
Lexoni edhe:
Interesi madhor i shtetit duhet të mbrohet stoikisht dhe besnikërisht, me dinjitet dhe guxim për veprim
Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri
Duket se të mësuar me qeverisjet puthadorësh dhe të dëgjueshme deri në përulje, ndaj të huajve, në të kaluarën , kanë quar deri aty, sa kushtëzimet nga BE, ndaj Republikës së Kosovës, të vazhdojnë deri në pafundësi, apo rivendosjen e një qeverisje të ngjashme nga ana e BE-së, mbi vendin tonë, e cila, do t`ua bënte aminin, të gjitha vendimeve dhe propozimeve sado absurde, mjafton që ato të vijnë nga faktori i huaj, në dëm të vendit, për të kënaqur egot e Serbisë hegjemoniste dhe plotësuar teket e ndërmjetësuesve të paguar nga Serbia, që ata të shpërblehen edhe me çmime ndërkombëtare, për diplomacinë e "lartë" duke sakrifikuar të drejtën tonë ekzistenciale dhe përdorur si mall për tregti politike Kosovën, pa ditur as vet se deri ku mund të shkojë politika e kushtëzimit ndaj Kosovës nga ana e BE-së apo edhe të dërguarve special si Eskobar.
Për aq më tepër, Bashkimi Evropian akoma nuk e ka korrigjuar, as vendimin e gabuar të vendosjes së masave të padrejta shtrënguese ndaj Kosovës, duke mos pezulluar, akoma masat ndëshkuese, me arsyetimin banal të kinse "situatës në komunat e veriut", situatë e cila vitin e kaluar ishte krijuar dhe inskenuar duket në sinkron me ndërmjetësuesit e BE-së, grupet kriminale serbe dhe shërbimet sekrete të Serbisë e të Rusisë së Vladimir Putinit. Dhe jo vetëm Kaq, por sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, tani e kemi edhe dy kërcënime të radhës, po ashtu tërësisht të padrejta dhe fundamentalisht absurde, si kushtëzimi i paprecedent politik, me asociacionin serb, për anëtarësim të Kosovës në KiE, pavarësisht faktit që në raportin e hartuar lidhur me kushtet që i janë kërkuar Kosovës, nuk figuronte fare asociacioni si kriter për anëtarësim në KiE. Kurse tani e treta dhe aktualisht kushti më i ri, serish i paprecedent për Kosovën është kushtëzimi i përfitimit i fondeve për zhvillim. Edhe në këtë projekt thuhet se Kosova do të kualifikohet për fonde nga Plani i Rritjes, vetëm nëse përmbush kushtet, respektivisht kushtëzimin e vendosur, serish njëanshëm dhe padrejtësisht vetëm për Kosovën, nga BE. Pra, Komisioni Evropian (KE) ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tjera, do të kualifikohet për t’i pranuar pagesat nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, nëse i përmbush kushtet e kërkuara nga ajo. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero. “Kosova, sikur edhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, konsiderohet e kualifikuar për fondet nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet për pagesa”, tha Pisonero.
Në lidhje me planin 6 miliardë eurosh që u miratua zyrtarisht së fundmi për Ballkanin, Pisonero e ka përsëritur se, për Kosovën dhe Serbinë, parakusht për të përfituar pagesa nga kjo paketë është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Pra, as në këtë rast, nuk bëhet ndonjë diferencim mes Kosovës dhe Serbisë, palës që bashkëpunon për arritjen e marrëveshjes dhe zbatimin e tyre, për ta diferencuar dhe mbështetur, dhe palës që nuk I zbaton marrëveshjet e akorduara por I refuzon ato, siç është rasti me Serbinë, por trajtohen njësoj të dyja palët me qëllim të kushtëzimit dhe vazhdimit të ndëshkimit të pa drejtë. Pisonero ka përsëritur se janë disa kushte të rrepta që do të kërkohen nga vendet e rajonit për të siguruar pagesat nga kjo paketë. “Pagesat nga paketa e rritjes do t’iu nënshtrohen kushteve strikte, e në rastin e Kosovës dhe Serbisë, ka një parakusht të përgjithshëm si Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin e zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara në dialog dhe të angazhohen në negociata për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, nënvizoi ajo.
Kjo nënkupton edhe reformat në fushat kryesore edhe ato socio-ekonomike. Siç dihet me 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërsa më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes, mirëpo në kohën kur u kërkua fillimi zbatimit të tyre praktik, dhe nënshkrimi si garanci për zbatim, pala serbe është tërhequr duke refuzuar zbatimin e secilës prej tyre që nënkupton edhe njohjen e pavarësisë shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"