![](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/29/200x200_moti-sot-600x3601714369208.jpg)
Lexoni edhe:
Njihuni me parashikimin e motit për sot
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Mikesha ime siç edhe më kishte thënë , burri i saj, e bëri “gjyqtare” përmes angazhimit të tij në partitë politike. Pasi e kuptova për mikeshën time se është bërë “gjyqtare”,i telefonova, dhe i urova detyrën e “gjyqtares”. Ajo e priti urimin me dashamirësi, dhe më propozoj të takohemi për drekë dhe të bisedojmë më gjerësisht. U takuam për drekë më mikeshën time tanimë të emëruar “gjyqtare” e dëshirës së burrit të saj dhe ajo jo vetëm se nuk ndihej e gëzuar për “postin e gjyqtares” ,por ishte e zhgënjyer , e cila më thoshte, " por çfarë gjyqtare unë, kur trashëgiminë në familje time nuk guxoj ta kërkoj , e lëre më të kem ndonjë ndikim vendimmarrës, etj, etj"!.
Njihuni me parashikimin e motit për sotLexoni edhe:
Një gjendje e konstatuar në një bisedë me mikeshën time gjyqtare. Me shoqen time gjyqtare kemi punuar bashkërisht nëpër disa institucione ndërkombëtare në Kosovë. Kam vlerësim të mirë si, kolege e punës, me karakter të mirë njerëzor të nivelit kosovar, por edhe si grua dhe nënë. Ajo para se të bëhej gjyqtare, më tregonte se do të kalonte të punonte për institucionet vendore, mbasi burri i saj mbante lidhje dhe angazhimet me partitë politike. Kur nganjëherë bisedonim për realitetin kosovar ,mikesha ime e kuptonte , se në shoqërinë shqiptare vetëm vlerat njerëzore mungojnë , dhe të tjerat, shthurjet dhe çështjet negative shoqërore e dominojnë shoqërinë kosovare(shqiptare) ,që nënkuptohej, se shoqëria kosovare ka arrit në fazën e shoqërisë jo funksionale,e ngulfatur nga mungesa e vlerave morale të njeriut,dijes,njohurish,me mungesë të funksionimit të mirëfilltë të institucioneve shoqërore e shtetërore,dhe të tjera nga më të ndryshmet. Mikesha ime siç edhe më kishte thënë , burri i saj, e bëri “gjyqtare” përmes angazhimit të tij në partitë politike.
Pasi e kuptova për mikeshën time se është bërë “gjyqtare”,i telefonova, dhe i urova detyrën e “gjyqtares”. Ajo e priti urimin me dashamirësi, dhe më propozoj të takohemi për drekë dhe të bisedojmë më gjerësisht. U takuam për drekë më mikeshën time tanimë të emëruar “gjyqtare” e dëshirës së burrit të saj dhe ajo jo vetëm se nuk ndihej e gëzuar për “postin e gjyqtares” ,por ishte e zhgënjyer , e cila më thoshte, " por çfarë gjyqtare unë, kur trashëgiminë në familje time nuk guxoj ta kërkoj , e lëre më të kem ndonjë ndikim vendimmarrës, etj, etj"!. Dhe tani kur po e lexoj librin "Pasionet e idioteve" , në një shoqëri ku dominojnë idiotet, postet publike shërbejnë për të kënaqur “egon e idiotëve” të cilët dominojnë në shoqëri, e jo për tu shërbyer shoqërisë përmes vlerave njerëzore.
Dhe nga leximi i librit po më kujtohet mikesha ime e zhgënjyer në postin e “gjyqtares” të dhuruar nga burri i saj, përmes lidhjeve dhe ndikimit partiak. Dhe si të kuptohej drejtësia kosovare,në krahasim me atë evropiane dhe amerikane. Dhe a do të mund të bëhej një krahasim i pa krahasueshëm. Apo krahasimi me PLEQNARËT(gjyqtarët fisnor) e rolit të gjyqësisë të fiseve shqiptare, si më dinjitoze,më objektive, se sa të gjyqtarëve kosovar aktual?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"