dhe regëti.

 

 

Vizita e autokratit të Kinës, Xi, ku pos tjetër të shkoje veç tek udhëheqësit autokratë të Serbisë-Vuçiq dhe Hungarisë-Orban, të cilët ia hapën tapetin e kuq. Kjo vizitë e të parit të Kinës gjatë turneut të tij në Evropë, ka shpërfaqur agjendën miqësore më Kinën dhe Rusinë. Këto sigurisht së janë aleanca anti Perëndimore, për të futur Kina ndikimin politikë dhe veçmas atë ekonomik në Ballkanin ende të paqëndrueshëm nga hegjemonia serbomadhe. Serbia po tregon secilën ditë e më shumë së është në orbitën politike dhe ekonomike të Kinës dhe të Rusisë. Udhëheqin kinez Xi Jinping Amerika e konsideron diktator dhe një vizitë e tillë , sigurisht së është shqetësues për paqen në rajon kur dihet për qëndrimin e Kinës pro Putinit dhe Vuçiqit. Trio e shteteve famëkeqe Rusi-Serbi-Kinë, zgjuan shqetësime të mëdha edhe pas konfliktit në Ukrainë. Duket e gabuar tashmë politika e Amerikës dhe BE-së, në tentimin që fitonte favorin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për ta distancuar nga Rusia. Jo vetëm regjimi në Serbi, por edhe shumica e serbëve ndihen të afërt më vëllazëritë rusë, dhe Moskën e shohin si mbrojtës të fuqishëm. Është pritur me të drejtë së ky qëndrim përafrie ndaj Vuçiqit do të ndryshojë, pas aktit terroristë në Banjskë, ku gishtat në këtë ngjarje tragjike i ka Vuçiqi më Radojçiqin. U shmangën masat ndëshkuese ndaj Serbisë, e as nuk u hoqën masat e padrejta ekonomike ndaj Kosovës. U preferua si zakonisht nga BE-ja vetëm thirrja për paqe. Vizita e Presidentit të Kinës përkon me 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze në Beograd gjatë sulmit të NATO-s kundër Serbisë gjenocidiale, ku u vranë tre shtetas kinezë në ambasadën e Kinës në Beograd. Kjo vizitë e niveli të më lartë është treguesi së Hungaria dhe Serbia janë shtetet partnere politike dhe ekonomike tregtare të Kinës, të cilat shprehin secila në mënyrën e vet një lloj mosmarrëveshje me përpjekjet e Amerikës për të dominuar Evropën u shpreh presidenti i Kinës, Xi. Sigurisht se presidenti serb, Vuçiqi vizitën e presidentit kinez, e sheh edhe si mundësi që përmes Kinës, të paralizon në OKB, Rezolutën për Srebernicën si gjenocidiale, ku si të tillë ishte klasifikuar nga TPI-ja në Hagë. Amerika duhet të bëjë lëvizjen e duhur, të parandalon në kohë afatgjate rrezikun e lidhjes të Rusisë dhe të Kinës më Evropën Perëndimore, siç po pretendon Putin të futë ndikimin më luftë, kurse Kina më shumë me ekonomi dhe regëti. Ne fund edhe diçka. Vuçiqi po dëshiron të krijon iluzion frikësimi së dikush e madh qëndron pas Serbisë ne qëllimet ekspansioniste ne rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".