Lexoni edhe:
Kështjella apo Kulla e Gjergj Kastriotit në Drenicë,aty konsultohej me fiset e kësaj ane për planet e luftës kundër pushtuesit otoman
Edi Rama në Athinë! Në takim me qytetarët shqiptarë në Greqi, z. Rama dha një pasqyrë shumë të mirë të kombit shqiptar dhe të shtetit. Ishte pasqyrim i mirë i qëndrimeve të shtetit shqiptar në Greqi. Në formë spektakulare tregoj rrugën e shtetit shqiptar dhe pozitën e Tiranës ndaj Athinës. Duke e përdorur poezinë e Naim Frashërit i paraqiti edhe dy çështje të mëdha. Në njërën anë, foli për prona dhe, në anën tjetër, për shqiptarët në Greqi, duke treguar se shqiptarët janë të barabartë me grekët në Greqi. Kërkoj me këmbëngulje respekt midis dy popujve.
Porositë ishin në fusha të ndryshme: 1. Tregoje se si Shqipëria gjatë historisë rezistoj dhe mbijetoj ndaj shumë agresorëve. 2. Dha mësim mbi demokracinë e re shqiptare. 3. Tregoj se shqiptarët në Greqi nuk mund të përdoren si mjet i presionit të Qeverisë së Greqisë ndaj Shqipërisë. 4. Dha mësime se si ndërtohen raportet ndërshtetërore mbi baza të barabarta dhe reciproke, përkatësisht evropiane. 5. Tregoj se ku mberrine Shqipëria deri në vitin 2030, 6. U bëri thirrje të kthehen shqiptarët në atdhe dhe aty të ndërtojnë të ardhmen e vetë, 7. Tregoj se si ua ndërruan emrat shqiptarëve në Greqi për punë dhe lejeqendrimi dhe 8. Përsëri e vuri në diskutim Ligjin e Luftës. Natyrisht se z.Rama dha edhe porosi tjera. Por, ajo që më ka mbetur në mendje, është pjesëmarrja masovike, porositë demokratike evropiane dhe simbolet kombëtare shqiptare kudo në Athinë. Ky takim i Edi Ramës me bashkeatdhetaret është takimi i nivelit te tillë i parë. Ky takim u kritikua nga mediat greke. Prapa nuk ishin as përfaqësuesit shtetërorë. Kishte edhe kërcënime me jetë për Edi Ramën. Por, z Rama shkoj në takim, dha mendimet e veta dhe u përkul para bashkatdhetarëve tanë në Greqi. Ky ishte një spektakël i madh shqiptar. Respekt z.Rama.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".