Interesi madhor i shtetit duhet të mbrohet stoikisht dhe besnikërisht, me dinjitet dhe guxim për veprim

Interesi madhor i shtetit duhet të mbrohet stoikisht dhe besnikërisht, me dinjitet dhe guxim për veprim
Interesi madhor i shtetit duhet të mbrohet stoikisht dhe besnikërisht, me dinjitet dhe guxim për veprim

Arsim Aziri

  • 12 May 2024 - 08:59

Shkruan:ANALISTI-Arsim Aziri

Kosova duhet të qëndroj stoike edhe atëherë kur anëtarësimi i saj nëpër organizata relevante ndërkombëtare, të cilit do nivel, kushtëzohet me entitete destruktive që në substancë rrezikojnë funksionalitetin e qëndrueshëm të shtetit, unitaritetin dhe stabilitetin afatgjatë.

 

Konsideroj se edhe vetë Bashkimi Evropian po funksionon mbi premisa të padrejta ndaj shtetit tonë, dhe kjo qasje nuk është e kohëve të fundit por e kahershme. Kosova, përkatësisht liderët drejtues përmes argumenteve praktike duhet ta demantojnë diskriminimin e vazhdueshëm evropian që po drejtohet ndaj Kosovës, duke e favorizuar në tërësi shtetin e Serbisë, ani pse ajo në qasje gjithnjë ka qenë kundër vlerave demokratike e perëndimore çfarë i paraqet kjo familje liberale nëse mund të thuhet ashtu. Konsideroj se ky organizim i tanishëm evropian sikur ka pësuar 'infarkt' sa i përket nivelit konsistues për kushtetutshmëri që po deklaron Kosova, duke prekur kështu vlerat më të larta progresive e demokratike, dhe duke qenë në dijeni për këtë fakt sikur janë humbur në “arsyet” e tyre pa bazë logjike.

 

Vet Evropa, disa shtete të saj, përfshi edhe eksponentë të shtetit të Amerikës janë deklaruar se zgjedhjet në katër komunat e veriut kanë bazë ligjore dhe si i tillë është qeverisja e në anën tjetër janë munduar të imponojnë qasje krejtësisht destruktive dhe duke qenë valide përherë kjo qasje, Kosova s'mund të tregohet gjë. Prandaj Kosova duhet të qëndroj stoike edhe atëherë kur anëtarësimi i saj nëpër organizata relevante ndërkombëtare, të cilit do nivel, kushtëzohet me entitete destruktive që në substancë rrezikojnë funksionalitetin e qëndrueshëm të shtetit, unitaritetin dhe stabilitetin afatgjatë.

 

Sponzorizuesit e këtyre elementeve kancerogjene duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se shteti ynë s’mund të krijojë e toleroj aso skemash që në një fazë të caktuar kohore prodhojnë parakushte për ndarje territoriale-administrative në emër të përfshirjes në familjen evropiane, por që në finale është ndarje fizike nga trungu i shtetit. Politikat ndërgjegjësimit për aktorë evropian duhet të jenë në nivelin e zbatimit primar! Kosova është shtet i pavarur dhe për çdo gjë vendos vet, normalisht duke u koordinuar me ndërkombëtarë dhe për bazë duke e pasur dimensionin kushtetues! Për çdo politikë kërkohet të zhvillohet një analizë të thellë, për tu siguruar se në fazat e ardhshme kohore, të zhvillimeve politike dhe strategjike, nuk është zgjidhje për të cilën do të pendohemi se kemi gabuar! Idetë rreth politikës ndryshojnë kur ndërrohet konteksti i tyre! Asnjë ngjarje s’mund të jetë valide jashtë kontekstit rrethanor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".