Shqipëria nuk duhet të bashkëpunoj me Serbinë për organizimin e Kampionatit të Futbollit në Evropë për U21

Shqipëria nuk duhet të bashkëpunoj me Serbinë për organizimin e Kampionatit të Futbollit në Evropë për U21
Shqipëria nuk duhet të bashkëpunoj me Serbinë për organizimin e Kampionatit të Futbollit në Evropë për U21

Muhamet Kelmendi

  • 11 May 2024 - 16:11

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kandidimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, që së bashku me Serbinë, të jenë organizatore të Kampionatit Evropian për grupmoshat U 21, i tejkalon interesat nacionale dhe shndërrohet kryesisht në interesa të natyrës sportive, madje edhe financiare. Serbia nuk e ka lejuar Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë që ky shtet ta njeh Republikën e Kosovës. Ky subjekt juridiko politik serb i lidhur ngushtë dhe si vartës i Beogradit ka kundërshtuar njohjen e Kosovës si shtet dhe hapur e lufton Republikën e Kosovës. Është Serbia që vendosë edhe për Republikën Serbe.

Serbia e konsideron Kosovën në tokë serbe. Edhe Republika Serbe e Bosnjës e Hercegovinës e mbron atë ideologji. Për të dy këto shtete Kosova është tokë serbe. Në anën tjetër,është shteti shqiptar, Shqipëria në shumë fusha që bashkëpunon me Serbinë. Tash edhe Federata e Futbollit Shqiptar doli së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë në kandidim për organizimin e Kampionatit Evropian për grupmoshat U21. Ky vendim mundë të shikohet në dy drejtime: 1. Si vendim që Shqipëria për interesa të ngushta po e lenë anash çështjen kombëtare dhe po bashkëpunon me Serbinë për interesa të futbollit ose të financave. 2. Është vendim i drejtë në fushën e sportit, jashtë interesave nacionale a shtetërore. Thjeshtë: Çështje e sportit. Sidokudo, për kohën që po e kalojmë, atëherë kur shteti serb hapur po e sulmon Kosovën, duke u përgatitur për luftë me Kosovën, ky akt është i pa justifikueshëm dhe i dëmshëm. Është akt i shpejtuar dhe lënë një përshtypje të dëmshme në raportet e shtetit shqiptar me Kosovën dhe me popullin shqiptar. Tirana kërkohet mos të futet në lidhje të tilla sa kohë që Serbia sillet ashpër dhe kërcënon me luftë. Kosova dhe Serbia janë në raporte të rënda. Serbia nuk e ka lejuar Republikën Serbe ta njoh Kosovën shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës. Po kështu po vepron kudo në e botë, si në anëtarësimin e Kosovës në organizata, ashtu edhe pranë shteteve, për njohje të Republikës. Po e lufton Republikën e Kosovës. Asnjë bashkëpunim nuk është. Ndërsa, Shqipëria, mezi pret të bashkëpunoj me Serbinë, pavarësisht gjendjes aktuale e dëmeve të mëdha që i ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve në luftën e fundit dhe tash, duke kërcënuar me agresion. Madje po organizon edhe aksione terroriste kundër Kosovës. Kjo nuk është për kohën kompaktibile. Është e dëmshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".